GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Gusht, treguesi i besimit në ekonomi ra për herë të parë këtë vit

07:56 - 08/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Gusht, treguesi i besimit në ekonomi ra për herë të parë këtë vit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve pësoi rënie për herë të parë këtë vit në muajin gusht.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) pësoi një rënie të lehtë me 0.6 pikë përqindje.

Megjithatë, ky tregues ngelet ende dukshëm sipër mesatares afatgjatë, me 9.8 pikë përqindje më shumë.

Frenimi i TNE-së gjatë muajit gusht u shkaktua kryesisht nga rënia e besimit në sektorin e tregtisë. Rënie të lehtë pësoi edhe industria, ndërsa treguesit e besimit vijuan të rriten në sektorët e ndërtimit, shërbimeve dhe mes konsumatorëve.

Treguesi i besimit në tregti ra me 13.5 pikë përqindje krahasuar me muajin paraardhës, i ndikuar kryesisht nga vlerësimet e bizneseve për ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Pavarësisht rënies së fortë të gushtit, niveli i besimit qëndron më lart krahasuar me periudhën para pandemisë.

Treguesi i besimit të industrisë shënoi rënie me 0.9 pikë përqindje krahasuar me muajin e kaluar, i ndikuar kryesisht nga vlerësimet më pak pozitive të bizneseve për ecurinë e kontratave porositëse nga eksportet. Në tërësi, vlerësimi i tyre për kontratat porositëse totale dhe prodhimin ishin me rritje të lehtë krahasuar me muajin korrik. Megjithatë, bizneset e industrisë presin rënie të prodhimit, çmimeve dhe të punësimit në muajt në vijim.

Treguesi i besimit në ndërtim vijoi prirjen rritëse në muajin gusht, duke qëndruar në nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit. Indeksi u rrit me 0.8 pikë përqindje në krahasim me një muaj më parë. Kjo rritje pasqyroi vlerësimin e bizneseve për një nivel më të lartë të porosive aktuale, ndonëse vlerësimi i bizneseve në lidhje me aktivitetin ndërtues ishte më i ulët se një muaj më pare.

Edhe treguesi i besimit në shërbime regjistroi rritje për të pestin muaj rresht, duke arritur nivelin më të lartë të tre viteve të fundit. Rritja e tij me 0.8 pikë përqindje në muajin gusht u ndikua kryesisht nga komponenti i lidhur me kërkesën.

Edhe treguesi i besimit konsumator shënoi rritje në muajin gusht, duke iu rikthyer rritjes të regjistruar në pjesën më të madhe të vitit. Megjithatë, niveli i tij qëndron ende nën mesataren e vet afatgjatë. Treguesi i përgjithshëm pasqyroi përmirësimin e të gjithë komponentëve përbërës të tij. Vlerësimi i konsumatorëve për blerjet aktuale në shuma të mëdha dhe pritjet për to u përmirësua në gusht. Po kështu, edhe pritjet për situatën e përgjithshme ekonomike dhe situatën e tyre financiare u rritën lehtë.

monitor
Etiketa: bankabesimekonomigushtte dhena

Lajme të lidhura

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Para
Kancelarja Merkel hap Panairin e Automjeteve në Mynih

Kancelarja Merkel hap Panairin e Automjeteve në Mynih

TË FUNDIT

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 78-vjecarit në Bulgarec, Korce. Mësohet se trupi i pajetë i Gëzim Vijës...

Lexo më shumë
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

11:28 - 03/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com