GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Idrizi nuk toleron më: Në Vlorë, nuk dua “zvarranikë”!

23:06 - 11/06/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Idrizi nuk toleron më: Në Vlorë, nuk dua “zvarranikë”!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sinan Idrizi i vendos kushte Emiljano Çelës. I ka ofruar garanci financiare për merkaton, por qartazi dhe prerazi kërkon nga trajneri që të mos marrë lojtarë “zvarranikë”. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, presidenti zbuloi se të gjitha kontratat do të jenë dyvjeçare.

Gjithkush mund të mendojë se do të ketë penalitete, por jo. Këtë herë ka menduar të veprojë ndryshe. Nuk i del inati me lojtarët që mbyllën sezonin, sidomos me ndeshjen e fundit kundër Korabit.

Për herë të parë i jep të drejtë Komisionit të Disiplinës dhe fajëson ekipin, që u përpoq të mbulonte humbjen me sherr. Por një thumbim nuk kishte si të mos e jepte për FSHF-në.

 

Ka nisur zyrtarisht merkatoja te Flamurtari. Si do të veproni këtë herë?

Trajneri ka bërë një listë lojtarësh. Kemi qenë pak a shumë në një mendje tek ata që do të qëndrojnë. Tek afrimet e reja pastaj, i kam thënë që të mos kursehet. Duam lojtarë që të jenë të denjë në ekip. Çela ka një listë, në të cilën ka emra të futbollistëve që kanë luajtur në Superiore. Le të vijnë, t’i shikojmë…

 

Keni një mesazh për trajnerin e ri?

Mesazhi im për trajnerin është i qartë. Këtu vetëm zvarranikë nuk pranohen. Zvarranikë dhe… shiko, se m’u kujtua ajo historia e dënimeve.

 

Për çfarë dënimesh po flisni?

Për vendimet që dha Disiplina, duke dënuar si gjithnjë lojtarët tanë. Është e para herë që unë pajtohem me këtë komision. E dini pse? Mirë pjesën e nervave që nuk e mbajnë dot këta lojtarët e Flamurtarit, por përpiqen që t’i devijojnë humbjen.

Dhe e dini si, duke bërë shou të atij tipi. Normale që duhen ndëshkuar. Dënimet ishin të drejta. Pikërisht këtë i thashë trajnerit të ri: “Këtu zotëri, ne duam një ndeshje që fitohet në fushë si burrat, kaq”. Trajneri është i qartë për këtë që ne kërkojmë, tani të shikojmë.

 

Por edhe klubi u ndëshkua me gjobë nga Disiplina për sjellje të gabuar të spektatorëve. Keni një reagim?

Unë nuk e kuptoj këtë. E para, ne nuk kemi pasur as spektatorë dhe e dyta nuk ishim as organizatorë. Më tregoni një moment kur tifozët e Flamurtarit hodhën diçka në fushë. Si e përcaktojnë këta që janë të tanët, Tiranës, Dinamos, Korabit apo të Lushnjës? Si e përcaktojnë? Nuk jemi ne që e kemi organizuar. Na çuan një “faks”, sepse ai ishte turpi i federatës.

 

Çfarë “faksi”?

“Me Apoloninë ti nuk lejohesh të kesh spektatorë, por me Korabin lejohesh…” Çfarë ka ndodhur që na lejuan neve, më thuaj mua ti tani?! Nuk kemi kërkuar as falje. Pse e bën këtë? Na dërguan një “e-mail” atje, një shkarravinë nga ato që çojnë këta… Janë disa të tilla, por kjo ishte një shkarravinë ordinere. Ne nuk kemi pasur tifozë, këta na dënojnë. Do të marrin 1 milion lekë nga ne. Po le t’i marrin, t’i gëzojnë!

 

Flasim pak për synimet që keni. Si do të jenë kontratat për sezonin e ri?

Unë dua kontratat minimumi 2-vjeçare. Nuk do të jenë më sezonale. Edhe me trajnerin Emiljano Çela do të kemi një bashkëpunim dyvjeçar.

 

Do të kenë penalitete kontratat?

Kontratat do të jenë pa penalitete. Ndëshkimi më i madh për ta dhe asaj që do të japin në fushë, do të jetë përbuzja që mund të marrin nga tifozët vlonjatë. Asnjë penalitet! Nuk ka penalitet më të madh në botë sesa të jesh i përbuzur nga një qytet. Të tjerat pastaj janë histori të tjera. Xhepat mbushen dhe zbrazen, kanë ciklin e tyre. Por përbuzja ngelet përbuzje. Nuk ka më te ne, ta harroni këtë histori tani.

 

Do të përqendroheni tek akademia?

Do të zgjerojmë rolin e akademisë. Me ndërtimin e fushave të reja tani në Pyllin e Sodës, do të kërkojmë që të ndërtojmë edhe skuadër për 21-vjeçarët. Prandaj këtë ia bëra të qartë edhe trajnerit. Do të ketë një koordinim më të plotë midis akademisë, strukturave, zbuluesve të talenteve, trajnerëve dhe drejtorit sportiv. Pra do të jetë një koordinim klasik./PanoramaSport

Etiketa: FlamurtariSinan Idrizi

Lajme të lidhura

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos
Sport

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos

23:31 - 06/03/26
Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë
Breaking Views

Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë

21:27 - 06/03/26
Paralajmëron Bufon: Jap dorëheqjen, nëse Italia nuk kualifikohet në Kupën e Botës
Sport

Paralajmëron Bufon: Jap dorëheqjen, nëse Italia nuk kualifikohet në Kupën e Botës

15:31 - 06/03/26
Para
Arabia nuk njeh kufij: 120 mln euro Jose Mourinho-s

Arabia nuk njeh kufij: 120 mln euro Jose Mourinho-s

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sekuestrohen në Hungari miliona euro cash dhe lingota ari në makinat e 7 ukrainasve
Botë

Sekuestrohen në Hungari miliona euro cash dhe lingota ari në makinat e 7 ukrainasve

11:25 - 07/03/26

Një përplasje e ashpër ka plasur mes Hungarisë dhe Ukrainës. Kjo pasi Budapesti sekuestroi dy automjete të blinduara bankare ukrainase...

Lexo më shumë
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Emigrimi masiv, Tabaku: Të rinjtë nuk shohin asnjë mundësi reale për të ndërtuar jetën në Shqipëri

11:11 - 07/03/26
Shpërthim pranë aeroportit të Dubait, pezullohen të gjitha fluturimet

Shpërthim pranë aeroportit të Dubait, pezullohen të gjitha fluturimet

10:59 - 07/03/26
Sot 7 Marsi/ Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

Sot 7 Marsi/ Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

10:40 - 07/03/26
Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve

Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen rrugëve

10:32 - 07/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com