GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Izraeli kundër Evropës: Do provoni terrorin në tokën tuaj nëse njihni Palestinën

16:35 - 02/09/25
në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Izraeli kundër Evropës: Do provoni terrorin në tokën tuaj nëse njihni Palestinën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri ekstremist izraelit, Itamar Ben Gvir ka dënuar vendimin e Belgjikës për të njohur shtetin palestinez në Kombet e Bashkuara.

“Vendet evropiane që bien pre e naivitetit dhe që dorëzohen përpara manipulimeve të Hamasit do të përjetojnë terrorizmin në territorin e tyre”, ka thënë Gvir.

Ai ka theksuar se edhe vetë Izraeli u besonte dikur iluzioneve të tilla. “Por rezultati ishin dhunime, vrasje dhe masakra. Në vend që të vlerësojë terrorizmin, bota e lirë duhet të bashkohet kundër tij”, ka shtuar ministri për Sigurinë Kombëtare.

Belgjika e njoftoi vendimin e saj për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 9 shtator, përmes ministrit të Jashtëm Maxime Prévot.

“Palestina do të njihet nga Belgjika gjatë këtij sesioni të OKB-së dhe njëkohësisht sanksione të forta do të vendosen ndaj qeverisë izraelite”, deklaroi Prévot në një postim në rrjetin “X”.

Sanksionet do të përfshijnë ndalimin e produkteve të importuara nga vendbanimet koloniale, rishikimin e politikave të prokurimit me kompanitë izraelite, etj.

Gjithashtu nuk do të mungojnë procedimet gjyqësore ndaj zyrtarëve izraelitë, ndalimi i fluturimeve edhe nëse janë tranzit, si dhe përcaktimi si “ekstremistë” i ministrave të shtetit hebre.

“Qeveria do të implementojë 12 sanksione ndaj Izraelit në nivel kombëtar, për shkak të tragjedisë humanitare në Palestinë dhe shkeljes së dhunshme të ligjit ndërkombëtar”, theksoi kryediplomati belg.

Etiketa: EuropeIzrael

Lajme të lidhura

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15
Botë

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Para
Altin Dumani thirret në Departamentin e Shtetit në Uashington, takim me dyer të mbyllura

Altin Dumani thirret në Departamentin e Shtetit në Uashington, takim me dyer të mbyllura

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën
Sport

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

17:39 - 04/04/26

Janë zhvilluar këtë të shtunë 5 ndeshje të javës së 29 të Kategorisë së Parë ku skuadrat që janë në...

Lexo më shumë
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

17:08 - 04/04/26
Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

16:57 - 04/04/26
Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com