GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyqi ndaj Bardh Spahisë në GJKKO, dëshmon Mark Molla: Më shkarkoi me postë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqi ndaj Bardh Spahisë në GJKKO, dëshmon Mark Molla: Më shkarkoi me postë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-kryebashkiakut të Shkodrës, Bardh Spahia, i akuzuar për pengim të ekzekutimit të vendimit të gjykatës. Dëshmitari i parë në këtë çështje ishte Mark Molla, ish-administrator i Ujësjellës Kanalizime Shkodër, i cili ka bërë kallëzimin penal ndaj Spahisë. Molla deklaroi se në maj 2022 ka marrë një urdhër largimi me postë nga detyra e administratorit të ujësjellësit në Shkodër, i cili sipas tij nuk është njohur nga gjykata.

“Në 2022 kam qenë administrator i Ujësjellësit Shkodër. Si administrator kam bërë detyrën mirë. Nga ministrat Gjiknuri dhe Balluku ujësjellësi Shkodër është vlerësuar si nga më të mirët. Unë bëra një kallëzim penal, pasi ish-kryetarja, për shkak të performancës, me dha një mandat 3-vjeçar. Unë nuk jam parë sot e kësaj dite nga ish-kryetari i bashkisë. Jam njohur si njeri pa vlerë vetëm nga shkresat zyrtare. Unë nuk jam lënë të hyj në institucion. Unë kam pritur vendimet e gjykatës. Nuk është shkelur vetëm një, por tre vendime. Nëse bëhet një mbledhje asambleje për largimin e administratorit, administratori merr pjesë. Unë nuk jam thirrur asnjëherë. Në maj 2022 jam njohur me një urdhër largimi, që ka ardhur me poste. Unë i jam drejtuar gjykatës. Gjykata nuk e ka njohur si vendim. Spahia ka bërë një tjetër urdhër largimi. Edhe atë e godita në gjykatë, e cila po ashtu nuk e njohu vendimin e kryebashkiakut”, u shpreh ai.

Pas një urdhri tjetër largimi të nxjerrë nga Spahia, Molla ka kundërshtuar sërish vendimin në gjykatë, ku edhe ky urdhër është rrëzuar. Ai thotë se ndërsa ishte larguar për punë në Postribë, zyra e tij në Ujësjellës u rrethua nga policia dhe policia bashkiake dhe zyra e tij u thye.

“Për vendimet e gjykatës, e kam fjalën për sigurimin e padisë. Ndërkohë pas vendimit të tretë të largimit erdhi një person nga Bashkia dhe më kërkoi të liroj zyrën. I thashë, që ta liroj, vetëm nëse më thotë gjykata. Unë atë ditë shkova në Postribë, për çështje pune. Ndërkohë në godinën e Ujësjellësit u rrethua nga policia dhe policia bashkiake. Nga 320 punonjës, Spahia nxori një urdhër që lejonte të futeshin në institucion vetëm 62 vetë. Unë nuk kam bërë asnjë dorëzim. Zyra është thyer në formë absurde nga një komision. Në datë 9 është bërë thyerja, ndërsa komisioni që bëri thyerjen është miratuar në datë 10”.

Mark Molla sqaroi se për dy nga urdhrat e largimit ishte lajmëruar me postë, ndërsa të tretin e ka marrë nga drejtuesja e Asamblesë.

SPAK kërkon që Bardh Spahia të gjykohet për pengimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe veprime që kanë cenuar funksionimin e administratës publike në Shkodër.

Etiketa: GJKKOmollaSpahia

Lajme të lidhura

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?
Breaking Views

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet
Breaking Views

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26
Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar
Breaking Views

Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar

19:41 - 25/10/26
Para
“Nuk janë as 55 deputetë në sallë”/ PD kërkon ndërprerjen e seancës, Spiropali: S’ka nevojë për kuorum

“Nuk janë as 55 deputetë në sallë”/ PD kërkon ndërprerjen e seancës, Spiropali: S’ka nevojë për kuorum

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com