GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Ia kalon edhe Adeles, Dua Lipa këngëtarja më fitimprurëse e Britanisë së Madhe?

21:17 - 26/12/23
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Ia kalon edhe Adeles, Dua Lipa këngëtarja më fitimprurëse e Britanisë së Madhe?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dua Lipa pritet të bëhet këngëtarja femër me të ardhurat më të larta në Britani, pasi biznesi i saj i kaloi të ardhurat e artistes Adele vitin e kaluar – dhe ajo është në rrugën e duhur për t’u bërë miliardere deri në moshën 40-vjeçare.

Regjistrimet tregojnë se biznesi i Dua Lipës përfitoi pothuajse 68 milionë funte (78 milionë euro) vitin e kaluar, duke i kaluar të ardhurat e koleges së saj britanike Adele në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan DailyMail.

‘Radical22 Ltd’, kompania e saj, raportohet se ka fituar shumë sipas dokumenteve të “Companies House”, pasi u zbulua se Dua, 28 vjeçare, dhe babai i saj biznesmen, Dukagjin, i njohur si Dugi, janë bashkuar për të menaxhuar të gjitha asetet e saj tregtare.

Kompania ‘Radical22’ ka pasuri neto prej 29.9 milionë funtesh (34.4 milionë euro) në dhjetor 2022, që është pothuajse tri herë më shumë se shuma (11.6 milionë funte/13.3 milionë euro) që kishte në vitin 2019.

Kompania ka bërë një fitim të rritur prej 8.3 milionë funtesh (9.5 milionë euro) në një vit nga viti paraprak në vitin 2021.

Radical22’ ka në dispozicion një raportim prej 9.84 milionë funtesh (11.3 milionë euro) cash pasi ishte me vlerë më pak se 500,000 funte (575,000 euro) në vitin 2016, si dhe investime me vlerë më shumë se 21 milionë funte (24.1 milionë euro).

Një kompani tjetër e saj, ‘Radical22 Live’, thuhet gjithashtu se kishte asete me vlerë 32.48 milionë funte (37.39 milionë euro) në vitin 2021, që u rritën në 38.56 milionë funte (44.39 milionë euro) në vitin 2022.

Ndërkohë, asetet e kompanive të Adele thuhet se kanë arritur 50 milionë funte (57.5 milionë euro) fitime pas suksesit të albumit të saj të katërt ’30’, i cili u publikua në fund të vitit 2021.

Pavarësisht suksesit të madh të Dua Lipës, Adele mbetet ende në krye në aspektin e pasurisë së saj totale.

Sipas listës së pasurisë neto për vitin 2023 të Sunday Times, këngëtarja e hitit “Hello”, 35 vjeçare – e cila është një nga artistet femra më të suksesshme të të gjitha kohërave – mendohet të ketë një pasuri të raportuar neto prej rreth 165 milionë funtesh (190 milionë euro), e rritur me 15 milionë funte (17.2 milionë euro) nga viti 2022.

Pasuria neto e Dua Lipa, nga ana tjetër, mendohet të ketë arritur rreth 27.5 milionë funte (31.6 milionë euro) në fund të vitit 2022.

Etiketa: Britani e MadheDua Lipakengetare

Lajme të lidhura

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
Para
Nderim Nexhipit i ndodh e papritura në Turqi

Nderim Nexhipit i ndodh e papritura në Turqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com