Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është përballur sot me trupin gjykues dhe prokurorët, teksa nuk ka kursyer akuzat ndaj këtyre të fundit për procesin e sterilizimit.
Ndër të tjera Beqaj ka përsëritur një frazë të zakonte të kohës së komunizmit, ku të gjithë shokët që çonte Enveri në “Gijotinë” thërrisnin para dënimit: “Partia jonë po na dënon, partia dhe shoku Enver e dinë mirë atë punë”.
Ilir Beqja duket se është bindur tashmë se drejtësia në Shqipëri vepron me udhër politik, por shpreson ende në mëshirën e shokut të tij të ngushtë, Edi Rama, dhe edhe pse ka shpërthyer sot në gjykatë duke i akuzuar për proces politik, është munduar të ruajë liderin e lavdishëm, udhëheqësin e ekzekutivit dhe partisë.
Beqaj ka deklaruar se edhe sikur ta dënojnë me burgim të përjetshëm apo edhe me vdekje, sërish sipas tij, Gjykata nuk do të arrijë ta njollosë dhe ta kriminalizojë Partinë Socialiste, dhe Edi Ramën.
Nuk dihet nëse kjo deklaratë e Beqajt tregon se “rilindasit” e korruptuar pranojnë burgun dhe liderin muk e “shesin”, apo ishte një lloj servilizimi dhe mesazhi ndaj ish-shefit dhe mikut të tij, Edi Rama.
Kujtojmë se më parë Beqja ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, kërkesë që nuk u pranua.
Fjala e Beqajt në seancën gjyqësore
Ju e shkatërruat procesin, hetimet dhe akuzën në mënyrë të parekuperueshme dhe përmes heshtjes suaj të paligjshme, na keni vendosur në pamundesi mbrojtjeje efektive për fakte që nuk janë në akuze dhe që ju nuk i shpjegoni se ku i keni parë dhe me çfare provash i mbështesni si fakte.
I gjithë ky proces penal siç e kam deklaruar në këtë sallë në mënyrë të përsëritur ka nisur si proces politik, ka vijuar si hetim politik dhe edhe ju e nderuar gjyqtare me vendimin e datës 23 dhjetor 2024 vendoset një gur të rëndësishem në themelet e politizimit të kësaj çeshtje penale. Meqenëse unë, Ilir Beqaj nuk mund të dilja i paakuzuar në këtë çështje penale dhe meqenëse ju e konstatuat se as shkelja e barazisë në tender, as shpërdorimi i detyres dhe as korrupsioni pasiv nuk qëndronin, shpikët akuzën e vjedhjes dhe të grupit të strukturuar kriminal. Të siguroj se unë do t’i çmontoj dhe këto dy akuza. Por dua të deklaroj se edhe ju jeni bërë pjese e inkuizicionit ndaj meje.
Se dyti të siguroj, se edhe sikur me vdekje apo me burgim të përjetshëm të më akuzosh apo të dënosh nuk do mund të zhbësh, kontributin tim 33 vjeçar në jetën publike te vendit dhe as të njollosesh as emrin tim dhe as mbiemrin e familjes sime.
Por, edhe nuk do të mund te njollosesh dhe as te kriminalizosh as qeverinë 1 të Edi Ramës dhe as Partinë Socialiste.
Pas 5 vjetësh hetime rezulton se, gjykata ka pranuar se objekti i kontrates ishte një nevoje publike e shëndetësisë shqiptare.
Prokuroria e Posaçme nuk gjeti elemente të veprës penale të shkeljes së barazisë në tender.
Prokuroria e Posaçme nuk gjeti elementë të vepres penale të korrupsionit pasiv, as të funksionarëve të larte, as të funksionarëve publikë.
Vendimi juaj nuk ishte i papritur për mua edhe pse shumë mund të jenë çuditur. Ishte ne vazhdën e çudirave që paten edhe 2 vendimet e gjyqtarit të hetimeve paraprake, në vendimet e Qershorit dhe të Tetorit 2023.
Fakti se prokuroret deklaruan se nuk kanë gjetur vepër penale të shkeljes së barazisë në tender dhe fakti se edhe ju zonja gjyqtare e pranuat këtë deklarim të tyre konfirmojnë pavërtetësine e pohimeve të vendimit në fjale te gjyqtarit Bani.
Deklaroj që ka vendosur të mos i marrë në konsiderate me vetedije se nuk e çoj nëpërmend se nuk i di, sepse nese do provonim qe nuk i dinë keto gjera gjyqtaret e Gjykates se Posaçme, ky do te ishte dështimi më i madh i reformës në drejtësi. Vertetë na duhen gjyqtarë të pakorruptuar dhe të pakorruptueshem, por më së pari na duhen gjyqtarë të aftë.
