GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ish-lojtari kuqezi, Ermir Lenjani shprehet optimist: Do fitojmë kundër Italisë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-lojtari kuqezi, Ermir Lenjani shprehet optimist: Do fitojmë kundër Italisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ermir Lenjani ka luajtur 44 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, ku ka kontribuar edhe me 5 gola gjithsej.

Anësori i majtë u grumbullua nga Silvinjo në ndeshjen e parë kualifikuese, por dëmtimet e shpeshta, bënë që 34-vjeçari të mos kishte mundësi për tu angazhuar me ekipin përfaqësues.

Lenjani ka qenë në fushë në miqësoren e fundit të luajtur në Tiranë kundër Italisë, por gjithashtu ishte titullar me kuqezinjtë në të tria ndeshjet e Europianit 2016 në Francë. Ai thotë për “Panorama Sport”,  se Europiani është kulmi i karrierës për çdo futbollist dhe nuk krahasohet me asgjë.

Ai beson se ky grup lojtarësh do të befasojë dhe do të fitojnë që në ndeshjen e parë.

“Me thënë të drejtën janë shumë ndeshje, si ajo ku kam shënuar golin e parë në Shqipëri-Danimarkë në kualifikueset e “Euro 2016”, ose ajo ndeshje me Armeninë që dhashë asistin për fitoren në fundin e lojës, që kanë qenë shumë të rëndësishme për kualifikimin. Por, normalisht çdo ndeshje në Europian ka qenë e veçantë dhe nuk krahasohet me asnjë lojë që kam bërë për ekipet. Ndërsa, ajo që s’ka qenë shumë pozitive, ndoshta për futbollin, ishte në Beograd me Serbinë dhe atë çfarë ndodhi aty, por ja dolëm dhe s’na ndali askush edhe aty.

Për çdo futbollist mendoj se është kulmi i karrierës. Të kualifikohesh dhe të luash për Kombëtaren në Europian nuk krahasohet me asgjë. Kemi bërë performancë të mirë në 2016-n, është e vërtetë. I kishim rastet shumë të mira për fitore me Zvicrën dhe kundër Francës në fund të lojës humbëm. Me një pikë do të ishim kualifikuar.

Kam shumë besim te djemtë dhe mendoj se do ta fillojnë me një fitore kundër Italisë në ndeshjen e parë”, shprehet ai.

Etiketa: Italilenjani

Lajme të lidhura

Harry Kane shpallet “mbret” i futbollit, fiton Topin e Artë 2026!
Sport

Harry Kane shpallet “mbret” i futbollit, fiton Topin e Artë 2026!

07:27 - 27/10/26
‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës
Breaking Views

‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

22:48 - 26/10/26
Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin
Sport

Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

15:27 - 26/10/26
Para
Princ Leka dhe e dashura e re të pandarë edhe në daljet publike

Princ Leka dhe e dashura e re të pandarë edhe në daljet publike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot zgjedhjet në Izrael, a do të arrijë Netanyahu të sigurojë një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?
Botë

Sot zgjedhjet në Izrael, a do të arrijë Netanyahu të sigurojë një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?

09:13 - 27/10/26

Sot, më 27 tetor, u hapën qendrat e votimit në Izrael, në zgjedhjet që mund t’i japin fund sundimit dhjetëvjeçar...

Lexo më shumë
Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët

Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët

08:49 - 27/10/26
Rama provokon sërish, nxjerr tavolinën prej guri para Kryeministrisë për dialog me studentët

Rama provokon sërish, nxjerr tavolinën prej guri para Kryeministrisë për dialog me studentët

08:22 - 27/10/26
Aulon Kalaja sfidon Taulant Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia

Aulon Kalaja sfidon Taulant Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia

08:14 - 27/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 27 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com