GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Komisioni i Jashtëm i PE “shuplakë” Ramës: Mos cënoni hetimet e SPAK për Ballukun, po rrezikoni integrimin!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Komisioni i Jashtëm i PE “shuplakë” Ramës: Mos cënoni hetimet e SPAK për Ballukun, po rrezikoni integrimin!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian po diskuton draft-raportin për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), David McAllister, tha se Tirana duhet të intensifikojë punën për t’iu përafruar standardeve të Bashkimit Europian. Theksin e vuri tek miratimi i legjislacionit, për të cilin tha se nuk është i mjaftueshëm vetëm përshtatja e ligjeve shqiptare me ato europiane, por edhe implementimi i tyre.

Ndërkohë, eurodeputeti Andrey Kovatchev përmendi “çështjen Balluku” duke thënë se hetimet nga SPAK duhet të vazhdojnë të pacenuara dhe se kërkesa për heqjen e imunitetit duhet të marrë një përgjigje pa vonesë nga Kuvendi. Kritika pati dhe për nismën ligjore të mazhorancën për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.

“Lufta kundër korrupsionit duhet të japë rezultate edhe më konkrete. Institucione si SPAK duhet të veprojnë të pavarur dhe në mënyrë efeciente, të lira nga presioni politik.  Hetimet që janë në vijim, përfshirë atë të Zv. Kryeministres duhet të vazhdojnë pa asnjë ndërhyrje. Zbatimi i ligjit nuk mund të jetë selektiv. Shqyrtimi i kërkesës për heqjen e imuniteti pa asnjë vonesë është përgjegjësi e parlamentit. Jam i shqetësuar për amandamentet në Kodin e Procedurës Penale për të mbrojtur zyrtarët nga pezullimi kur janë nën hetim”,- tha Kovatchev.

Eurodeputeti Michael Gahler u shpreh se vizita e fundit në Shqipëri dha një pasqyrë të qartë mbi situatën në terren, duke theksuar se progresi duhet të matet me rezultate konkrete dhe jo me deklarata politike.

Gahler solli si shembull rastin e Belinda Ballukut, duke theksuar se pavarësisht vendimit të Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë që i jepte të drejtë veprimi SPAK, mazhoranca refuzoi heqjen e imunitetit.

“Ekzistojnë struktura korruptive dhe aktivitete të krimit të organizuar që, sipas të dhënave të paraqitura, shtrihen deri në nivelet më të larta të pushtetit.

Mendoj se rasti Balluku është një ilustrim i qartë në këtë drejtim. Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese u shpreh se SPAK kishte të drejtë të vepronte, mazhoranca refuzoi të heqë imunitetin. Kjo, në vlerësimin tim, tregon qartë qëndrimin e saj kur bëhet fjalë për përballjen me pretendime serioze dhe hetime në këtë fushë.

Kjo situatë duhet të ndikojë edhe në qëndrimin tonë. Duhet të insistojmë që parimi i shtetit të së drejtës të zbatohet pa përjashtim për të gjithë dhe që strukturat problematike të çmontohen përpara çdo anëtarësimi. Struktura të tilla nuk duhet të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.

Raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder, tha se në Shqipëri korrupsioni mbetet një shqetësim i madh që kërkon adresim, sikurse edhe shqetësimi për blerjen e votave në zgjedhjet parlamentare.

“Klima politika nuk është më e mira e mundshme. Ka shqetësime në lidhje me zgjedhjet, për dyshime për blerje votash, por gjithashtu ka shqetësime në lidhje me miniminim e bashkëpunimit politik, radikalizimin e politikës.  Sidomos javët e fundit ka pasur një radikalizim, të fortë për ta bërë politikën në rrugë dhe jo në sallën e Parlamentit. Korrupsioni mbetet shqetësim i madh që kërkon adresim.  Prioritet tani duhet të jetë mbylla e kapitujve të negocimit me ndryshim konkret. Objektivi për 2027-ën është shumë më i arritshëm”- tha Schieder.

Etiketa: BallukuKryesore1PERama

Lajme të lidhura

“Raporti IBAR u mbajt pezull 2 muaj”/ Mazi zbulon prapaskenat në Bruksel: Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së
Breaking Views

“Raporti IBAR u mbajt pezull 2 muaj”/ Mazi zbulon prapaskenat në Bruksel: Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së

23:28 - 21/05/26
Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro
Breaking Views

Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro

22:33 - 21/05/26
Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete
Aktualitet

Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete

22:00 - 21/05/26
Para
‘Barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’, Këlliçi: Aeroporti i Vlorës po kyçet në çifligun e diktatorit…

SPAK kërkon ta arrestojë, Rama nuk e “lëshon” Ballukun: Nuk i futemi asaj valleje sa herë ka një akuzë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Raporti IBAR u mbajt pezull 2 muaj”/ Mazi zbulon prapaskenat në Bruksel: Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së
Breaking Views

“Raporti IBAR u mbajt pezull 2 muaj”/ Mazi zbulon prapaskenat në Bruksel: Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së

23:28 - 21/05/26

Ish-kryenegociatori i Shqipërisë për Bashkimin Europian, Zef Mazi, ishte në një lidhje direkte për Ora News, ku foli për vonesën...

Lexo më shumë
Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro

Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro

22:33 - 21/05/26
Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete

Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete

22:00 - 21/05/26
Tender alla Beci për Fernand Nuhën/  Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë

Tender alla Beci për Fernand Nuhën/ Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë

21:33 - 21/05/26
Mosdeklarimi i pasurisë, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për ish-anëtarin e KPA-së

Mosdeklarimi i pasurisë, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për ish-anëtarin e KPA-së

21:07 - 21/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com