GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Hollanda i kërkon falje veteranëve të Srebrenicës

17:46 - 19/06/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hollanda i kërkon falje veteranëve të Srebrenicës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria holandeze u ka kërkuar falje qindra ish-ushtarëve të dërguar për të mbrojtur zonën  e Srebrenicës gjatë luftës në Bosnje.

Kryeministri Mark Rutte u shpreh se forcat holandeze nuk ishin pajisura si duhet për të ndaluar masakrën dhe iu kërkua të kryenin një detyrë të pamundur.

Në korrik 1995, rreth 8,000 burra myslimanë u masakruan pasi forcat ushtarake holandeze u rrethuan nga forcat serbe të Bosnjës. Qeveritë holandeze kanë këmbëngulur se faji ishte i OKB-së pasi dështoi në ofrimin e mbështetjes ajrore për trupat holandeze.

Duke folur me veteranët në Holandën qendrore, kryeministri holandez pranoi se ushtarët e forcës paqeruajtëse Dutchbat III nuk ishin të pajisur si duhet si duhet dhe nuk morën mbështetjen ushtarake të nevojshme.

“Sot iu kërkoj falje në emër të qeverisë holandeze të gjitha grave dhe burrave të Dutchbat III. Të gjithë ju këtu dhe atyre që nuk janë me ne sot. Me vlerësimin dhe respektin më të madh të mundshëm për mënyrën në të cilën Dutchbat III u përpoq të bënte gjënë e duhur, në rrethana shumë të vështira”, u shpreh Rutte.

Përveç kërkimit të faljes, ushtarëve holandezë të Srebrenicës iu dha edhe Medalja e Bronztë e Nderit nga Ministrja e Mbrojtjes Kajsa Ollongren.

Në korrik 1995, në mes të një fushate gjenocidi nga forcat serbe të Bosnjës, mijëra muslimanë ikën në një zonë të sigurt të OKB-së në Srebrenicë. Ata mbroheshin nga trupa holandeze të pajisura me armë të lehta, të cilat u rrethuan gjatë një avancimi të serbëve të Bosnjës.

Pasi siguruan dorëzimin e forcave holandeze, trupat serbe të Bosnjës nën drejtimin e gjeneralit Ratko Mlladiç morën mënjanë burra dhe djem nga mosha 12 deri në 77 vjeç. Gjatë pesë ditëve të ardhshme, ata u ekzekutuan dhe u varrosën në varre masive nga trupat e Mlladiç.

Serbia gjithmonë ka mohuar se vrasjet ishin pjesë e një fushate gjenocidi, por pranon se ishte një krim.

Etiketa: genocidHollandakerkon faljeSerbiaveteraneve te Srebrenices

Lajme të lidhura

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës
Aktualitet

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës

12:52 - 17/03/26
Para
“Një shekull gjenocid mbi shqiptarët”, mbi 280 mijë vetë të dëbuar deri në fund të vitit 1914

"Një shekull gjenocid mbi shqiptarët”, mbi 280 mijë vetë të dëbuar deri në fund të vitit 1914

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26

Kryeministri Edi Rama doli në mbledhjen me tregtarët e naftës duke i përgëzuar për “çmimet e lira” në vend, ndërkohë...

Lexo më shumë
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

13:51 - 18/03/26
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26
Meta flet për punëtoret: Shqipëria vendi me pagat më të ulta në Europë dhe Rajon

Dosja kaloi për gjykim, reagon Meta: Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhim mashtrimet e akuzës

13:19 - 18/03/26
Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

12:54 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com