GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Interi i përgjigjet Milanit nga Sardenja, titulli vendoset në finish

22:59 - 15/05/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Interi i përgjigjet Milanit nga Sardenja, titulli vendoset në finish
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Interi ka mposhtur Cagliarin me rezultatin 3-1 në javën e 37-të të Serie A dhe ka transferuar luftën për titullin kampion në javën e fundit të kampionatit. Zikaltrit e Inzaghit zhvilluan një ndeshje të mirë në transfertë dhe dominuan takimin pothuajse gjatë 90 minutave.

Interi e nis në sulm ndeshjen dhe rrezikon gradualisht portën e Cagliarit. Milan Skrinuar realizon një gol pas vetëm 10 minutash lojë, por gjithçka anulohet nga sistemi VAR për një prekje të topit me dorë.

Megjithatë nuk vonon shumë dhe Interi gjen sërish golin, këtë herë me Darmian që “ngrihet në fluturim” dhe shënon një gol me kokë pas harkimit të Perisic. 1-0 dhe Interi e çon ndeshjen në rrjedhën e duhur për ta.

Zikaltrit vazhdojnë të sulmojnë, ndërsa Lautaro Martinez ka dy shanse të mira shënimi. Topi shkon në shtyllë, duke mos i lejuar sulmuesit argjentinas që të gjejë rrugën e rrjetës.

Ekipet shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0, ndërsa edhe pjesën e dytë, Interi e nis aty ku e la. Këtë herë Lautaro Martinez nuk gabon dhe shënon golin e dytë për Interin.

Gjithçka duket e mbyllur për Interin, por dy minuta më vonë, Lykogiannis rihap gjithçka me një supergol nga distanca. Cagliari provon të surprizojë për të shpresuar më shumë te mbijetesa, por pa sukses.

Në kampin zikaltër ndihet lodhja pas 120 minutash lojë në finalen e Kupës së Italisë, megjithatë, arrijnë ta kontrollojnë mirë lojën. Cagliari vazhdon të besojë te një rezultat pozitiv, por Lautaro Martinez gjen edhe golin e tretë për Interin duke i prerë të gjitha shpresat sardëve.

Në minutat e mbetura, Interi i afrohet sërish golit me Dumfries që godet shtyllën. Në fund ndeshja përfundon me rezultatin 3-1, me Interin që del nga kjo transfertë me pikë të plota.

Etiketa: Cagliariinterserie a

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
“Hëna e Kuqe”/ Të gjithë sytë nga qielli, ja çfarë do të ndodhë pas mesnate

“Hëna e Kuqe”/ Të gjithë sytë nga qielli, ja çfarë do të ndodhë pas mesnate

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26

Disa minuta pas ministrit të Mbrjotjes, Nufi, ka dalë në parlament ministri i Brendshëm Besfort Lamallari që ka folur për...

Lexo më shumë
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com