GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Gjykimi që kërkon një gjithollog si ministër Financash

10:52 - 04/09/23
në Opinion
Kohë leximi: 5 min
A A
A do të ndikojë legalizmi i kanabisit në rritjen e Prodhimit të Brendëshëm Bruto?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Irena Beqiraj

Gjykatësi i çështjes së sterilizimit është shprehur në vetë të parë se  ka kërkuar që hetimi të shtrihet edhe veprimet e ish Ministrit të Financave të  e asaj kohe Shkëlqim Canit. Arsyet pse është kerkuar kjo , sic informojnë portalet  por edhe nga pyetjet që më bëjnë shpesh miqtë e mi gazetarë të cilët duket se janë në djeni të plotë të arsyetimit të gjykatësit, janë  suprizuese. Por sërisht kam një shpresë që “gabohen” gazetarët e portalet, edhe në këtë dreq vend shpresa duhet patjetër të vdesë e fundit.

Përshembull: është ngritur pretendimi se ,  studimi i fizibilitetit së bashku me (projeksionet) e pasqyrave financiare nuk kanë qënë të firmosura dhe si të tilla duheshin konsideruar formalisht jo në rregulla, dhe të pavlefshme nga Ministri i Financave. Sipas arsyetimit të gjykatësit kjo pavlefshëri rrjedh nga fakti që studimi i fisibilitetit është konsideruar i barazvlefshëm ligjërisht me  dokumentin  financar.

Studimi i fisibilitetit në asnjë literaturë as ligjore , as financiare e as kontabël nuk klasifikohet si dokument financiar.

Sipas nenit 4 pika 26 i ligjit 10296 për “Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin” që është marrë në referim  parashikohet që :

“Dokument financiar” është çdo informacion origjinal, plotësues, si dhe të dhënat kontabël të regjistruara në çdo lloj forme, të krijuara, të marra apo të mbajtura nga njësitë publike”.

Dhe këtu është fjala për faturat e shitjeve dhe blerjeve, fletë hyrje, fletë dalje , gjendje invetari apo asetesh, mandat arkëtime apo pagese, lëvizjet e bankës, urdhër pagesat  të cilat në tërësinë e tyre përshkruajnë një transaksion ekonomik. Po ashtu dokument financiar konsiderohet edhe gjithë elementët e raportimit financiar ( pasqyrat financiare ) të cilët që janë produkt i procesit  të kontabilizimit të dokumentave fiananciarë .

Po sipas të njëjtit nen përcaktohet që “dokumenti financiar duhet të përshkruajë me vërtetësi veprimin ose ngjarjen, ndryshe transaksionin që ka për objekt,  të përmbajë të dhëna për shkakun e veprimit, datën dhe vendin e kryerjes, objektin, treguesit sasiorë e ato të vlerës, personat që kanë urdhëruar dhe ekzekutuar veprimin, e të tjera të dhëna të nevojshme që i japin dokumentit forcën e një prove ligjore ose administrative”.

Ndërsa studimi i fisiblitetit nuk ka për objekt një transaksion ngjarje apo veprim ekonomik ,  por është : një analizë dhe vlerësim i një projekti për të përcaktuar nëse ai (1) është teknikisht i realizueshmëm, (2) është financiarisht i  realizueshëm duke parashikuar një kosto apo vlerë (3)  është ligjërisht i realizueshëm, (4) edhe është i qëndrueshëm nga ana mjedisore. Si i tillë asesi nuk mund të klasifikohet si dokument financiar, edhe nuk mund  të trajtohet si i tillë.

Deri tani nuk kam hasur në asnjë parshikim ligjor që përcakton se Ministri i Financave ka të drejtën edhe aq më shumë detyrimin  të vendosë  në dyshim vlefshëmërinë apo vërtetësinë e dokumenteve, apo studimeve të prodhuara nga ministritë e linjës të cilat  përcillen  tek ai të bashkengjitura nje shkrese percjellese me datë, numër protokolli, vulë , edhe  e firmosur nga drejtuesi i autoritetit kontraktor.

Një tjetër konkluzion interesant i arritur qenkërka që “treguesit financiar të cdo projekti koncensionar janë kompetencë funksionale e ministrisë së financave si garantuesja e sistemit buxhetor”  Në bazë të kësaj logjike  arsyetohet që  Ministri i financave “mund  të administronte informacion zyrtar lidhur me parashikimet për prokurimet publike për mallrat dhe shërbimet objekt koncensioni,  për vitet në vijim si dhe  mund të merte informacion zyrtar lidhur me prokurimet e realizuara nga ministria e Shendetësisë dhe spitalet, pasi ky informacion do të ndihmonte Ministrin e Financave për të konkuduar mbi fondin limit edhe mbi faktin nëse kjo procedurë ishte më e favorshme ekonomikisht  se prokurimi publik” .

