GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Greqia, Uellsi dhe Polonia nuk përmbahen, Ukraina përmbys Bosnjën

08:33 - 22/03/24
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Greqia, Uellsi dhe Polonia nuk përmbahen, Ukraina përmbys Bosnjën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë zhvilluar mbrëmjen e së enjtes gjashtë sfidat gjysmëfinale në play-off kualifikues për tre biletat e mbetura për në grupet e Euro 2024. Formati është i thjeshtë, 12 skuadra dhe gjashtë çifte në përballjet direkte që në fund nxorën gjashtë skuadrat që do luajnë në duelet finale të play-offit.

Uellsi, Polonia, Ukraina, Islanda dhe Greqia janë skuadrat të cilat i janë bashkuar Gjeorgjisë në finalet e play-off të Euro 2024. Këto skuadra do të luajnë në javën e ardhshme për tre vendet që mbeten bosh për aktivitetin e kësaj vere në Gjermani.

Pesë gjysmëfinalet e luajtura kanë regjistruar në total 24 gola, kryesisht falë goleadave të Polonisë, që mundi 5-1 Estoninë, dhe Greqisë që mundi 5-0 Kazakistanin, në ndeshje që u luajtën praktikisht me një kah të vetëm.

Ndërkohë, fitore të thellë arriti në fushën e vet edhe Uellsi, kurse surprizat u bënë nga dy skuadra në transfertë.

Islanda fitoi me përmbysje me shifrat 4-1 ndaj Izraelit në ndeshjen në fushën neutrale të Budapestit, duke siguruar një vend në finale.

Kurse Ukraina ishte vetëm pak minuta larg eliminimit, para se të kthente në fund të sfidës rezultatin përballë Bosnjë Hercegovinës, për suksesin 2-1.

Fituesi i Ligës A (Uells-Poloni) do të jetë pjesë e grupit D në Euro 2024 (Holandë, Francë, Austri).

Fituesi i Ligës B (Ukrainë-Islandë) do të jetë pjesë e grupit E në Euro 2024 (Belgjikë, Sllovaki, Rumani).

Fituesi i Ligës C (Gjeorgji-Greqi) do të jetë pjesë e grupit F në Euro 2024 (Portugali, Turqi, Republikë Çeke).

 

 

 

Etiketa: Greqiuells

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Para
Një shqiptar gjendet i vdekur në bodrumin e një pallati në Prishtinë

Një shqiptar gjendet i vdekur në bodrumin e një pallati në Prishtinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com