GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

INSTAT shtyn për vitin 2024 Censin e Bujqësisë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
INSTAT shtyn për vitin 2024 Censin e Bujqësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Instituti i Statistikave ka shtyrë për vitin 2024 Censin e Bujqësisë i cili fillimisht ishte parashikuar për t’u zhvilluar në vitin 2022.

Ky cens shihet i lidhur me atë të popullsisë i cili edhe ai pësoi një shtyje nga planifikimi fillestar që ishte viti 2020 kur edhe shpërtheu pandemia e COVID-19. Në dokumentin e tij vjetor INSTAT nënvizon se tashmë Censi i Popullsisë që do të zërë vend në tetor 2022 kërkon angazhim maksimal të burimeve njerëzore dhe operacionale dhe e bën të pamundur që në të njëjtin vit të mbahet edhe Censi i Bujqësisë.

“Censi i ardhshëm i Bujqësisë ishte planifikuar të kryhej në vendin tonë në vitin 2022, duke ndjekur rekomandimet e Programit Botëror për Censin e Bujqësisë 2020 . Kryerja e Censit të Bujqësisë është e lidhur ngushtë me rezultatet e Censit të Popullsisë dhe Banesave, pasi me të dhënat e përfituara nga moduli i bujqësisë në pyetësor, mundësohet ndërtimi i një bazë të re zgjedhjeje për Censin e Bujqësisë. Faza përgatitore për Censin e Bujqësisë ndikohet në terma kohorë dhe logjistik nga Censi i Popullsisë dhe Banesave, i cili do të zhvillohet në Tetor 2022. Mbi këto baza, INSTAT, në mënyrë që të angazhohet plotësisht për të gjitha aspektet teknike dhe operacionale, është i detyruar të shtyjë Censin e Bujqësisë në vitin 2024” thuhet në raport.

I njëjti sjell në vëmendje se INSTAT, gjatë vitit 2020, në bashkëpunim me ekspertizën ndërkombëtare, ka rishikuar modulin e pyetjeve të cilat janë përfshirë në pyetësorin e Censit të ardhshëm të Popullsisë dhe Banesave, me qëllim përditësimin e listës së fermave bujqësore. Lista e përditësuar e fermave do të jetë korniza për Censin e ardhshëm të njësive ekonomike bujqësore.

Në këtë nismë INSTAT parashikon që të mbështetet nga donatorët kurse sa i takon dokumenteve strategjike është mbështetur nga Organizata Bujqësisë dhe Ushqimit në Kombet e Bashkuara (FAO).

“Në punën përgatitore që INSTAT ka zhvilluar gjatë vitit 2020 përfshihet edhe përpjekja për gjetjet e burimeve të mundshme financiare mbështetëse për “Hartimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Censin e Bujqësisë”. Hartimi i strategjisë do të shërbejë për të planifikuar dhe detajuar elementët më të rëndësishëm të projektit, si dhe për përgatitjen e kuadrit rregullator dhe vlerësimin e burimeve dhe aktorëve që do të përfshihen më tej. Kjo përpjekje u finalizua në fund të vitit 2020, me një marrëveshje me FAO për mbështetjen në hartimin e dokumenteve strategjikë për Censin e Bujqësisë” thuhet në dokument.

Etiketa: 2024Censi i BujqesiseekonomiInstat

Lajme të lidhura

Pacolli padit zyrtarisht Ramën në Arbitrazh: Po merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffetit
Breaking Views

Pacolli padit zyrtarisht Ramën në Arbitrazh: Po merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffetit

15:08 - 13/09/26
Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër
Aktualitet

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26
Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada
Aktualitet

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

13:26 - 12/09/26
Para
Morinë/ Arrestohet 66-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

Morinë/ Arrestohet 66-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

TË FUNDIT

Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen
Breaking Views

Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

21:17 - 13/09/26

Profesori Lush Susaj ka përcjellë një mesazh për prindërit dhe mësuesit, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor....

Lexo më shumë
Elbasani i shkakton humbjen e parë Egnatias në kampionat

Elbasani i shkakton humbjen e parë Egnatias në kampionat

20:58 - 13/09/26
Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

19:35 - 13/09/26
Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

18:35 - 13/09/26
Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com