GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Hetimet për “Sami Frashërin”/ Veliaj i trembur nga SPAK, kërkon “pakt” me opozitën

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
KPP ‘vërteton’ denoncimet e Gijotina.com, Erion Veliaj më problematiku me tenderët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy ditë më parë u bë më dije se SPAK ka nisur një hetim ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Më herët Veliaj u shpreh se SPAK po heton një wc provizore te shkolla “Sami Frashëri”, teksa u shpreh i bindur se prokurori do dalë në përfundimin se nuk ka abuzime.

Megjithatë lëvizja e organit të akuzës, ka bërë që Veliaj të shfaqet në ekran dhe të kërkoj një “paqe” me opozitën, pasi denoncimet publike po i merr seriozisht SPAK. Megjithëse ai shfaqet i merakosur për investitorët e huaj, shqetësimin real e ka për hetimet që kanë nisur ndaj tij.

“Këto janë marrëzi! Jemi në vitin 2022! Nuk mund t’i bëjmë gjëra të tilla. Ndaj, jo vetëm ndihem i turpëruar sot dhe kërkoj ndjesë për atë minorancë të zhurmshme – të cilën e mirëkuptoj kur politizohet me kryetarin e Bashkisë në debatin për Sheshin, për Liqenin, “kullat” te Sami Frashëri etj., e çudira shqiptare për të cilat ne na është ‘bërë lëkura shollë’, – por, kjo nuk është normale! Ne duhet të bëjmë një pakt kombëtar që, për gjëra që kanë një interes kombëtar, për ata që bëjnë investime filantropike si Fondi, duhet të kërkojmë kush është AADF-ja tjetër, që të bëhen 2 e 3, 13, 33, jo të përzëmë ata që kemi. Kjo nuk na nderon! Pavarësisht bindjeve që kemi, na duhet një pakt kombëtar. Ne nuk i themi dot suksesit plaç. Ne nuk bëjmë dot teori konspiracioni për çdo të lajthitur që fantazon. Duhet besim”, tha Veliaj.

Këto deklarata ai i bëri duke prezantuar bashkëpunimin me Fondin “Crimson Finance Albania” (CFFA), që së fundmi ka sjellë një partner të ri “Helenos”, një shoqëri private investimi me seli në Belgjikë.

Kujtojmë se akuzat e Partisë Demokratike për ndërtimin pa projekt dhe pa leje të Shkollës së Mesme “Sami Frashëri” nisën në momentin kur kryebashkiaku Veliaj gënjeu se “shkolla do të rindërtohet me fondet e Bashkimit Europian”. Në mbrojtje të Veliajt, duke sulmuar SPAK-un ka dalë edhe kryeministri Rama, ndërkohë që nuk ka reagim nga organi i akuzës.

 

Etiketa: Erion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26
Lorela Reçi ndiqte punimet në vilën e Ballukut në Palasë, Jona Bushi kontratë me Igli Taren, zbardhen emailet dhe dokumentet
Breaking Views

Lorela Reçi ndiqte punimet në vilën e Ballukut në Palasë, Jona Bushi kontratë me Igli Taren, zbardhen emailet dhe dokumentet

21:30 - 06/11/26
Barra fiskale për qytetarët/ Teliti: TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike rritet në 21% nga 1 janari 2027
Aktualitet

Barra fiskale për qytetarët/ Teliti: TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike rritet në 21% nga 1 janari 2027

20:27 - 06/11/26
Para
E thjeshtë, ja si të kurseni karburant me një lëvizje

Bordi merr vendimin, ja sa lekë do shiten nafta dhe gazi nga sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26

Tensionet mbeten të larta në prag të protestës së paralajmëruar kombëtare, e cila është thirrur masivisht nga studentët dhe qytetarët...

Lexo më shumë
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

21:48 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com