GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Inceneratori/ Berisha: Aferës Rama-Agaçi i shtohet edhe Erion Veliaj

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratori/ Berisha: Aferës Rama-Agaçi i shtohet edhe Erion Veliaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi disa herë sot, se pronari i ndërmarrjes së djegësave është Edi Rama. Por me inceneratorin e Tiranës, kreut të kësaj afere, iu shtua edhe Erion Veliaj, tha Berisha.

“Një nga faktet se kemi të bëjmë me një ndërmarrje të vetme është se Gugallja, Mërtiri, Zoto, tani dalin në skenë në djegësin e Tiranës.

Por, në djegësin e Tiranës, kreut të aferës Rama-Agaçi, i shtohet Erion Veliaj.

Erion Veliaj, në vitin 2016, ndonëse e ka mohuar publikisht disa herë se është iniciator i djegësit të Tiranës, është e faktuar se ai është propozuesi, se ai është iniciatori, se ai ka dorëzuar të paktën katër kërkesa në Ministrinë e Financave për miratimin e projektit të djegësit të Tiranës. Një për Shkëlqim Canin dhe tre për Arben Ahmetajn. Pastaj ka shfrytëzuar drejtuesit e Ministrië së Mjedisit.

Për djegësin e Tiranës, Edi Rama ka firmosur me 7 dhjetor 2016 për t’i dhënë kompanisë 8 pikë bonus. Kjo sipërmarrje nuk ekzistonte në tokën shqiptare. Zero.

Por nën udhëheqjen e bosit të ndërmarrjes, Edi Rama, i jepet bonusi një ndërmarrje që është krijuar tetë muaj më vonë dhe një ditë përpara se qeveria ta shpallë fituese të inceneratorit të Tiranës.

Më tutje, Erion Veliaj lartësohet në bashkëpronar sepse ai ka falsifikuar, ka mashtruar, i ka dërguar Ministrisë së Financave si vendime të Këshillit Bashkiak dhe vendime të Këshillit të Qarkut, vendime për të cilat nuk ishte mbledhur as Këshilli Bashkiak dhe as Këshilli i Qarkut. Përkundrazi thuhet se asnjë bashki tjetër e qarkut përveç asaj të Tiranës, nuk ishte dakord, por kjo është punë tjetër.

Këtu, Erion Veliaj bëhet ortak në aferën me Ramën dhe Agaçin,” theksoi Berisha.

“Keni vënë re ju se si vjedh Belinda Balluku? I copëtojnë rrugët me lote. Unaza e Tiranës ka 13 vjet që nuk përfundon me lote. Përfundoi Rruga e Kombit për dy vite. Përfundoi rruga Levan-Vlorë për dy vite.

Pse e bëjnë kështu? Se kështu vjedhin me Salillarët dhe të tjerë dhe nuk futin kompanitë e huaja. Kompanitë e huaja nuk janë, se ndjekin standarde të tjera.Ndaj ndërtoheshin rrugë me 2 milionë euro për kilometër. Me respektin më të madh për ndërtuesit shqiptarë, por rrugët janë ndërtuar nga kompanitë e huaja.

Dhe unë u bëj thirrje medieve t’u thonë shqiptarëve të vërtetën për këtë sipërmarrje. Është banale të përflitet për sipërmarrje Zoto-Gugallja-Mërtiri. Kjo është sipërmarrja Rama-Veliaj-Agaçi-Gjiknuri.

Jam përpjekur të ekspozoj Ramën si kreu i organizatës. Nuk e bëj për qëllime politike, por dokumentet të detyrojnë të thuash të vërtetën. Sot ia mbathi. Ajo që tha avokati, koka e mbretit apo revolucionit, koka e mbretit iku. Nuk ishte Arben Ahmetaj koka e mbretit. Dhe po të shihni fytyrat e tyre, nuk kishte pamje të papara ndonjëherë. Do të studiohet edhe leximi i fytyrës, do të dalin aty të gjithë që janë të implikuar. Aty me firma janë me dhjetëra, me dhurata janë me dhjetëra,” shtoi Berisha.

 

Etiketa: AgaciberishaKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra
Breaking Views

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra

21:07 - 06/08/26
Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!
Breaking Views

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!

21:00 - 06/08/26
“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!
Aktualitet

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
Para
20-vjeçarja arrestohet për vdekjen e nipit të aktorit hollywoodian

20-vjeçarja arrestohet për vdekjen e nipit të aktorit hollywoodian

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe në lagjen “16 prilli” në Fier. Flakët kanë përfshirë...

Lexo më shumë
Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

21:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com