GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

ILD i bashkohet projektit të KE për mbrojtjen e mjedisit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i ILD-së: Në vitin 2021 ka pasur hetim disiplinor për 31 magjistratë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Si pjesë e Rrjetit Europian të Shërbimeve të Drejtësisë (RESIJ), Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka pranar ftesën e Rrjetit për t’u angazhuar në projektin COPEIJ, të Komisionit Evropian “Për bashkëpunimin në mbrojtjen e mjedisit përmes autoriteteve kombëtare të inspektimit të drejtësisë”, përkrah institucioneve homologe të Francës, Italisë, Rumanisë dhe Portugalisë, nën menaxhimin e Expertise France.

Në këtë kuadër, anëtarë të Zyrës së ILD-së kanë marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e projektit të zhvilluara në periudhën Shkurt-Shtator 2023, që nga takimet koordinuese tek vizitat studimore, që janë kryer me rotacion në secilin nga vendet e projektit, e gjatë të cilave autoritetet kombëtare vendase, përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit kanë referuar praktikat e punës dhe sfidat si institucionale ashtu edhe ligjore. Në përfundim të kësaj faze, secili vend përgatit një Raport pune, në gjuhën frënge, me panoramën dhe rekomandimet për autoritetet kombëtare dhe Komisionin Europian, për krijimin e mjeteve për reduktimin e hendekut mes nevojës për drejtësi penale efektive mjedisore dhe realitetit aktual në secilin vend.

Ekipi i zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë përgatiti raportin kombëtar mbi vendin tonë, që përmban kuadrin juridik kombëtar e ndërkombëtar, kuadrin institucional, jurisprudencën vendase dhe të GJEDNJ mbi krimin mjedisor, paraqitjen e autoriteteve administrative shqiptare, ato gjyqësore të specializuara dhe autoritete të tjera civile, të dhëna statistikore, bashkëpunime dhe praktika pune si dhe rekomandime për autoritetet kombëtare dhe për Komisionin Europian, si porositësi i projektit.

“Të perceptuara shpesh si krime “pa viktima” dhe të rastësishme, krimet mjedisore shpesh renditen poshtë në listën e prioriteteve të zbatimit të ligjit dhe zakonisht ndëshkohen me sanksione të ulëta, si rezultat i përkufizimeve të paqarta dhe keqinterpretimit të koncepteve. Në këtë kontekst, ky raport bazë mundëson një analizë të detajuar të kuadrit ligjor mjedisor shqiptar, të kapaciteteve institucionale, duke përfshirë si aspektin e burimeve njerëzore dhe financiare, ashtu edhe aspekte të veprimtarisë së tyre.”, thuhet në raportin e përgatitur nga ILD.

Etiketa: ILDmjedisprojekt

Lajme të lidhura

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje
Aktualitet

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26
Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)
Aktualitet

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë
Aktualitet

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
Para
I kërkuar për vrasje, kapet në Fushë Krujë (Emri)

I kërkuar për vrasje, kapet në Fushë Krujë (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje
Aktualitet

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26

 Numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës wshtw rritur, pasi kanë shfaqur simptoma si...

Lexo më shumë
Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:18 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com