GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hapën qendra masazhi për prostitucion, Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të 2 vëllezërve

14:01 - 19/06/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U kapën me mbi 1 mln euro të falsifikuara, ja sa vite burg kërkohen për autorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të dy vëllezërve në Tiranë që janë nën hetim për hapjen e qendrave të masazhit me qëllim prostitucionin.

Siç bëhet e ditur akuza, Mario Roshi, së bashku me të vëllanë e tij Andi Roshi janë arrestuar në flagrancë dhe Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burgim” për “Mbajtje të lokaleve për shfrytëzim prostuticioni”.

“Si administrator të qendrave të masazhit, ata pasi rekrutonin vajza për t’i punësuar si masazhatore, i detyronin që të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës. Nga hetimet rezultoi se Mario Roshi dhe familjarët e tij zotërojnë shuma parash të çelura në bankat e nivelit të dytë, në emër të tyre dhe të familjarëve të tij, shuma këto të cilat mund të jenë me prejardhje nga aktiviteti i tij kriminal”, vlerëson akuza.

Prokuroria kërkon sekuestron e pasurive të vëllezërve pasi, siç thotë, ka prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin se ata kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

“Nga hetimi i kryer deri më tani, ka dyshime se Mario Roshi, si dhe familjarët e tij, paratë e dyshuara si të përftuara nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm të mbajtjes së ambjenteve për shfrytëzim prostitucioni, për të cilën eshtë dënuar Mario Roshi, i kanë investuar në blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si formë e pastrimit të produkteve të veprës penale”, thotë akuza.

Për këto arsye, Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:

– Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 34 m2, nr. 2/211+8-57/1, ZK 8250;

– Pasuria e llojit “Apartament” me sipërfaqe 106.4 m2, rr. “Hoxha Tahsin”;

– Pasuria e llojit “Post Parkimi” me sipërfaqe 41.2 m2, Tiranë;

– Automjeti “Benz 250 D”;

– Automjet “Volksëagen”;

– Automjet “Skoda Octava”;

– Automjet “AUDI A8”;

– Automjet “Smart”; dhe

– Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të shtetasve M.R., K.R., K.R. dhe A.R.

Etiketa: Prokuroria e Tiranesqendra masazhi

Lajme të lidhura

Arratisja e Altin Ndocit/ Lihet në qeli ish-drejtori i Burgut të Durrësit, ‘arrest shtëpie’ për mjeken
Aktualitet

“5 herë brenda pak kohësh në spital”/ Zbardhet dosja e arratisjes së Altin Ndocit

15:45 - 19/01/26
Auditimi i KLSH zbulon 24 milionë euro probleme në buxhetin e shtetit
Aktualitet

Auditimi i KLSH zbulon 24 milionë euro probleme në buxhetin e shtetit

15:30 - 19/01/26
Avokati i Safet Bajrit tërheq dosjen hetimore nga SPAK-u me karrocë marketi (VIDEO)
Aktualitet

Avokati i Safet Bajrit tërheq dosjen hetimore nga SPAK-u me karrocë marketi (VIDEO)

15:15 - 19/01/26
Para
Arbër Hoxha para ndeshjes: Duhet kujdes nga ky futbollist i Kroacisë

Arbër Hoxha para ndeshjes: Duhet kujdes nga ky futbollist i Kroacisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arratisja e Altin Ndocit/ Lihet në qeli ish-drejtori i Burgut të Durrësit, ‘arrest shtëpie’ për mjeken
Aktualitet

“5 herë brenda pak kohësh në spital”/ Zbardhet dosja e arratisjes së Altin Ndocit

15:45 - 19/01/26

Altin Ndoci i cili u arratis një javë më parë nga spitali i Durrësit, rezulton se nga tetori i vitit...

Lexo më shumë
Auditimi i KLSH zbulon 24 milionë euro probleme në buxhetin e shtetit

Auditimi i KLSH zbulon 24 milionë euro probleme në buxhetin e shtetit

15:30 - 19/01/26
Avokati i Safet Bajrit tërheq dosjen hetimore nga SPAK-u me karrocë marketi (VIDEO)

Avokati i Safet Bajrit tërheq dosjen hetimore nga SPAK-u me karrocë marketi (VIDEO)

15:15 - 19/01/26
Inteligjenca Artificiale, Ministria e Arsimit: Do të jetë pjesë e kurrikulës në shkolla

Inteligjenca Artificiale, Ministria e Arsimit: Do të jetë pjesë e kurrikulës në shkolla

14:59 - 19/01/26
Në kërkim për vrasje, kapen në Gjirokastër dy vëllezërit Krusa

Në kërkim për vrasje, kapen në Gjirokastër dy vëllezërit Krusa

14:45 - 19/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com