GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimet – Eljo Bitri ishte nisur të kryente atentat

21:46 - 05/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetimet – Eljo Bitri ishte nisur të kryente atentat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eljo Bitri alias Ervis Bitri alias Bledar Debrova i cili u vu në pranga bashkë me qytetar nga Serbia në kufirin holandez, dyshohet se ishte nisur për atentat, por shënjestra nuk dihet. Kjo dyshohet pasi mediat vendase shkruajnë se Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel, Belgjikë, më datë 31.05.2022, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arrestin për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal i Belgjikës.

Sipas BalkanWeb, Eljo Bitri është kapur në pikën kufitare De Lutte brenda një “Mercedes Benz”-i luksoz të drejtuar nga 49-vjeçari serb Ohran K.. Në mjet, policia holandeze ka sekuestruar 3 pistoleta me silenciator të llojeve “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Zastava” të gjitha të kalibrit 9 mm si dhe mbi 5 mijë euro cash.

Eljo Bitri ishte në posedim të një pasaporte dhe të një patente false. Bitri ishte rekrutuar për një detyrë vrasje për një grup kriminal në Roterdam, ndërsa Ohran K., ishte thjesht shofer i Mercedesit. Ai do të merrte disa qindra euro për ta çuar Bitrin në Rotterdam, por tha se nuk dinte asgjë për armët dhe arsyen e udhëtimit në Roterdam. Vetëm ADN-ja e Bitrit u gjet në tre armët e mbushura dhe në pjesët e armëve. Por, në seancë, Bitri deklaroi se ato gjurmë duhet të kenë ardhur pasi ka lënë një peshqir në makinë.

I pandehuri Ohran K., u lirua pasi nuk u vërtetua se ka pasur dijeni për armët që janë gjetur në makinën ku ndodhej bashkë me Bitrin.

Në momentin që do të mbarojë dënimin, Bitri do të deportohet drejt Shqipërisë, pasi SPAK e ka shpallur në kërkim për vrasje. Emri i tij doli nga dëshmia e të shumëkërkuarit që u bë i penduar i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Ai njihet edhe me emrin Bledar Debrova dhe Dumani deklaroi se ishte përfshirë në planifikimin e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit. Gjithashtu akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt, Emiljano Ramazanit dhe se ka qenë personi që ka sulmuar me eksploziv banesën e Talo Çelës.

Etiketa: Eljo Bitri

Lajme të lidhura

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën
Aktualitet

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

23:01 - 27/04/26
Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë
Aktualitet

Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë

21:56 - 27/04/26
Stërvitje taktike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, fokusi tek forcat speciale në Zall Herr
Aktualitet

Stërvitje taktike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, fokusi tek forcat speciale në Zall Herr

20:30 - 27/04/26
Para
“Policë që merren me trafiqe”/ Vdekja e Lear Kurtit, Jozefina Topalli publikon fotot

“Zjarrvënës", Topalli komenton deklaratat e Yuri Kim për Berishën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri
Breaking Views

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri

23:21 - 27/04/26

Eric Wendt është nominuar nga administrata Trump si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Lexo më shumë
Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

23:01 - 27/04/26
Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

22:43 - 27/04/26
Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

22:22 - 27/04/26
Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

22:09 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com