GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Helmimi i 41 turistëve në Vlorë, reagon AKU

21:52 - 25/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjendet e pajetë një 31-vjeçare në Tiranë, ja çfarë dyshohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe AKU ka reaguar në lidhje me helmimin e së paku 41 turistëve në Vlorë. Në reagim, AKU shprehet se turistët kanë qenë duke udhëtuar në Vlorë me guidë turistike.

AKU thekson se turistët për fat të mirë nuk janë në gjendje kritike për jetën. Po ashtu, thuhet se duhet pasur kujdes me ushqimet që mbahen në temperatura të larta.

“Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Vlorë shpreh shqetësimin e thellë për incidentin e fundit, ku ishin të përfshirë disa pacientë të rinj nga Polonia, të cilët ishin me pushime në Shkodër e kanë udhëtuar drejt Vlorës. Pas udhëtimit me anije në Vlorë, menjëherë, janë paraqitur për kujdes mjekësor pranë Spitalit Rajonal Vlorë, me të cilët kemi punuar ngushtësisht.

Momentalisht, do donim të siguronim publikun e gjerë që situata e pacientëve nuk paraqitet kritike dhe AKU po kontrollon të gjithë subjektet sipas itinerarit të turistëve.

❗️I bëjmë thirrje operatorëve të kenë kujdes dhe të mos operojnë me shërbim ushqimi pa qenë të autorizuar e të licencuar lidhur me kriteret e sigurisë ushqimore dhe të kenë kujdes me kushtet e ruajtjes në temperaturat e larta të sezonit.

❗️Udhëzojmë konsumatorët të mos konsumojnë ushqime që kanë qëndruar për më shumë se 2 ore pas gatimit jashtë frigoriferit.

DRAKU Vlorë po bashkëpunon me autoritetet vendore shëndetësore dhe agjencitë ligjzbatuese për udhëheqjen e një hetimi toksikologjik lidhur me çështjen. Objektivi ynë kryesor është përcaktimi i burimit dhe shkakut të kësaj incidence ushqimore që ka prekur pacientët.

Gjetjet paraprake orientojnë tek një lidhje e mundshme mes operatorit që ka shërbyer ushqim dhe kushteve klimaterike me temperatura të larta.

Shëndeti dhe siguria e konsumatorëve janë rëndësia e posaçme e punës së AKU-së dhe për këtë po mbledhim informacionin e dobishëm për të evidentuar e identifikuar çdo gabim në protokollet e sigurisë ushqimore, për t’i adresuar siç ligji parashikon. Skuadra jonë po koordinohet me profesionistët e kujdesit shëndetësor në Spitalin Rajonal të Vlorës për t’u siguruar që pacientët të marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

DRAKU Vlorë do vijojë të informojë publikun mbi progresin e këtij hetimi. Ftojmë këdo që ka informacion mbi subjekte që tregtojnë jashtë standardeve të sigurisë ushqimore të denoncojë në [email protected] dhe në numrin e gjelbër 08007575 për të qenë së bashku në përpjekjen për sigurimin e mirëqenies së konsumatorëve”, thuhet në reagimin e AKU-së.

Etiketa: AkuKryesore1

Lajme të lidhura

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare
Aktualitet

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Para
CR7 shkëlqen me tre gola dhe një asist në fitoren e Al Nassr

CR7 shkëlqen me tre gola dhe një asist në fitoren e Al Nassr

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26

Qyteti i Vlorës do të përballet me ndërprerje të furnizimit me ujë ditën e nesërme, për shkak të punimeve për...

Lexo më shumë
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com