GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Grabiti 990 mijë euro në Rinas, dënohet me 25 vite burg Aleks Pepa

16:58 - 25/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabiti 990 mijë euro në Rinas, dënohet me 25 vite burg Aleks Pepa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

GJKKO ka dënuar me 25 vite burg Aleks Pepën, për grabitjen e 990 mijë eurove në aeroportin e Rinasit. Dënimi i tij është dhënë në mungesë, pasi ai vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar.
Pepa akuzohet për grup kriminal dhe vjedhje me dhunë.

Në muajin shkurt të 2017-ës, policia dhe prokuroria bënë një kontroll të imtësishëm në banesën e prindërve të Aleks Pepa, ku gjetën 50 mijë euro brenda në frigorifer.
Kush është Aleks Pepa?
Ai ka punuar si emigrant në Greqi, por në vitin 2015 u kthye në Shqipëri dhe akuzohet si personi kryesor në grabitjen e Rinasit. Sipas policisë ai ka pasur edhe dy bashkëpunëtorë gjatë grabitjes, e ku raportohet se pas ngjarjes është larguar drejt Rumanisë, por ende nuk ka një vendndodhje të saktë të tij.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në 30 qershor 2016, ku disa persona të armatosur çanë rrethimin e aeroportit e vunë në zbatim planin e tyre për të grabitur 900 mijë euro. Automjeti që u fut brenda, ishte një “Benz Mercedes” i kuq, ku pasagjerët ishin të armatosur. Ka qenë dhe një bashkëpunëtor të tretë, i cili i priste jashtë pistës së aeroportit, me një tjetër makinë të vjedhur. Ky person, ka pasur rolin e ndihmësit, për largimin e të tyre dhe humbjes së gjurmëve. Sipas prokurorisë, grabitësit kanë përdorur katër automjete të vjedhura.
Makinat e vjedhura janë marrë në Pogradec, dy në Elbasan dhe një furgon në Durrës. Të tre autorët i kanë ndërruar makinat herë pas herë me qëllim humbjen e gjurmëve dhe shmangies së kontrolleve të policisë. Ata kanë arritur t’ia dalin më së miri, pasi kur janë mbushur më shumë se 5 vjet nga ngjarja, asnjëri prej autorëve nuk është arrestuar nga policia. Në lidhje me dinamikën e ngjarjes, dyshohet se Pepa së bashku me njërin pre anëtarëve të tjerë të grupit, këputën me darë çelësat e portës së rrethimit të aeroportit, ku më pas hynë me automjetin e kuq. Pasi hynë brenda rrethimit, ata shkuan tek automjetet e kompanisë së sigurisë e cila do të bënte transportin e parave.
Pepa dhe bashkëpunëtorët e tij sulmuan më pas me armë efektivët e sigurisë të cilët bënin ruajtjen e parave, e më pas të maskuar e me rroba të zeza shpërthyen derën dhe morën 990 mijë eurot.

Aleks Pepa u rikthye sërish në skenë, ku së bashku me Admir Muratajn vodhën 6 mln euro nga një avion në Rinas. Gjatë kësaj ngjarje, Murataj mbeti i vrarë si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Etiketa: 990 mije euroGjykatagrabitjaRina

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Rriten infektimet në Greqi, 54 humbje jete në 24 orët e fundit

Rriten infektimet në Greqi, 54 humbje jete në 24 orët e fundit

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com