GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I burgosur politikisht prej 10 muajsh, lirohet ish-deputeti Ervin Salianji

12:17 - 08/07/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë, Video
Kohë leximi: 2 min
A A
I burgosur politikisht prej 10 muajsh, lirohet ish-deputeti Ervin Salianji
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas muajsh qëndrimi pas hekurave, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është liruar me kusht nga burgu i Fierit. Vendimi i shumëpritur u mor sot nga Gjykata e Fierit, duke pranuar kërkesën e Salianjit pasi ai kishte ezauruar dy të tretat e dënimit të tij.

Gjyqtari Noel Vezizi ishte ai që shpalli vendimin, i cili u bazua në raportin pozitiv të dorëzuar nga Shërbimi i Provës gjatë seancës së sotme. Po ashtu, edhe prokurori Genci Mane shprehu dakordësinë e tij me kërkesën e ish-deputetit. Kjo vjen pas raportit pozitiv të vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, i cili u paraqit në seancën e kaluar dhe u cilësua si thelbësor nga avokati i Salianjit, Ledio Braho.

Pas daljes nga ambientet e Gjykatës së Fierit, Ervin Salianji, i shoqëruar nga forcat e Policisë, dha një deklaratë të shkurtër për gazetarët, duke njoftuar se do të mbajë një konferencë të posaçme për mediat në orën 17:00, me shumë mundësi nga selia e Partisë Demokratike në Tiranë.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/07/WhatsApp-Video-2025-07-08-at-12.38.01-PM-1.mp4

“Gjykata e Fierit pas rekomandimeve pozitive të IEVP Fier dhe Shërbimit të provës dhe qëndrimit pozitiv të Prokurorit në lidhje me kërkesën e depozituar nga Salianji, pranoi kërkesën dhe vendosi lirimin e tij të parakohshëm me kusht”, – deklaroi avokati Ledio Braho.

Pamjet e mëngjesit të sotëm e treguan Ervin Salianjin me pranga në duar teksa dilte nga furgoni i Policisë për t’u futur në gjykatë, i shoqëruar nga një numër i madh efektivësh policie, një skenë që u kritikua si e pajustifikueshme për një person i konsiderojnë gjegjësisht si i të dënuar padrejtësisht.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/07/WhatsApp-Video-2025-07-08-at-11.23.09-AM.mp4

Ervin Salianji ishte dënuar me 1 vit burgim pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, për shkak të denoncimit të tij ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për përfshirje në trafik droge. Vendimi u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, pavarësisht pohimeve të Salianjit dhe Partisë Demokratike se dënimi ishte një hakmarrje politike e orkestruar nga Kryeministri Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Salianji, i cili kreu mbi 10 muaj burgim, ka edhe një dënim plotësues prej 5 vitesh heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike.

Vetë Ervin Salianji, pas lirimit, ka reaguar shkurtimisht duke konfirmuar konferencën e shtypit në orën 17:00. Lirimi i tij me kusht shihet si një fitore ndaj terrorit shtetëror, ndërsa pritet me interes mesazhi që ai do të përcjellë në konferencën e tij të parë pas daljes nga burgu.

Lexo edhe:

Terrori shtetëror vijon! I burgosuri politik Ervin Salianji shoqërohet në Gjykatë si kriminel i rrezikshëm (VIDEO-FOTO)

Etiketa: Ervin SalianjiGjykata e FieritKryesore1lirimSalianji

Lajme të lidhura

Aktualitet

19:49 - 21/12/25
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital
Aktualitet

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

19:36 - 21/12/25
Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit
Breaking Views

Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

19:09 - 21/12/25
Para
Zjarri në Finiq aktiv prej 5 ditësh, pritet mbërritja e avionit zjarrfikës nga Greqia

25 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 4 ende aktive

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish
Breaking Views

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25

Pas barazimit me Mainzin, Bayerni i Mynihut rikthehet te fitorja në kampionatin gjerman të futbollit. Skuadra kampione e Gjermanisë mposhti...

Lexo më shumë

19:49 - 21/12/25
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

19:36 - 21/12/25
Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

19:09 - 21/12/25
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

18:01 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com