GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyqtari Shkëlzen Liçaj nën hetim disiplinor, ILD kërkon uljen e përkohshme të pagës

12:32 - 01/10/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqtari Shkëlzen Liçaj nën hetim disiplinor, ILD kërkon uljen e përkohshme të pagës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar këtë të mërkurë marrjen e masës disiplinore “ulje e përkohshme e pagës deri në 40% për një periudhë deri në një vit” ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj, i cili ushtron funksionin pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksioni i Përgjithshëm Sarandë.

Hetimi disiplinor ndaj gjyqtarit Liçaj është bazuar në 13 ankesa për vonesa të theksuara në zbardhjen e vendimeve gjyqësore. Raporti i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, që bashkon dy procedura të mëparshme, tregon se në disa raste vendimet janë zbardhur me vonesa deri në 4 vite, duke tejkaluar çdo afat të përcaktuar nga ligji.

“Këto vonesa nuk janë raste të izoluara, por përfaqësojnë një sjellje të përsëritur gjatë tre viteve të fundit, në kundërshtim me standardet ligjore dhe profesionale”, thuhet në raportin zyrtar të ILD-së.

Gjyqtari ka paraqitur si argument mbingarkesën në punë dhe problemet strukturore në sistemin gjyqësor, por ILD vlerëson se ai nuk ka përmbushur në mënyrë të qëndrueshme detyrimet e tij ligjore dhe funksionale, duke ndikuar negativisht në besimin e publikut tek drejtësia.

Raporti evidenton se shkeljet kanë sjellë pasoja serioze për palët në proces, përfshirë vonesa në ushtrimin e të drejtës për ankim, si dhe pengesa në ekzekutimin e vendimeve për shkak të moszbardhjes së tyre në kohë.

Edhe pse gjyqtari ka bashkëpunuar gjatë hetimit disiplinor, ILD vlerëson se veprimet dhe mosveprimet e tij përbëjnë “shkelje të rëndë disiplinore”, të përcaktuara në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Për këtë arsye, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i ka propozuar Këshillit të Lartë Gjyqësor vendosjen e masës disiplinore “ulje e përkohshme e pagës deri në 40%, për një periudhë jo më të gjatë se një vit”.

Etiketa: ILDShkëlzen Liçaj

Lajme të lidhura

Ja si dështoi grabitja e 8 mln eurove, Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Ja si dështoi grabitja e 8 mln eurove, Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit, mes tyre 3 shqiptarë

17:58 - 23/03/26
Skandal/ Të miturit në Tiranë porosisin “Vape” me delivery te Wolt. Mjekët: Krijon varësi!
Aktualitet

Skandal/ Të miturit në Tiranë porosisin “Vape” me delivery te Wolt. Mjekët: Krijon varësi!

17:26 - 23/03/26
Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK
Aktualitet

Hetimet për Ballukun/ GJKKO i hap dritën jeshile SPAK-ut për të kontrolluar celularët dhe kompjuterat e sekuestruar

14:30 - 23/03/26
Para
Shifrat/ Rriten ndjeshëm shpenzimet e familjeve në Shqipëri

Shifrat/ Rriten ndjeshëm shpenzimet e familjeve në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kryengritje paqësore”, Berisha zbut tonet: Nuk do marrim pushtetin me forcë
Breaking Views

“Kryengritje paqësore”, Berisha zbut tonet: Nuk do marrim pushtetin me forcë

19:35 - 23/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se opozita është e vendosur për kryengritje paqësore sepse ajo i çon në...

Lexo më shumë
Tragjedi ajrore në Kolumbi/ Rrëzohet avioni ushtarak i transportit, 90 persona të vdekur, plagosen 20 të tjerë

Tragjedi ajrore në Kolumbi/ Rrëzohet avioni ushtarak i transportit, 90 persona të vdekur, plagosen 20 të tjerë

19:29 - 23/03/26
“Numërojani në fytyrë”, Berisha denoncon Peleshin: Shkoi në Gjermani pa demokratë

“Numërojani në fytyrë”, Berisha denoncon Peleshin: Shkoi në Gjermani pa demokratë

19:20 - 23/03/26
Berisha shpërthen: Revolta do rrëzojë diktaturën e drogës, Parlamenti i vdekur

Berisha shpërthen: Revolta do rrëzojë diktaturën e drogës, Parlamenti i vdekur

19:11 - 23/03/26
Ftesa në rrjete, por sheshi bosh: dështon protesta për naftën para Kryeministrisë

Ftesa në rrjete, por sheshi bosh: dështon protesta për naftën para Kryeministrisë

19:01 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com