GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Grup kriminal i trafikut të drogës në Danimarkë, SPAK arreston 2 persona

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i sekretares së MSH, SPAK: Mori 330 mijë lekë, favorizoi operatorin për tenderin e rikonstruksionit të qendrave shëndetësore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me me autoritetet e drejtësisë të Mbretërisë së Danimarkës, ka bërë të mundur ekzekutimin e masës së arrestit për dy persona pasi dyshohen se janë pjestarë të një grupi të strukturuar kriminal.

K.D dhe A.M, personat e arrestuar aktualisht në Shqipëri, rëndojnë akuzat e “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal nga autoritetet daneze të drejtësisë është konsideruar shtetasi Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi).

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar proçedimin penal Nr.49 datë 27.03.2023 për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 28/4, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Ky procedim penal është regjistruar pas një bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet e drejtësisë të Mbretërisë së Danimarkës.

Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.76, datë 28.06.2023 ka vendosur masat e sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, për shtetasit nën hetim K.D dhe A.M, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Më datë 03.07.2023 nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit është bërë i mundur ekzekutimi i masave të sigurimit personal, duke u arrestuar shtetasit nën hetim K.D dhe A.M.

Personat e arrestuar aktualisht në Shqipëri, në kuadër të proçedimit penal nr.49 të vitit 2023, dyshohen se janë pjestarë të një grupi të strukturuar kriminal, të cilët në kuadër të hetimeve të kryera në Danimarkë në lidhje me “Operacionin Goldfinger” dhe të zhvilluar gjatë viteve 2018-2019, dyshoheshin se kanë trafikuar, ruajtur, përpunuar dhe shpërndarë sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike kokainë dhe mariuhanë, duke vepruar kryesisht në Danimarkë , Suedi, Norvegji, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani. Në kuadër të këtij grupi të strukturuar kriminal , në Danimarkë janë arrestuar, dërguar për gjykim dhe dënuar nga Gjykata e Kopenhagen anëtarët kryesorë të grupit të strukturuar kriminal midis të tjerësh shtetasit shqiptarë Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), Defrim Beck (Elbasani), Armando Doçaj, Eri Pelinku, Ervin Pelinku, Nikardo Preka, Kejdi Beqiri, Fatjon Elbasani, Murat Lipovica, Hasan Murati, Shkëlzen Murati dhe Ylber Troci, të cilët janë dënuar me burgim nga Gjykata e Kopenhagen dhe aktualisht po vazhdon gjykimi në Gjykatën e Apelit.

Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal nga autoritetet daneze të drejtësisë është konsideruar shtetasi Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi).

Ndërkohë në Shqipëri në kuadër të hetimeve paraprake të zhvilluar ndaj anëtarëve të tjerë të këtij grupi të strukturuar kriminal, në lidhje me proçedime të tjera penale të regjistruar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezulton se janë dënuar me burgim për veprat penale penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, pika 1, gërmat “a”, “b” dhe “d” e 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal shtetasit Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi), Astrit Beqiri dhe Dhimitër Shkodrani.

Aktualisht hetimet paraprake në lidhje me proçedimin penal nr.49 të vitit 2023 po kryhen nga Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në bashkëpunim me Oficerë të Shërbimeve të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm.

Etiketa: Kryesore1Spak

Lajme të lidhura

DEA organizon konferencë kundër drogës, Flamur Noka: Shqipëria trajtohet si Ekuadori e Kolumbia
Aktualitet

DEA organizon konferencë kundër drogës, Flamur Noka: Shqipëria trajtohet si Ekuadori e Kolumbia

22:05 - 02/09/26
Altin Hila i drejtohet Ramës: Urdhëroje policinë për të vepruar kundër blerjes së votës, jo për të arrestuar protestuesit
Aktualitet

Altin Hila i drejtohet Ramës: Urdhëroje policinë për të vepruar kundër blerjes së votës, jo për të arrestuar protestuesit

21:36 - 02/09/26
Studentët, gratë dhe vajzat udhëheqin marshimin/ Rrethohet Kryeministria
Aktualitet

Studentët, gratë dhe vajzat udhëheqin marshimin/ Rrethohet Kryeministria

21:13 - 02/09/26
Para
PSG përgatitet për revolucion, “Lucho” pritet të largojë 15 lojtarë

PSG përgatitet për revolucion, “Lucho” pritet të largojë 15 lojtarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

DEA organizon konferencë kundër drogës, Flamur Noka: Shqipëria trajtohet si Ekuadori e Kolumbia
Aktualitet

DEA organizon konferencë kundër drogës, Flamur Noka: Shqipëria trajtohet si Ekuadori e Kolumbia

22:05 - 02/09/26

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar për pjesëmarrjen e prokurorëve të SPAK në një konferencë ndërkombëtare të...

Lexo më shumë
Altin Hila i drejtohet Ramës: Urdhëroje policinë për të vepruar kundër blerjes së votës, jo për të arrestuar protestuesit

Altin Hila i drejtohet Ramës: Urdhëroje policinë për të vepruar kundër blerjes së votës, jo për të arrestuar protestuesit

21:36 - 02/09/26
Studentët, gratë dhe vajzat udhëheqin marshimin/ Rrethohet Kryeministria

Studentët, gratë dhe vajzat udhëheqin marshimin/ Rrethohet Kryeministria

21:13 - 02/09/26
Erdhi shtatori, studentët i bashkohen protestës me pankartën: Bashkohuni studentë, Kombi na thërret

Erdhi shtatori, studentët i bashkohen protestës me pankartën: Bashkohuni studentë, Kombi na thërret

21:05 - 02/09/26
Krenar Ahmeti: Mos e braktisni frontin! Të gjithë në shesh, me prezencën tonë do ta gjunjëzojmë këtë klikë

Krenar Ahmeti: Mos e braktisni frontin! Të gjithë në shesh, me prezencën tonë do ta gjunjëzojmë këtë klikë

20:44 - 02/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com