GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Inter rikthehet me fitoren në Reggio Emilia, zikaltërit i falen dopietës së Edin Dzeko (VIDEO)

17:01 - 08/10/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Inter rikthehet me fitoren në Reggio Emilia, zikaltërit i falen dopietës së Edin Dzeko (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inter rikthehet te fitorja. Pas humbjeve me Udinesen dhe Romën, vjen fitorja ndaj Sassuolos 1-2, në një fushë mjaft të vështirë si ajo e Reggio Emilias.Zikaltërit do merrnin avantazhin në fundin e pjesës së parë. Ekipi i Simone Inzaghit do përfitonte pas një rrëmuje në zonë dhe do realizonte me Dzeko, goditja e të cilit është e dobët por e mjaftueshme për të marrë epërsinë.

Kristjan Asllani mbeti në dhomat e zhveshjes, tekniku Inzaghi vendos ta zëvendësojë lojtarin shqiptar, teksa në pjesën e parë provoi me një goditje nga distanca, duke gjetur vetëm tribunat.

Pjesa e dytë do niste mirë për vendasit, që do vendosnin ekuilibrat me Fratesin.Një krosim nga krahët gjeti të papërgatitur mbrojtjen e nënkampionëve të Italisë, me mesfushorin që mposht mjaft mirë Onanan.

 

Inter tregon se kishte ardhur vërtetë për 3 pikët sot. Pavarësisht dominimit të skuadrës së Dionisit, sinjalet e qarta i jep Lautaro Martinez me një tentativë me kokë. E nevojshme për të mohuar golin e argjentinasit është një mrekulli e portierit Consigli.

 

“Gardiani’ bëri mirë ndaj Martinez, por nuk ishte e thënë që të përsëriste sërish atë veprim, pasi Dzeko “tund rrjetën” përsëri me kokë, në minutën e 75-të.

Të destinuar për të vuajtur deri në fund, “demi” Martinez nuk shfrytëzon siç duhet një pasim të Dumfries nga krahët, shumë afër zonës çon sferën jashtë katërkëndëshit.

Skuadra mysafire përpiqet që të ulë ritmin në minutat e fundit, e vetdijshme për dëmin që mund të shkaktojë Sassuolo me shpejtësinë e saj në kundërsulme.

Në fund pati minuta edhe për Roberto Gagliardin, që jo vetëm ndërpret në mes aksionet e kundërshtarit, por vuri në vështirësi në një rast edhe Consiglin.

4 minuta shtesë, 4 minuta shpresë për Sassuolon, që në fund të fundit nuk ia doli dot të marrë një pikë nga ky takim. Inter, në krahun tjetër merr një fitore që më shumë sesa për rënditjen, vlen për moralin.

 

Etiketa: Fitoreinter

Lajme të lidhura

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën
Sport

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

17:39 - 04/04/26
Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)
Breaking Views

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

17:08 - 04/04/26
Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…
Sport

Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

16:57 - 04/04/26
Para
Kosova ende në pritje të një regjimi pa viza me BE-në, shpenzojnë 89 milionë euro për vizën Schengen

Kosova ende në pritje të një regjimi pa viza me BE-në, shpenzojnë 89 milionë euro për vizën Schengen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën
Sport

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

17:39 - 04/04/26

Janë zhvilluar këtë të shtunë 5 ndeshje të javës së 29 të Kategorisë së Parë ku skuadrat që janë në...

Lexo më shumë
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

17:08 - 04/04/26
Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

16:57 - 04/04/26
Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com