GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hakerat zbulojnë atentatin e dështuar ndaj Ambasadës Shqiptare në Greqi, ja kush janë të dyshuarit (Emrat+ Foto)

15:37 - 19/09/22
në Aktualitet, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Hakerat zbulojnë atentatin e dështuar ndaj Ambasadës Shqiptare në Greqi, ja kush janë të dyshuarit (Emrat+ Foto)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas portaleve qeveritare, hakerat kanë goditur edhe adresat e komunikimit të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ndërsa ditën e sotme qarkullojnë në rrjetet disa e-maile të rëndësishme të  Nanos, në një prej tyre është zbuluar një informacion mjaftë me rëndësi. Bëhet fjala për një atentat me eksplozivë që ishte planifikuar të bëhej ndaj Ambasadës Shqiptare në Athinë. Gijotina.com ka siguruar e-mailin, në të cilin gjenden edhe emrat e autorëve të dyshuar për këtë atentat të dyshuar.

Në dokumente thuhet se, Edion Miho me origjinë nga Korça , Todor Beba (alias Totila) nga Korça, Thanas Trasha nga Korça, Dhionisios Alfred BELERI Nga Himara, Thanas TRASHA nga Korça,  Llambi Angjeli nga Saranda dhe me nënshtetësi greke, si dhe vëllai i tij Alqi Angjeli , janë të dyshuarit kryesorë që kishin planifikuar shpërthimin me lënë plasëse të godinës së Ambasadës Shqiptare në Athinë. Sipas dokumentit, ata kanë planifikuar te realizojnë një sulm me lëndë shpërthyese, të llojit dinamit ndaj selisë se Ambasadës së Republikës se Shqipërisë, në Athinë.  Në këtë dokument të klasifikuar si informacion  tepër sekret vjeçare, Njësia e antiterrorit i ka dërguar një letër zyrës për çështjes rajonale në ambasadën e SHBA-së ku njoftohet se ka marrë të dhëna për sulmin e mundshëm ndaj selisë diplomatike në kryeqytetin grek.

Pas marrjes së informacionit, Antiterorri ka kryer një sërë verifikimesh që kanë të bëjnë me saktësimin e gjeneraliteteve të këtyre personave të dyshuar, vendndodhjen e tyre aktuale, informacionet që kanë të bëjnë me përfshirjen e tyre në aktivitete kriminale përfshirë dhe ato më karakter terrorist.  Dhe përmes këtij e-mailin janë dërguar të dhënat në të dyja shtet, pasi dy prej autorëve rezultonin të ndodheshin në Shqipëri asaj kohe dhe 1  tjetër  në tokën helene dhe  një tjetër në Holandë Deri më tani nuk informacione nëse është bërë i mundur arrestimi i autorëve, por më poshtë janë publikuar të dhënat specifike për secilin prej tyre. Nga këto të dhënat bëhet me dije se disa prej tyre janë persona me precedent penal dhe janë përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale, kryesisht për trafikim të lëndëve narkotike.

 

Kush janë të dyshuarit

Llambi ANGJELI, i datëlindjes 26 Tetor 1968 lindur në Sarandë. Ka shtetësi shqiptare dhe shtetësi greke.  Nga verifikimet e kryera sipas sistemit TIMS ky shtetas ndodhet në Shqipëri por sipas informacionit të marrë në terren mendohet të jetë jashtë shtetit në Greqi. Deri tani nuk ka informacion për vendndodhjen e saktë. Nuk njihet si anëtar shoqatave  “vorio-epiriote”.

 

Alqi ANGJELI (i njohur edhe si Alkis Aggelis), i datëlindjes 05 janar 1979,  vëllai i Llambi Angjelit. Ka shtetësi shqiptare dhe shtetësi greke. Nga verifikimet e kryera sipas sistemit Tims nuk ndodhet në Shqipëri. Evidentohet si person me prirje ekstremiste në shoqatat “vorio-epirote”, i lidhur me eksponentë të ish-partisë “Agimi i Artë”. Ka qenë pjesëmarrës në protestat që janë zhvilluar nga kjo parti më datë 28 tetor 2018 përpara ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, pas ngjarjes së Bularatit dhe më datë 01 nëntor 2020 në sheshin “Sintagma”, Athinë në mbështetje të ngjarjes së ndodhur me shtetasin Kostandinos KACIFAS.  Në këtë protestë kanë djegur edhe flamurin shqiptar. Besohet se ky person ka lidhje të afërta me shtetasin Fredi BELERI me të cilin takohet shpesh herë kur ky i fundit viziton Athinën. Nga verifikimet e kryera në sistemin DEEPSEE nuk rezulton të ketë deklaruar numër celular në përdorim.

Edion MIHO, i datëlindjes 29 gusht 1980, lindur dhe banues në Korçë, Njihet me pseudonimin “Kokë Kashta”. Person me precedentë penal i përfshirë në trafikim narkotikësh. Nga verifikimet e kryera në sistemin Tims rezulton të jetë në Shqipëri.

Todor BEBA, i datëlindjes 25 mars 1974, lindur dhe banues në Korçë. Person me precedentë penal, i përfshirë në trafikim narkotikësh. Nga verifikimet e kryera në sistemin Tims rezulton të jetë në Shqipëri. Nuk ka informacion për vendndodhjen e saktë. Njihet me pseudonimin “TOTILA”.

Nga verifikimet rezulton se shtetasi Todor Beba është i pajisur dhe me pasaportë greke me identitet Theodoros BEMPAS. Gjithashtu rezulton se shtetasi Todor BEBA është person i shpallur në kërkim kombëtar pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i kodit penal të RSH. Aktualisht po kryhen procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të këtij shtetasi. Sipas informacioneve që disponohen nga ana jonë ky shtetas aktualisht ndodhet në Einthoven Holandë.

Thanas TRASHA, i datëlindjes 20 Maj 1964, lindur dhe banues në  Korçë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, Person me precedentë penal, i përfshirë në trafikim narkotikësh. Nga verifikimet e kryera në sistemin Tims rezulton të jetë në Shqipëri. Nuk ka informacion për vendodhjen e saktë.

Dhionisios Alfred BELERI, i datëlindjes 09 gusht 1972, lindur në Himarë dhe banues në lagjen Stefanel, Himarë, me gjendje gjyqësore i dënuar, me kombësi e shtetësi shqiptare, mban dhe shtetësi Greke. Është person i cili njihet për veprimtarinë e tij antishqiptare që prej fillimit të viteve 1990. Ai bën thirrje për cenim të rendit kushtetues, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë. Dyshohet të ketë qenë pjesëmarrës në sulmin e kryer në vitin 1994 në postën ushtarake në fshatin Peshkëpi, Gjirokastër, ku u vranë dy ushtarakë shqiptarë si dhe u plagosën tre ushtarë të tjerë nga një grup personash të armatosur.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Ambasada shqiptare AthinedokumnetKryesore1te dhena

Lajme të lidhura

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena
Aktualitet

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”
Aktualitet

Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”

18:39 - 18/12/25
SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini
Aktualitet

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini

17:59 - 18/12/25
Para
“Ishin për në burg, por gjykatat…”, ja si po i legalizon Rama pallatet pa leje të oligarkëve

“Ishin për në burg, por gjykatat...”, ja si po i legalizon Rama pallatet pa leje të oligarkëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për përvojën e tij në politikë dhe ndikimin që kjo ka pasur mbi jetën...

Lexo më shumë
Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

21:02 - 18/12/25
“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë

“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë

20:37 - 18/12/25
Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Tri ditë para protestës, Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

Tri ditë para protestës, Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

19:26 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com