GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Italia kampione, Euro 2020, Reja dhe Hysaj: Duka i thotë të gjitha për gazetën italiane

08:19 - 21/07/21
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Italia kampione, Euro 2020, Reja dhe Hysaj: Duka i thotë të gjitha për gazetën italiane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për “Tuttomercatoweb”, aty ku ka folur për një sërë çështjesh të ndryshme të aktualitetit në futboll.

Nga finalet e kampionatit Europian, te Shqipëria e trajnerit Edy Reja, e ardhmja e futbollistit shqiptar Granit Xhaka e deri te shpërthimet e tifozëve te Lazios ndaj Elseid Hysaj, kreu i qeverisë shqiptare të futbollit është rrëfyer pa doreza.

ITALIA KAMPIONE – “Ka qenë një Europian i bukur, me shumë cilësi dhe emocione të mëdha në pothuajse të gjitha ndeshjet. Futbolli na riktheu emocione që dukeshin të largëta, stadiume të mbushura me tifozë. Mund ta them se tashmë kemi triumfuar përballë vështirësive të mëdha që të gjithë kaluam dhe po shohim dritë në fund të tunelit”.

Pashë një Itali të bukur në të gjitha ndeshjet. Një sukses i madh për skuadrën e Mançinit, i cili pa diskutim është pritur shumë mirë edhe në Shqipëri ku ka një numër të madh tifozësh italian për shkak të dashurisë që kanë për futbollin italian, por edhe për vendin fqinj, me të cilët historikisht kemi qenë shumë të lidhur. Italia tregoi cilësi të shkëlqyera. Tregoi se ka ndryshuar dhe është përmirësuar shumë. Trajneri Mançini ka merita të mëdha, sepse i ka bërë shumë grup dhe shumë skuadër. Futbolli italian meriton nota maksimale për atë që dha në Europian.

Suksesi i Italisë i përket Federatës, drejtuesve dhe lojtarëve. Krijuan një skuadër me dëshirë për të fituar. Krijuan një klimë besimi dhe gjithmonë theksonin se kjo skuadër mund të shkojë larg dhe arritën në fund një sukses të merituar”.

EURO 2020 – “Sigurisht që në nisje kishte shumë skuadra që shikoheshin si favorite. Unë personalisht në fillim shikoja Francën, Italinë, Gjermaninë dhe Anglinë te skuadrat më afër trofeut, edhe për shkak se e ndjejnë shumë fanellën e ekipit Kombëtar.

Për mua zhgënjimi më i madh këtë Europian ka qenë Franca, një skuadër që duhet të bënte shumë më shumë dhe ka cilësi të jashtëzakonshme në skuadër. Në nivele kaq të larta nuk lejohet nënvlerësimi ose eksperimenti, dhe Franca bëri pikërisht këtë gjë kundër Zvicrës, një skuadër e vështirë për t’u mposhtur dhe që nuk dorëzohet asnjëherë”.

FINALJA – “Anglia nuk e besonte se do arrinte të fitonte Kampionatin Europian edhe pse i gjithë opinioni publik dhe tifozët kishin krijuar një atmosferë që trofeu po vjen në shtëpi, por ata nuk e besonin. Belgjika kishte një skuadër të fortë, për shumë shikohej si një nga favoritet kryesore por për mua nuk ishte në listën e favoriteve”.

XHAKA – “Graniti është një mesfushor i shkëlqyer, me shumë cilësi. Cilësitë e tij u konfirmuan tashmë edhe në kampionatin Europian, ku pamë paraqitje të shkëlqyera dhe një lider që dinte si të drejtonte skuadrën në momente të vështira, si në suksesin kundër Francës. Pa dyshim që do të ishte një vlerë e shtuar për Serinë A dhe për Romën, që besoj se do të zhvillojë një kampionat të mirë këtë sezon”.

HYSAJ – “Është një çështje shumë serioze kjo që ka ndodhur. Elsi është një lojtar i madh dhe një djalë i shkëlqyer, që nuk e meriton aspak sulmin që i është bërë.

Karakteri i tij i fortë do të jetë në gjendje të triumfojë përballë këtyre sulmeve dhe do të bëjë një sezon të madh me Lazion dhe Kombëtaren tonë. Dhuna verbale dhe ajo ideologjike nuk ka asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e tij. Ato duhet të qëndrojnë gjithmonë larg futbollit”.

REJA – “Me trajnerin Reja po bëjmë një punë të mirë nga të gjitha anët. Ai po ndihmon shumë jo vetëm me Kombëtaren e madhe, por edhe me ekipet Kombëtare të të rinjve, nga U-15 deri tek U-21. Dua të them se edhe me rezultatet po bëjmë mirë.

Arritëm të fitojmë grupin në Ligën e Kombeve, pavarësisht mungesave dhe vështirësive nga Covid-19. Në këtë rrugëtim të ri, e kemi nisur mirë, kemi 6 pikë pas tre ndeshjesh të luajtura, një kundër Anglisë në Tiranë. Duhet të theksoj faktin se shtatori është shumë i rëndësishëm për ne, sepse do të luajmë kundër Polonisë në transfertë dhe Hungarisë e San Marinos në shtëpi”.

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Plas sherri  mes dy familjeve në Kosovë, policia sekuestron një pistoletë me 7 plumba, ja shkaku i konfliktit

Plas sherri mes dy familjeve në Kosovë, policia sekuestron një pistoletë me 7 plumba, ja shkaku i konfliktit

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com