GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

“Grup i strukturuar kriminal”, GJKKO detyron SPAK të hetoj kreun e bashkisë Vorë

15:36 - 23/08/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Grup i strukturuar kriminal”, GJKKO detyron SPAK të hetoj kreun e bashkisë Vorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Vorës, Gentian Picari do të hetohet përsëri nga SPAK. Vendimi për rinisjen e hetimeve për kryebashkiakun e Vorës i ka dhënë Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit, e cila detyron SPAK-un që të bëjë hetime të thelluara për akuzat që koordinatori i LSI, Vojo Bregu bëri gjatë zgjedhjeve.


Picari është kallëzuar penalisht për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “Shpërdorim detyre” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Në kallëzim thuhet se Picari kishte bërë punësime të paligjshme në administratë në 73 raste, si dhe kishte urdhëruar rivlerësim abuziv për 43 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti, duke rënë në kundërshtim me ligjin dhe me vendimin e KQZ për të pezulluar punësimet deri në ditën e zgjedhjeve.


Pas marrjes në shqyrtim të kallëzimit, SPAK mbylli hetimet për kryebashkiakun socialist dhe depozitoi në GJKKO kërkesën për mos-kalimin e dosjes për gjykim. Mirëpo, gjyqtarët e posaçëm kanë rikthyer dosjen në SPAK dhe e kanë urdhëruar këtë të fundit të bëj hetime të thelluara.


Sipas GJKKO, SPAK nuk ka vlerësuar faktin që me firmë të kryebashkiakut Picari është kryer shtimi i administratës me 73 punonjës, veprim ky në kundërshtim me ligjin dhe vendimin e KQZ-së të muajit dhjetor për të bllokuar të gjitha emërimet e reja deri pas zgjedhjeve.


Ndërsa sa i përket kallëzimit të dytë në lidhje me riklasifikimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti, Gjykata ka urdhëruar SPAK që të bllokojë të gjitha dosjet e reja me vendimet e grupeve të ngritura nga Gentian Picari, të cilët kanë bërë fryrje të faturave të dëmeve.

Etiketa: Gentian PicariSpak

Lajme të lidhura

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!
Breaking Views

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet
Breaking Views

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Para
Përplasi 4 kalimtarë dhe përfundoi në dyqan, arrestohet shoferi në Berat

Përplasi 4 kalimtarë dhe përfundoi në dyqan, arrestohet shoferi në Berat

TË FUNDIT

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!
Breaking Views

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

Qeveria shpreh çrregullím dhe ftohje te marredhenieve me Ambasaden e SHBA. Kjo vjen per arsye se SHBA mbeshtet SPAK, qe...

Lexo më shumë
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com