GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I dënuar si urdhërues i vrasjes së “Fantazmës”, gjykata i konfiskon pasuritë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Të dënuar për trafik droge në Angli, konfiskohen pronat e…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa prej pasurive të sekuestruara në Nëntor 2020, në emër të Aurel Hoxhallarit dhe familjarëve të tij, janë konfiskuar me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Ndërsa ndaj të tjerave është hequr masa e sekuestros.

Në Maj 2023, Aurel Hoxhallari u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme për vrasjen e  Devi Kasmit (më 29 Janar të 2018-ës në Tiranë) – i njohur edhe me pseudonimin “Fantazma”. Sipas hetimeve të prokurorisë, Aurel Hoxhallari ishte urdhëruesi i eliminimit të Kasmit. Pavarësisht dënimit, Hoxhallari nuk është arritur të arrestohet.

Pronat e konfiskuara

Në një njoftim për mediat këtë të mërkurë, SPAK dha detaje lidhur me vendimin e gjykatës.

Pasuritë për të cilat është vendosur konfiskimi dhe kalimi në pronësi të shtetit janë:

  1. Pasuria objekt me sipërfaqe 30 m2 , me adresë: rruga “Aleksandri i Madh”, Yzberisht, Unaza e Re, Njësia Administrative Kashar, Tiranë, pjesë e objektit 1 (një) katësh për të cilin kanë aplikuar për t’a legalizuar shtetasit Aurel Hoxhallari dhe Elton Hoxhallari, me nr. Prot. *** e vitit 2009.
  2. Pasuria objekt me sipërfaqe 20 m2 , me adresë: rruga “Teodor Keko”, Unaza e Re, Tiranë, pjesë e objektit 1 (një) katësh për të cilin kanë aplikuar për t’a legalizuar shtetasit Aurel Hoxhallari dhe Elton Hoxhallari, me nr. Prot. *** e vitit 2009 (shoqëruar me fotografitë përkatëse).
  3. Pasuria me nr. ***, datë 21.04.2016, në emër të shtetases Kimete Hoxhallari (lidhur me banesën 3 (tre) katëshe në Yzberisht).
  4. Pasurinë në proces legalizimi me nr. ***, datë 27.01.2015, në emër të shtetasit Nezhdet Hoxhallari (lidhur me banesën dhe magazinën në Kodër – Mëzez).

Pasuritë për të cilat është hequr masa e sekuestros janë:

  1. Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi **, faqe **, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 300 m2 , e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të shtetasit Aurel Hoxhallari. Kjo pasuri është blerë sipas kontratës së shitjes me nr. *** Rep. dhe *** Kol., datë 24.07.2007.
  2. Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi. **, faqe ***, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 400 m2 , e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të shtetasit Aurel Hoxhallari, referuar kontratës së shitblerjes nr. *** Rep. Dhe nr. *** Kol., datë 04.07.2007, Numri i pasurisë është ***, në përputhje edhe me volumin dhe faqe është i njëjtë.
  3. Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi **, faqe ***, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 210 m2 , e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të shtetasit Aurel Hoxhallari.
  4. Pasuria e llojit “Apartament” me nr. pasurie ***, volumi **, faqe **, me sipërfaqe 61.2 m2, me adresë: rruga “Muhamet Gjollesha”, pallati nr. 7, shk. 1, kati 3, apartamenti 5, Tiranë, në pronësi të shtetases Dhorothea Male, e vërtetuar kjo nëpërmjet Kontratës me nr. *** Rep. dhe nr. *** Kol., datë 23.04.2014.
Etiketa: GJKKOkonfiskim

Lajme të lidhura

Bojkotimi i seancave nga avokatët/ Maks Haxhia humb gjyqin në Gjykatën Administrative, reagon GJKKO
Aktualitet

Bojkotimi i seancave nga avokatët/ Maks Haxhia humb gjyqin në Gjykatën Administrative, reagon GJKKO

20:05 - 28/10/26
Gjykata Supreme Federale e Brazilit refuzon ankimimin e dytë të Ervin Matës
Aktualitet

Gjykata Supreme Federale e Brazilit refuzon ankimimin e dytë të Ervin Matës

19:32 - 28/10/26
Dikur punëtor i thjeshtë, sot milioner/ Shqiptari nga Kosova fiton 168 milionë euro në lotari në Belgjikë, por jeton me frikën për jetën
Aktualitet

Dikur punëtor i thjeshtë, sot milioner/ Shqiptari nga Kosova fiton 168 milionë euro në lotari në Belgjikë, por jeton me frikën për jetën

15:53 - 28/10/26
Para
Zjarri në Dropull/ Flakët zbresin nga mali mbi fshatin Sofratikë, rrezikohen banesat

Zjarri në Dropull/ Flakët zbresin nga mali mbi fshatin Sofratikë, rrezikohen banesat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?
Breaking Views

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

23:05 - 28/10/26

SPAK i ka komunikuar mbylljen e hetimeve ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tetë ditë pas komunikimit të 5 akuzave.. procesi përfshin më...

Lexo më shumë
“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26
Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

20:59 - 28/10/26
Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

20:53 - 28/10/26
Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com