Kur e dëgjova këtë e përfytyrova Ministrin e Fnancave para një tabele më tre kolona duke shënuar cmimet ,sasitë edhe vlerat e hekurit, cimentos naftës, betonit zhavorit gozhdeve për të ripërcaktuar edhe rikonfirmuar kostot e rrugëve. Pasi të ishte  bërë ekspert i kostove të rrugëve në një tabelë tjetër të fillonte të analizonte cmimet sasitë edhe vlerat e shiringave, detergjenteve, gëshërëve e mjeteve spitalore, disifektuesve edhe carcafëve të spitaleve. Pasi të ishte specializuar në analizën e kostos së sterilizimit, check up, dializës dhe labratorëve, të fillonte nga analizat e kostove turbinave, makinerive dhe paisjeve të hidrocetraleve,  termocetrale dhe djegsave. Thjesht imagjinova një version të CHAT GPT!

J0! Ministria e Financave e aq më pak Ministri i Financave nuk mundet , nuk duhet, dhe nuk ka detyrim të ribëj në mënyrë të pavarur kostimin e cdo shërbimi që jepet me PPP në shtetin Shqiptar , përvec rasteve kur Ministria e Financave është autoritet kontraktor . Nëse kjo do të ndodhte do të ishte një tejkalim i kompetencave dhe shkelje e ndarjes së të fushave të përgjegjësisë për cdo ministri. Kostimi i një shërbimi të ofruar me koncension ose jo, është detyrë edhe përgjegjësi e autoritetit kontraktor. Ministri i financave nuk ka për detyrë  dhe aq më shumë nuk është parashikuar të këtë brenda Ministrisë së Financave të gjitha kapacitetet  profesionale që të konfirmojë si të vlefshme ose jo analizat e bëra edhe të pranuara nga Ministrat e Linjës. Thënë këtë llogaritja e treguesve  financiar të cdo projekti janë kompetencë funksionale  e ministrisë që e ndërmerr atë.

Garantimin edhe  respektimin e sistemit buxhetor nga të gjithë njësitë pubike, Ministri edhe Ministria e Financave nuk e siguron duke ribërë detyrat e tyre e as duke “hetuar” si ato i kanë bërë detyrat e tyre , por duke hartuar ligjet, rregullat, udhëzimet, dhe duke u siguruar që cdo njësi publike ka brenda saj të gjitha mekanizmat e kontrollit edhe manaxhimit financiar. Zbatimi i kuadrit rregullator  edhe funksionimi mekanizmave të kontrollit garantohet me anë të kontrollit të brendëshëm të njësisë dhe KLSH.

Ndërkohë tek ligji i partenritetit publik privat, apo akteve nënligjore të zbatimit të tij , por edhe Ligji organik i Buxhetit qe kanë qenë në fuqi deri në 12 janar 2015 kur është miratuar kjo procedurë koncensioni  , thuhet e zeza mbi të bardhë që vetëm projektet që kanë nevojë për mbështetje financiare, kërkojnë një miratim paraprak nga Ministria e Financave, miratim i cili lidhet vetëm me përballueshmërinë, qëndrueshmërinë dhe fizibilitetin fiskal,  pra  si ndikon ai  tek shpenzimet buxhetore, deficiti buxhetor, qëndrueshmëria e borxhit publik  dhe detyrimet kontingjente. Sepse nuk ishte  kompetencë  e ministrisë së financave  që të  përcaktonte  treguesit financiar të një projekti koncensionar por vetëm ta vlerësonte  atë  nga pikëpamja e implikimeve fiskale  eventuale,  ligj vënësi kishte përjashtuar nga miratimi i paraprak i Ministrisë së Financave të projekteve koncensionare pa implikime në buxhetin qëndror ose buxhetet lokale.

Dhe së fundi po sipas VKM 575 ministri i financave e miraton ose jo projektin duke u mbeshtetur vetëm në një këndvështim strikt buxhetor : “nëse shuma e parashikuar dhe mënyra e pagesës së mbështetjes financiare janë të përballueshme dhe të qëndrueshme”.

Do isha e lumtur nëse këto rreshta do të qartësonin në opinionin publik pozicionin e Ministrit Cani të cilin e vlerësoj shumë, për profesionalitetin  integritetin, edhe prudencën në ushtimin e detyrës  por sot më shumë sesa Canin dëshiroj që zëri im modest publik të mbështesë sado pak atë armatë profesionistësh të Ministrise së Financave cilët  po vuajnë  keq arsyetimin apo keq përdorimin e fakteve. Këtyre njerëzve  pikërisht sepse nuk ishin CHAT GPT (ose gjithollogë) u detyrohem një pjesë të mirë të njohurive që ndaj sot në publik.

Etiketa: beqirajminister financashsterilizim

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Berisha i përgjigjet ftesës së Bardhit: Do marrim pjesë në takim

Berisha i përgjigjet ftesës së Bardhit: Do marrim pjesë në takim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com