GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Itali/ Vrau të shoqen me thikë, vetëvritet në qeli shqiptari

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Itali/ Vrau të shoqen me thikë, vetëvritet në qeli shqiptari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Xhafer Uruçi, i cili u arrestua ditën e enjte pas vrasjes së gruas së tij Zenepe Uruçi, është vetëvrarë në burgun e Ternit në Itali.

I moshuari e vrau të shoqen duke e goditur disa herë me thikë pas një sherri mes të dyve, ndërsa mësohet se ai ka vrarë veten në qelinë e tij duke u varur me një çarçaf.

Sipas mediave italiane, 62-vjeçari, Uruçi ishte i vetëm në qeli dhe ndodhej nën vëzhgim të rreptë pasi kishte zhvilluar edhe një seancë me psikologun e burgut. Ai u gjet i varur nga një prej policëve që po kontrollonte qelitë e të burgosurve, ndërsa raportohet se në atë moment nuk mund të jepej ndihma për të.

Vrasja e 56-vjeçares Zenepe Uruçi i ka tronditur të gjithë. Një mike e saj ka treguar të gjitha vështirësitë e gruas që u vra nga partneri i saj 62-vjeçar, Xhafer Uruçi, në Terni.

“Kohët e fundit jetonte me frikë. Më tha se sa më pak të qëndronte në shtëpi, aq më mirë ishte pasi kishte debate të vazhdueshme”, ka treguar shoqja e saj.

Sipas gruas, viktima vuante nga xhelozia e partnerit të saj, i cili nuk donte që ajo të shkonte në punë. Një burg i vërtetë që ndërpritej vetëm gjatë orëve të punës.

“Me shumë mundësi ato orë pune ishin momente qetësie për të pasi e ndihmonin që të shkëputej nga ajo që ndodhte çdo ditë”, ka treguar shoqja, e cila shprehet se Zenepja ishte në gjendje të përditshme ankthi.

“Më tha se në shtëpi kishin zënka të vazhdueshme. Në disa raste shpërtheu në të qara, kur po flisnim për to. Rreth një vit më parë, për një periudhë kohe e pamë me sy të zi. Nuk më tha gjë mua, por dukej se ato shenja nuk ishin aksidentale. Duhet shtruar pyetja pse askush nuk e ndihmoi atë”, tha shoqja.

Të enjten, Xhafer Uruçi e goditi disa herë me thikë gruan në qafë, bark dhe kurriz. Ndër vite ata kishin pasur debate. Në disa raste ishte dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

“Prej vitesh situata ishte përkeqësuar. Zenepja shpesh ishte nervoze, punonte vetëm. Me fëmijët dhe nipërit mund të gjente pak qetësi. Burri kishte probleme të ndryshme. Ajo ishte njeri i mirë dhe i ndjeshëm. Donte t’i ndihmonte të gjithë, por në fakt ishte ajo që kishte nevojë më shumë se të gjithë”, tregoi shoqja.

Mësohet se para se të vritej, Zenepja ka telefonuar djalin. Ka qenë ky i fundit që ka lajmëruar policinë pasi dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon duke kërkuar ndihmë.

 

Etiketa: ItaliShqiptarvetevritet

Lajme të lidhura

Sekuestrohet 46 kg kanabis në Rinas, arrestohen 2 persona
Aktualitet

Sekuestrohet 46 kg kanabis në Rinas, arrestohen 2 persona

21:09 - 03/07/26
Protesta në ditën e 34-t, thirrjet para Kryeministrisë: Atdheu nuk është biznes privat, Lironi çunat!
Aktualitet

Protesta në ditën e 34-t, thirrjet para Kryeministrisë: Atdheu nuk është biznes privat, Lironi çunat!

20:31 - 03/07/26
Call center mashtrues në Shkodër, arrestohen 4 organizatorë dhe procedohen 61 punonjës
Aktualitet

Call center mashtrues në Shkodër, arrestohen 4 organizatorë dhe procedohen 61 punonjës

19:20 - 03/07/26
Para
Gjenerali amerikan: Ukraina nuk ka gjasa të fitojë këtë vit

Gjenerali amerikan: Ukraina nuk ka gjasa të fitojë këtë vit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Premtimi i pazakontë i NASA-s: Nëse SHBA fiton Botërorin, topi zyrtar do të dërgohet në Hënë
Sport

Premtimi i pazakontë i NASA-s: Nëse SHBA fiton Botërorin, topi zyrtar do të dërgohet në Hënë

21:48 - 03/07/26

NASA ka bërë një premtim të pazakontë në kulmin e emocioneve të Kupës së Botës 2026. Agjencia amerikane e hapësirës...

Lexo më shumë
Sekuestrohet 46 kg kanabis në Rinas, arrestohen 2 persona

Sekuestrohet 46 kg kanabis në Rinas, arrestohen 2 persona

21:09 - 03/07/26
Tenderi 2.1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Si ua ndanë dhëndri i Troplinëve dhe Blendi Gonxhe kontratën Fushës dhe Arbër Abazit

Tenderi 2.1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Si ua ndanë dhëndri i Troplinëve dhe Blendi Gonxhe kontratën Fushës dhe Arbër Abazit

20:55 - 03/07/26
Protesta në ditën e 34-t, thirrjet para Kryeministrisë: Atdheu nuk është biznes privat, Lironi çunat!

Protesta në ditën e 34-t, thirrjet para Kryeministrisë: Atdheu nuk është biznes privat, Lironi çunat!

20:31 - 03/07/26
Lëvizje e papritur, Cristiano Ronaldo bëhet me trajner të ri

Lëvizje e papritur, Cristiano Ronaldo bëhet me trajner të ri

20:04 - 03/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com