GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shoferët me të paktën 3 shkelje, ritestim për lejen e drejtimit

21:19 - 17/11/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shoferët me të paktën 3 shkelje, ritestim për lejen e drejtimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shoferët me të paktën 3 shkelje dhe pikë të hequra nga patenta, do të ritestohen. Në një intervistë për mediat kreu i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja thotë se kjo risi do të rrisë parametrat e sigurisë pa kosto. Po ashtu, nga viti i ardhshëm, njohuritë për kodin rrugor dhe sinjalistikën do të futen në kurrikulat e shkollave.

“Ata që nuk kanë masa të niveleve që janë shkelje të rënda dhe të përsëritura dhe që janë të niveleve me humbje pikësh ata të jenë krejt të qetë do të vazhdojnë rinovimin me procedurën e deri tanishme. Mbi 3 shkelje të përsëritura të rënda, të rënda quhen ato shkelje që janë me nivel heqje pikësh, për të dhënë një shembull, semafori, manovra shpejtësie, alkooli, përdorimi i celularit që cenojnë rëndë sigurinë e tyre, pasagjerëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.  Kur këto janë të përsëritura, do të kemi një sistem që do të gjenerojë në mënyrë automatike një pyetësor i cili do të jetë në tavolinën e sportelisti i cili do të marrë praktikën e aplikimit për rinovimin dhe që do t’i drejtohet personit duke i thënë meqenëse ju jeni në listën e alertit të një risku për shkak të përsëritjeve të shkeljeve të rënda në qarkullimin rrugor, ju lutemi të na përgjigjeni këtyre 20 pyetjeve”- tha me tej.

Ai gjithashtu tha se shoferët do të marrin një seancë edukative dhe një manual të cilat do të jenë papagesë. Sipas tij, tashmë gjithçka është gati dhe nga 2022 rregullat e qarkullimit do të jenë pjesë e kurrikulave edhe në shkolla.

“Do marrin një seancë edukative, do marrin një manual! Do jenë të gjitha papagesë. Në 2022 ne do jemi në nivelin që do të jetë gabim për çdo institucion që nuk do të përfshirjë edukatën e qarkullimit rrugor në kurrikulën standarde”- tha Gonxhe.

Nga Janar 2020 deri në korrik 2021 janë 12633 drejtues mjetesh të penalizuar për shkelje të rënda dhe 439 prej tyre e kanë humbur të drejtën e përdorimit të lejes së drejtimit, pasi kanë humbur pikët.

Etiketa: Blendi GonxhjaKryesore1leje drejtimiritestimshkeljetshoferet

Lajme të lidhura

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali
Aktualitet

“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali

12:15 - 31/01/26
Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm
Aktualitet

Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm

11:20 - 31/01/26
Para
5 zakone që na bëjnë të ndihemi më të lodhur në punë

5 zakone që na bëjnë të ndihemi më të lodhur në punë

Discussion about this post

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com