GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I vranë djalin me snajper në ballkon, ja kush është “Buzëderri”(FOTO)

20:07 - 09/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja me snajper në Vlorë, ish-drejtuesi i Policisë: Dyshoj se krimi…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gëzim Sinemati, 23 vjeç, u ekzekutua me snajper mbrëmjen e së dielës në ballkonin e banesës ku jetonte, ndërsa kishte dalë të pinte një cigare. Viktima, sipas raportimeve, dyshohet se është qëlluar nga një distancë 35-40 metra, ndërsa autorët mbeten mister.

Gëzim Sinemati është djali i Sokol Sinematit, i njohur ndryshe me nofkën “Buzëderri”, një ish-anëtar i bandës së Gaxhait në Vlorë.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto të 25 viteve më parë të Sokol Sinomatit, kur ai bashkë me anëtarë të tjerë të bandës, ndodhen në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Tiranës, ku në atë kohë zhvillohej gjykimi për anëtarët e bandave të Vlorës.

Foto i përket vitit 1999.

“Ky është Sokol Sinomati në bankën e të akuzuarve me bandën e Gaxhait në vitin 1999 në Gjykatën e Tiranës”, shkruan shkurtimisht Artan Hoxha në foton e publikuar në rrjetet sociale.

Hakmarrja është pista kryesore ku është përqendruar grupi hetimor për zbardhjen e vrasjes së 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati. I riu këtë të martë është përcjellë për në banesën e fundit, në një ceremoni mortore të blinduar me forca të shumta policie pasi në të ka qenë prezent dhe babai i tij, Sokoli, i cili aktualisht vuan një dënim në burgun e Fushë Krujës.

Dy ditë pas vrasjes së 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati në Vlorë, policia dhe prokuroria ende nuk kanë rënë në gjurmët e autorëve. Hetimet e zhvilluara deri në këtë fazë kanë ngritur dyshimet se i riu i ekzekutuar me snajper mbrëmjen e së dielës në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, mund të jetë vrarë gabimisht.

Sipas tyre nuk përjashtohet mundësia që shënjestër e këtij atentati mafioz të ketë qenë xhaxhai i tij, Benard Sinomati. Ky i fundit ka qenë së bashku me viktimën në banesën ku u qëllua i riu, i cili kishte pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika, vend ku dhe jeton.

23-vjeçari ka qenë në ambientet e brendshme të banesës në afërsi të vetratës prej xhami, të cilën e kishte ulur pak për të qarkulluar tymin e cigares që po konsumonte. Mungesa e ndriçimit në rrugë sipas hetuesve mund të ketë ndikuar tek ngatërrimi i shënjestrës nga qitësi.

Etiketa: buzederriGezim SinematiKryesore1VloreVrasja

Lajme të lidhura

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Para
Pas kërcënimit të SHBA-së, Dodik zbut qëndrimet për ndarje të Bosnjes

Pas kërcënimit të SHBA-së, Dodik zbut qëndrimet për ndarje të Bosnjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisione...

Lexo më shumë
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com