GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

I akuzuar për korrupsion/ Veliaj, 600 mln Lush Osmanit pa garë

14:57 - 17/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
I akuzuar për korrupsion/ Veliaj, 600 mln Lush Osmanit pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lush Osmani është biznesmeni i radhës që është gostitur me një super tender nga Lali Eri në prag të zgjedhjeve vendore. Me datë 16 janar 2023, kryebashkiaku Veliaj dhe Lush Osmani kanë firmosur kontratën më vlerë 600 milionë lekë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rruga për tek Liqeni Çerkezës”. 15 kompani kanë paraqitur oferta, por të gjitha janë skualifikuar në një ditë dhe në garë ka mbetur vetëm firma “Shpresa-AL” e Lush Osmanit. Ky prokurim që është zhvilluar pa një garë të mirëfilltë do të thotë se, sërish Veliaj ka firmosur për një tender abuziv.

Open Data Albania e ka klasifikuar në tenderët me “Red Flag” dhe ngre alarmin e riskut të abuzimit që sjellë kontrata. 600 milionë lekë për një rrugë që është ekzistuese. Por ka nevojë vetëm për riparime, mund t’i shpenzojë vetëm Veliaj me miqtë e tij!

 

Rruga për në Liqenin e Çerkezës ka sjellë ankesa edhe më herët. Por Bashkia nuk ia kishte hedhur kurrë sytë, derisa u kujtua se duhen votat e qytetarëve. Edhe pse kemi hyrë në periudhën kur kryebashkiakëve nuk iu lejohet të zhvillojnë tenderë, për shkak të zgjedhjeve që po afrojnë, vetëm në këto dy javët e para të janarit, Veliaj i numëron të paktën 5 tenderë në shkelje të ligjit. Vëmë re se këto tenderë janë kryesisht për asfaltim rrugësh dhe rregullim fasadash. Konkretisht, projekte elektorale që tërheqin syrin e votuesve.

Abuzimet e Lush Osmanit

Lush Osmani njihet për fondet e mëdha që përfiton përmes Shpresa.al por, edhe kompanive të tjera që ai zotëron. Gjithsesi, do mbetet gjithmonë absurde se si ai fitonte kontrata edhe në kohën kur ishte nën hetim nga SPAK për korrupsion. Në 25 tetor të 2019, Policia e Durrësit shpalli në kërkim me urdhër të prokurorisë pronarin e kompanisë ‘Shpresa.al”, Lush Osmani. I dyshuar si organizator dhe përfitues si skemës së tjetërsimit tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit.

Osmani u shpall në kërkim policor si i dyshuar edhe për përfitimin e një godine në mënyrë korruptive si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe disa javë më pas, Osmani u vetëdorëzua në Policinë e Durrësit.

 

Fillimisht Prokuroria kërkoi izolimin e tij. Por më pas, e ndërroi masën në “Detyrim paraqitje” kundrejt garancisë pasurore dhe Gjykata e Durrësit e liroi. Mirëpo, llogaritë e hapura me drejtësinë nuk e kanë penguar Osmanin të jetë i preferuari i qeverisë për tenderë.

Pikërisht në këto kohë, ai ka fituar prokurimin me objekt “Blerje Karburanti” nga Bashkia Kamëz. Miliona lekë të xhiruara pa garë. Përveç tenderit të sipërpërmendur, ndërsa ishte nën hetim nga Prokuroria e Durrësit, Osmani ka marrë një tjetër tender pa garë. Nga Drejtoria e Përgjithshme Nr. 1 e Punëtoreve të Qytetit Tiranë, me objekt blerje vaj, në datën 30 janar 2020.

Ndërkaq, në 5 vitet e fundit Lush Osmani ka marrë nga shteti rreth 700 tenderë me vlerë 1.554.148.983 lekë. Këto fakte tregojnë se SPAK ia lë rrugën të lirë Veliajt dhe miqve të tij të abuzojnë me buxhetin e shtetit..

 

Lexo edhe: Firma që pengoi Censusin/ Veliaj i jep 800 mln për klor dhe laptopë

Etiketa: abuzimErion Veliajhetimekepi rodonitLush Osmnajshpresa alSpaktender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
I madhërishmi Rama jep lajmin e shekullit: Pas 30 ditësh…

I madhërishmi Rama jep lajmin e shekullit: Pas 30 ditësh...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com