GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Grupi i PD-së kërkoi t’i hiqet mandati, reagon deputeti socialist: S’kam përfituar asnjë lek nga buxheti i shtetit

10:19 - 07/08/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Përfitoi nga buxheti i shtetit”/ Rama tha se “do ikë nga politika”, 1 javë më pas, PD: T’i hiqet mandati deputetit Sinaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti socialist Vullnet Sina i është përgjigjur Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, të cilët kërkuan që atij t’i hiqet mandati i deputetit me akuzat se ka përfituar nga buxheti i shtetit.

Në një reagim në mediat e tij sociale, Sina thotë se që nga viti 2017 ka hequr dorë nga administrimi i bizneseve të tij dhe se i është përkushtuar vetëm politikës.

Sina thekson se nuk ka përfituar nga buxheti i shtetit as kur nuk ka qenë deputet as pasi u zgjodh si ligjvënës.

Kujtojmë se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do t’i kërkojë Kuvendit që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Sina .

Sipas demokratëve, deputeti socialist ka përfituar të ardhura nga “Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e deputetit.”

Edhe pse thotë se ka hequr dorë nga administrimi i bizneseve, sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Sina rezulton ende pronar i tyre.

Reagimi

Në reagimin në “FB”, Sina shkruan:

“Mësova me habi dhe jo pa humor, kërkesën për mocion të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit tim si përfaqësues i Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Gjobëvënësit mediatikë e përsërisin këtë këngë gjinkallash nga viti 2017. Por, surpriza është që thashethemet e portaleve përdoren nga opozita duke i kthyer në akte politike.
Per sa më sipër, deklaroj me përgjegjësi të plotë:

– Në zbatim të nenit 70, pika 3 e Kushtetutës, nga viti 2017 kam dhënë dorëheqje nga administrimi i të gjitha bizneseve të mia, duke iu përkushtuar vetëm politikës.

– Me vendimet e depozituara në QKB në vitin 2017, kam vendosur transferimin e të gjitha kuotave të kompanive, sipas ligjeve në fuqi.

– Nuk kam përfituar nga buxheti i shtetit asnjë lek, as kur nuk kam qenë deputet, as kur jam zgjedhur deputet.
Për më tepër, dhuroj prej vitesh rrogën mujore të deputetit për të ndihmuar njerëz në nevojë dhe as më shkon mendja të përfitoj financiarisht nga buxheti i shtetit.”

Etiketa: PDVullnet Sina

Lajme të lidhura

Deklaratë e re e Komisionit Europian për Ballukun: Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për Ballukun!
Breaking Views

Deklaratë e re e Komisionit Europian për Ballukun: Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për Ballukun!

20:58 - 09/02/26
Një ditë para protestës së PD, Salianji bën thirrje për pjesëmarrje nesër në Bulevard
Breaking Views

Një ditë para protestës së PD, Salianji bën thirrje për pjesëmarrje nesër në Bulevard

20:42 - 09/02/26
Berisha hesht për Lush Osmanin e urbanëve të Kamzës, PD votoi rritjen e çmimit të biletës
Breaking Views

Berisha hesht për Lush Osmanin e urbanëve të Kamzës, PD votoi rritjen e çmimit të biletës

20:00 - 09/02/26
Para
Shantazhonin vajza me video intime për t’iu marrë para, në pranga 2 vëllezër

Shantazhonin vajza me video intime për t’iu marrë para, në pranga 2 vëllezër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deklaratë e re e Komisionit Europian për Ballukun: Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për Ballukun!
Breaking Views

Deklaratë e re e Komisionit Europian për Ballukun: Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për Ballukun!

20:58 - 09/02/26

Bashkimi Europian ka dalë me një deklaratë të fortë lidhur me mbrojtjen që po i bën mazhoranca Belinda Ballukut e...

Lexo më shumë
Një ditë para protestës së PD, Salianji bën thirrje për pjesëmarrje nesër në Bulevard

Një ditë para protestës së PD, Salianji bën thirrje për pjesëmarrje nesër në Bulevard

20:42 - 09/02/26
Berisha hesht për Lush Osmanin e urbanëve të Kamzës, PD votoi rritjen e çmimit të biletës

Berisha hesht për Lush Osmanin e urbanëve të Kamzës, PD votoi rritjen e çmimit të biletës

20:00 - 09/02/26
Goditi me shkop berberin dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi

Goditi me shkop berberin dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi

19:37 - 09/02/26
Berisha ngre tonet para protestës: Të martën gjithë Shqipëria në Tiranë, Rama do ketë fatin e Enverit

Berisha ngre tonet para protestës: Të martën gjithë Shqipëria në Tiranë, Rama do ketë fatin e Enverit

19:15 - 09/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com