Çfare vlere ka teëjesh i pakorruptuar kur gjithsesi gjyqtari ndikohet nga presioni publik, mediatik, politik?! Dhe çfarë vlere ka kur gjyqtari nuk ndikohet nga askush, por i mungon aftësia apo dëshira për të kuptuar dhe pranuar të vërtetën dhe ligjin?
Ju zonja gjyqtare, me vendimin tuaj vendoset t’u bashkoheni deputeteve Albana Vokshi dhe Petrit Vasili. Pas vitesh e vitesh, që fjalet “hajdut” dhe “vjedhje” janë përdorur rëndom nga politika per sulme te ndersjellta, mesa duket edhe ju vendoset t’i provoni duke u bere pjese e debatit politik.
U provua se gjate hetimeve, organi i akuzes nuk ka bërë asnjë perpjekje për të gjetur prova që janë në favorin tim, edhe pse këtë e kerkon neni 8/a, pika 2 i K. Pr. Penale. Flitet disa here në dosjen hetimore për numrin e nderhyrjeve kirurgjikale ne vitin 2013.
Studimi i fizibilitetit përmend se jane rreth 50,000 nderhyrje kirurgjikale. Ndersa, sipas organit te akuzes jane 63,000. Ne 5 vite organi i akuzës nuk mori mundimin të hetoje vetë se sa ka qenë realisht ky numër. Nuk ia kerkoi vetë asnjëherë zyrtarisht Ministrisë së Shendetesise, edhe pse në dosjen hetimore janë pergjigjet zyrtare te QSUT-se dhe te Spitalit Universitar te Traumes. Organi i akuzës nuk ka lënë cep në internet pa rrëmuar për prova kundër meje.
Lidhur me numrin e nderhyrjeve kirurgjikale ne vitin 2013 nuk mori mundimin as te lexoje ne internet raportet vjetor te QSUT, apo faqe zyrtare ne ëeb te INSTAT. Po ta kishte bere, do te kishte zbuluar qe numri 63,000 eshte i pasakte. Shifrat e percjella nga drejtuesit e spitaleve, me firme dhe me vule, jane ndjeshem te ndryshme nga ato qe ka marre ne konsiderate organi i akuzes, kur ka llogaritur totalin 63,000 te nderhyrjeve kirurgjikale ne vitin 2013.
As ju nuk kerkuat qe organi i akuzes te provoje vertetesine e shifres 63,000. Mbrojtja ime e ka marre nje pergjigje zyrtare nga Ministria e Shendetesise. Numri eshte ndjeshem i ndryshem nga 63,000. Dokumentin e pergjigjes do ta bejme publik ne gjykimin e themelit. Aty para publikut do te tregojme se sa te paplota dhe qellimkeqija kane qene hetimet e organit te akuzes. Do te tregojme se sa i paplote ka qene gjykimi ne kete seance paraprake. Aty do te tregojme se sa i anshem ka qene kreu i SPAK, Dumani, me udhezimin specifik qe u ka dhene prokuroreve te ceshtjes per kete qellim ne prill apo maj 2023. Do te provojme se sa qellimkeq ndaj personit tim ka qene edhe vendimi i gjyqtarit Bani i 23 qershor 2023. Do te provojme se sa inekzistent eshte Artur Metani, kreu i ILD-se, sic edhe do t’i tregojme publikisht diplomateve te huaj, per te verteten e koncesionit te sherbimeve te integruara te menaxhimit te instrumentarit kirurgjikal ne spitalet publike te Shqiperise.
Nderkohe ftuat prokurorine te beje dhe hetime qe duket se jane absurde. Se pari, ne vendimin e ndermjetem (nr 4), as nuk e cituat fare nenin perkates 332/ç te Kodit te Procedures Penale, qe ju jep te drejten te urdheroni plotesimin e hetimeve paraprake. Se dyti, me 23 Dhjetor 2024, ju kerkuat qe brenda 2 muajsh, dmth deri ne 23 Shkurt 2025, prokuroret te hetojne per shperdorim detyre, punonjesit e Ministrise se Financave dhe Gazmend Vehbi. Por dihet boterisht qe pas 12 Janar 2025, vepra penale e shperdorimit te detyres per keta persona eshte parashkruar.
Kerkuat hetime shtese per 4 anetare te KPP-se per “shperdorim detyre”. Vepra penale qe mund te bejne anetaret e KPP-se eshte shkelja e barazise ne tender. Organi i akuzes deklaroi se nuk ka shkelje barazie ne tender ne kete ceshtje penale. Ju e pranuat kete gje. Atehere, pse beni kerkesa absurde.
Ndersa lidhur me kerkesen per te hetuar Artur Lama dhe Alfred Çareri, ju treguat se vendimi juaj eshte marre nen presionin e politikes, dhe se ju dashur, pa dashur jeni bere nje vegel e mekanizmit te inkuizicionit ndaj Ilir Beqajt”, është shprehur ish-ministri.
Discussion about this post