GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Importet e vezëve rriten me 25 herë, për herë të parë pas 6 vitesh

07:46 - 18/07/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Studimi, konsumimi i një ose më shumë vezëve në ditë mund të shkaktojë diabet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për periudhën janar-qershor 2022 importet e vezëve arrijnë në shifra rekord.

Rritja ka nisur pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në muajin mars, duke arritur pikun për muajt maj dhe qershor.

Sipas të dhënave të doganave për “Monitor” për periudhën janar-qershor importet e vezëve janë rreth 25 herë më të larta se e njëjta periudhë e 2021. Në total në këtë periudhë janë importuar 380,7 mijë kg vezë nga 15,4 mijë kg vezë që u importuan vjet.

Tendenca e lartë e importeve të vezëve ishte shënuar edhe në 2015. Në raport me këtë periudhë importet e janar-qershor 2022 janë rreth 2,5 herë më të larta.

Operatorët pohojnë me shqetësim se po humbasin konkurrueshmërinë për shkak të importeve të larta kryesisht nga Serbia me çmim më të ulët se veza vendase. Drejtori i shitjeve të kompanisë të vezëve “Ovvital” z. Lilo Seraj nënvizoi për “Monitor” se aktualisht çmimi me shumicë i vezës nga fermat blegtorale ka shënuar rënie 5% (nga 18 lekë që ishte në 17 lekë për kokërr). Sipas tij rënia e çmimit ka ardhur nga rritja e importit të vezëve me çmim më të lirë se të vendit dhe zbutja e kostove nga furnizimet vendase me grurë dhe misër.

“Te ulja e çmimit ka ndikuar edhe importi i vezës së kategorisë A nga Serbia, pasi çmimi është shumë herë më i lirë, kjo si pasojë e sistemit të taksave që kanë për lëndët e para më blegtori. Ne taksohemi 20% për lëndët e para, kurse në Serbi taksa është 6%. Po ashtu Serbia është një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit dhe misrit në rajon. Ne taksohemi 20% për lëndët e para, kurse në Serbi taksa është 6%. Konsumi në përgjithësi i të gjithë artikujve ka shënuar rënie dhe impakti që prisnim nga turizmi nuk është ai që pritej”, theksoi ai.

Rritja e lartë e importeve te disa ferma blegtorale po jep efekte edhe te ulja e prodhimit. Vjet sipas të dhënave të INSTAT në 2021 u prodhuan 9% më shumë se në 2020.

Në tregun e vezëve ekziston gjithmonë mbiprodhimi, për këtë arsye operatorët gjithmonë ndihen në panik, pasi nuk arrijnë të mbajnë dot çmimin brenda normave të kostos dhe fitimit, pasi veza është një produkt delikat dhe nuk mund të magazinohet për një kohë të gjatë, për këtë arsye ulet çmimi.

Para valës së rritjes së çmimit të drithërave për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, çmimi i vezës me shumicë ishte 13 lekë për kokërr. Në mesin e muajit mars veza me shumicë nga fermat u shit me 18 lekë për kokërr (rritja 38%) nga 15 lekë për kokërr që ishte më parë, ndërsa në dyqanet e produkteve ushqimore çmimi i vezës arriti 19 lekë nga 17 lekë për kokërr që shitej më parë.

Në fund të muajit mars çmimi i shitjes së vezës nga dyqanet e pakicës arriti në 24 lekë për kokërr, nga mungesa e 50% të prodhimit ditor për shkak të ngordhjes të pulave nga influenca aviare./Monitor/

Etiketa: importeveze

Lajme të lidhura

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?
Breaking Views

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje
Breaking Views

Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje

13:41 - 11/01/26
Para
Nuk e keni vënë re, por ky është gabimi që bëni “padashje” kur lani çarçafët

Nuk e keni vënë re, por ky është gabimi që bëni "padashje" kur lani çarçafët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com