GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Inagurimi i dëshirave

17:55 - 18/04/25
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Inagurimi i dëshirave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Dikur, në kohët e moçme, para vitit të largët 2013, inaugurimi bëhej në dy akte të thjeshta:

një për fillimin e punimeve dhe një tjetër, kur çuditërisht, punimet përfundonin!

Por më pas u zbulua një zgjidhje magjike: segmentimi.

Rruga u nda në lote, faza dhe copëza… dhe për çdo copëz, një gërshërë, një fjongo dhe një kameraman me dron, por pa gazetarë!

Ata mund të bënin pyetje të sikletshme, si: “Po kur do mbarojë, realisht?” Sa kushton? Etj etj. Kështu që më mirë kur vetë ministri apo Kryeministri raportojne live nga kantieret! Shembull: unaza e Tiranës!

Më vonë, inaugurimi i rrugës ndodhte dy apo edhe tre herë për të njëjtin aks.

Shikoni Rrugën e Arbrit, një rrugë me më shumë inaugurime sesa tunele, me më shumë fjalime sesa tabela sinjalistike dhe me më shumë inspektime se pemë!

Dhe pastaj, si çdo shoqëri që ecën me hapa gjigantë drejt progresit: filluam të inaugurojmë edhe ato projekte që nuk nisën kurrë!

Trami i Tiranës? Kalimet nëntokësore, Ballkani Hapur …

Ndërsa tani… e kemi kaluar realitetin.

Inaugurojmë foto. Po, FOTO. Pamje të mrekullueshme, me filtra, me dritë, plot shpresë.

Rruga Tiranë–Durrës, segmenti më i ngarkuar në vend, është kthyer sot në një ekspozitë pikture dixhitale, ku edhe Van Gogh-u do të kishte dorëzuar penelin.

Makinat ecin me rend, trafik nuk ka, pemët nuk kanë nevojë për krasitje, lulet nuk thahen kurrë nga dielli. Është një mrekulli e krijuar nga duart e arta në Photoshop.

Nuk mbaron këtu :

Pas inagurimit të fotove, kaluam një shkallë më lart: inaugurimi i ideve. Projekt-ideja e trenit Durrës-Prishtinë është shembulli ideal: asnjë tra, asnjë shinë, por plot ndjenja patriotike dhe në mungesë të valëve të kaltra të Adriatikut, një det flamujsh kuq e zi…

Por evolucioni është i pashpirt, nuk ndalet.

Faza më e fundit është inaugurimi i dëshirave.

Pasaportat europiane për të gjithë shqiptarët, në vitin 2030!

Dhe mbërrin momenti që njerëzit nuk shohin më ëndrra, por jetojnë me to.

Shqipëria e sotme e halleve dhe e valleve i ka gjithë mirat dhe vetëm një problem:

asgjë nuk mbaron, por gjithçka inspektohet dhe inaugurohet.

Dhe me këtë ritëm, së shpejti do të presim shiritat në Facebook! Gëzuar!

Etiketa: Inagurimi i dëshirave

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
Xhelal Mziu i përgjigjet Ramës: Çyryk pa brekë! Ske nder as burrëri

Xhelal Mziu i përgjigjet Ramës: Çyryk pa brekë! Ske nder as burrëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh
Aktualitet

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26

Një shpërthim me tritol ka mdodhur në orët e para të mëngjesit në Lezhë. Rreth orës 5:30 të mëngjesit i...

Lexo më shumë
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com