GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Shumë shpejt ‘binomi i hajdutëve’ do marrin ndëshkimin që meritojnë!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Shumë shpejt ‘binomi i hajdutëve’ do marrin ndëshkimin që meritojnë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati, Sali Berisha, deklaroi sot se Edi Rama po vazhdon të mbrojë jo vetëm Belinda Ballukun, por edhe veten e tij, familjen dhe rrethin e ngushtë, pas skandaleve ku janë përfshirë.

Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se sipas tij, Rama është bërë barcaletë në mediat ndërkombëtare, ndërsa bashkë me Ballukun janë kthyer në binomin e hajdutërisë.

Berisha theksoi kontrollin e pushteteve nga Rama ndërsa u shpreh se bashkë me Ballukun do të marrin, sipas tij, ndëshkimin që meritojnë.

“Duke u lidhur me kartelet e drogës e shndërroi shtetin në farsë zgjedhore, e shndërroi shtetin në mburojë në mbrojtje të rrethit të tij dhe familjarëve të tij dhe nëpërmjet kësaj po mbyll dyert e Shqipërisë në integrimin evropian. Rama në mediat ndërkombëtare është bërë barcaletë tani siç e keni bërë me citimet që ai bën.

Dje tha se shpata e drejtësisë është në zyrën time, ta kuptojnë mirë partnerët tanë se çfarë drejtësie ka Shqipëria. Ai është famzi, me ato që bën me Lubi Ballukun si te legjenda, ata shkojnë si binom hajdutësh të cilët i garantoj se së shpejti do marrin atë që meritojnë nga qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.

Berisha u pyet sot nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp edhe për protestën kombëtare të opozitës më 17 prill.

Ai tha se do të jetë revolta më e fuqishme e shqiptarëve për të rrëzuar regjimin dhe se qëllimi i vetëm i opozitës është të mbrojë interesat e qytetarëve, të shtetit ligjor dhe nga katastrofa ekonomike që po ndodh.

“Do të jetë revoltë e fuqishme e qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të interesave të tyre më jetike, luftës kundër korrupsionit dhe mbrojtjes së shtetit ligjor, mbrojtjes nga vjedhjet, mbrojtjes së vokacionit të tyre perëndimor por edhe të gjendjes së tyre, nga katastrofa ekonomike që po ndodh”, u shpreh kreu i PD-së shkurtimisht.
Etiketa: berishahajdute

Lajme të lidhura

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!
Aktualitet

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës
Breaking Views

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Para
Bisedimet e ardhshme të paqes SHBA-Iran, Vance: Topi është vërtet në fushën tonë

Bisedimet e ardhshme të paqes SHBA-Iran, Vance: Topi është vërtet në fushën tonë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com