GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Iu kanë ngecur kredinë, çifti i pensionistëve: Borxh me firmë false, policia dhe prokuroria nuk dëgjojnë

15:13 - 17/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Iu kanë ngecur kredinë, çifti i pensionistëve: Borxh me firmë false, policia dhe prokuroria nuk dëgjojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një çift pensionistësh nga Tirana janë duke u sorollatur nga një institucion një tjetrin për të gjetur të drejtën e tyre, ndërkohë që një institucion mikrokredie dhe një kompani për mbledhjen e borxheve u janë vënë pas.

Ilir dhe Lindita Bleta iu drejtuan mikrofonit të ABC për të shprehur shqetësimin e tyre, ndërkohë që theksojnë se më parë kanë shkuar në prokurori dhe polici, por askush nuk u ka dhënë një zgjidhje edhe pse çifti deklaron se ndodhen përballë një mashtrimi.

Sipas tyre, “IUTE Credit” pretendon se bashkëshortja Lindita Bleta ka marrë një kredi në këtë institucion mikrokredie disa kohë më parë dhe nuk ka shlyer detyrimet. Më pas, ata deklarojnë se “Iute Credit” ia ka shitur portofolin e borxhit të keq kompanisë “Kapital”.

Pensionistët thonë se në fakt ata nuk kanë marrë asnjë kredi te “IUTE Credit” dhe se firma e vendosur në emrin e Lindita Bletës në kontratë është e falsifikuar, por ndërkohë që kanë shkuar për të bërë një denoncim në lidhje me këtë fakt, askush nuk i ka marrë seriozisht, as në polici dhe as në prokurori.

Çifti deklaron se tashmë iu kërkojnë pagesën e një shume prej 170 mijë lekësh të reja duke u kërcënuar dhe terrorizuar me telefonata dhe kërkesa për bllokim pasurie. Siç duket edhe në dokumentet që çifti i ka vënë në dispozicion redaksisë sonë, ndaj tyre është nxjerrë një urdhër ekzekutimi me qëllim mbledhjen e shumës në fjalë përllogari të “IUTE Credit”.

“Na kanë telefonuar dhe kërkuan që të paguajmë një shumë prej 170 000 lekësh të reja sepse thonë që kemi marrë një kredi. Ne nuk kemi marrë ndonjëherë kredi aty (Iute Credit sh.r), unë nuk e di ku janë bankat e jo më të shkoj dhe të marr kredi. Të vish në shtëpinë tonë e kupton në çfarë gjendje të rëndë jetojmë dhe nuk kemi asnjë të ardhur”, rrëfejnë bashkëshortet.

Ndërkohë që ndodheshin përballë presionit për të shlyer shumë në fjalë me telefonata ndaj të gjithë familjarëve, çifti mendon që ta zgjidhë këtë çështje duke bërë një padi ndaj “IUTE Credit” dhe kompanisë “KAPITAL”, por kanë ditë të tëra që rendin nëpër rrugët e Tiranës sa në polici dhe sa në prokurori dhe askush nuk i merr seriozisht.

E vetmja shpresë e tyre janë gazetarët.

“Kemi shkuar në polici dhe prokurori dhe askush nuk na dëgjon. Te Krimi Ekonomik na reaguan shumë keq. Folëm me një avokat dhe ai na tha që shkojmë nëpër televizione sepse vetëm kështu mund ta zgjidhim hallin tonë”, tregon Lindita Bleta.

Fenomeni negativ i institucioneve të mikrokredisë është tepër i përhapur në vend ku krahas mashtrimeve me kreditë që janë marrë përmes firmave të falsifikuara, hasen edhe mjaft raste të lëshimit të huave në kushtet kur kredimarrësi rezulton të mos ketë asnjë të ardhur siç mund të jetë paga, biznesi, qiramarrja, etj., në mënyrë që të shlyejë kredinë.

Në këtë mënyrë, këto institucione vjedhin të ardhmen e të rinjve shqiptarë me shpresën se një ditë ai ose ajo do të futet në punë dhe në atë moment përmes një urdhri për ekzekutimin e kolateralit t’ia marrin kredinë disa fish.

Kosova mori masa ekstreme ndaj institucioneve të tilla përmes përjashtimit të tyre nga vendi, ndërkohë që në Shqipërië vijojnë të operojnë të pashqetësuara duke u bërë shkak për drama të tilla familjare.

Etiketa: Ilir BletaiutecreditkapitalLindita Bleta

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
E bija përmbush amanetin e Gent Demaliajt, bën këtë veprim në  ditëlindjen e këngëtarit të ndjerë

E bija përmbush amanetin e Gent Demaliajt, bën këtë veprim në  ditëlindjen e këngëtarit të ndjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com