GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimet për Veliajn/ Si fatorino i kompanisë u bë pronar i “Gerard-A”

18:50 - 11/02/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Fundosja e Veliaj’! Zbardhen detaje për ‘5D’, gjithçka me firmen e Veliajt/ VIDEO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dosja hetimore në ngarkim të Erion Veliajt zbulon historinë e Sokol Kryeziut. Ajo që bie në sy është se Sokol Kryeziu, në vitin 2016, ka nisur punën si faturino i kompanisë Gerard-A dhe më pas si kontrollor, deri në momentin kur papritur ka blerë kompaninë, ku e nisi karrierën si faturino.

Sipas të dhënave të siguruara nga prokurorët, Sokol Kryeziu e ka blerë kompaninë Gerard-A për 33.4 milionë lekë, që do t’i shlyente në 6 vite.

Gjatë periudhës 2017-2018, Kryeziu ka punuar si pastrues në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim-Gjelbërimit dhe më pas si punëtor për ngarkim-shkarkim mbetjesh në shoqërinë Alb Teck Plast. Më tej, karriera e tij ka përparuar, duke u emëruar drejtor në shoqërinë Green Line.

Shoqëria Gerard-A, nga viti 2018 deri në 2023, ka fituar 20 procedura me autoritete kontraktuese si UKT, Drejtoria e Pastrim-Gjelbërimit dhe Drejtoria Nr. 2 e Punëtorëve të Qytetit.

Gjatë periudhës dhjetor 2023 – janar 2024, kur Sokol Kryeziu rezulton të jetë pronar i Gerard-A, ai ka blerë disa piktura në galerinë NAN, e kontrolluar nga Ajola Xoxa. Vlera totale e pikturave është 5 milionë lekë.

Kjo skemë korruptive është një nga të shumtat që gjenden në dosjen e hartuar nga prokurorët. Skema, që duket qartë si një marrëdhënie korruptive, është përdorur nga kryetari i bashkisë në funksion të përfitimit monetar. Sesi një faturino siguroi shumën e nevojshme për të blerë një kompani, nuk dihet, por fakti që ai ka faturuar në drejtim të një OJF-je të zotëruar nga bashkëshortja e Erion Veliajt, me një shumë të konsiderueshme parash, ngre dyshime të mëdha.

Ndaj duket se ai është vetëm një emër fiktiv, i përdorur për të qarkulluar milionat e çiftit Veliaj-Xoxa. Kryebashkiaku Erion Veliaj po mbahet në masën e arrestit me burg, nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ndodhet në arrest shtëpie për të njëjtat akuza.

Etiketa: Erion VeliajGerard-AKryesore1

Lajme të lidhura

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën
Aktualitet

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

08:20 - 12/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Para
Dosja e SPAK, reagon Klotilda Bushka: Ku hyj unë te arrestim i Veliajt?

Dosja e SPAK, reagon Klotilda Bushka: Ku hyj unë te arrestim i Veliajt?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 12 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:26 - 12/01/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

08:20 - 12/01/26
Bisedimet për luftën në Ukrainë/ Ekipi i Trump niset drejt Arabisë Saudite

Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje

08:12 - 12/01/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Janar 2026

07:51 - 12/01/26
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit për sot, 12 Janar 2025

07:41 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com