GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Izraeli më 1 nëntor shkon në zgjedhje, Netanyahu drejt rikthimit në pushtet?

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Izraeli më 1 nëntor shkon në zgjedhje, Netanyahu drejt rikthimit në pushtet?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Izraelitët i kthehen kutive të votimit në 1 nëntor, për herë të pestë që nga viti 2019. Sondazhet tregojnë se ish-kryeministri Benjamin Netanyahu është shumë pranë kthimit në pushtet dhe krijimit të një koaliconi me partitë e krahut të djathtë dhe ultra-Ortodokse. Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein, një nga aleatët e mundshëm të Netanyahut është një partia e djathtë e kryesuar nga politikani ekstremist Itamar Ben-Gvir.

Për javë të tëra tensionet mes izralitëve dhe palestinezëve në Jeruzalem janë shtuar. Teksa policia e Izraelit përballej me protestuesit që qëllonin me gurë në lagjen Sheikh Jarrah, u shfaq duke nxjerrë pistoletën nga brezi, politikani i ekstremit të djathtë Itama Ben-Gvir. “Gjaku hebre ka rëndësi” shkroi ai në Tëitter duke shtuar se “policia nuk duhet të pengohet prej qeverisë për të qëlluar mbi terroristët arabë”.

Partia e zotit Ben-Gvir “Fuqia hebreje”, do të garojë në betejën zgjedhore të 1 nëntorit së bashku me dy parti të tjera të ekstremit të djathtë, në listën e përbashkët me partinë “Zionizmi Fetar”. Nëse anketimet janë të sakta, “Zionizmi Fetar” pritet të jetë partia e tretë më e madhe e Izraelit. Shumë analistë e shohin zotin Ben-Gvir si një politikan me ndikim të lartë që mund të mundësojë rikthimin në pushtet të Benjamin Netanyahut dhe krijimin e një koalicioni fetar të ekstremit të djathtë ku zoti Ben-Gvir të marrë postin e ministrit.

“Unë dua që Benjamin Netanyahu të jetë kryeministër dhe të jem pjesë e qeverisë së tij. Dua një qeveri të së djathtës, të djathtës së vërtet që do njerzit, fëmijët e gratë, të djathën që mbron të dobëtit që sulmohen”, thotë Itamar Ben-Gvir, ligjvënës izraelit. Ben-Gvir është nxënës, i të ndjerit Meir Kahane, i cili besonte në zhvendosjen e arabëve me shtetësi izraelite jashtë vendit.

Partia “Kach” e Meir Kahane-s u shpall e jashtëligjshme në Izrael dhe SHBA, si një organizatë terroriste dhe vetë zoti Ben-Gvir u dënua për nxitje raciste. Por ai thotë se i ka moderuar pikëpamjet e tij. “E majta ka punuar shumë që ta portretizojë atë si një ekstremist, por në shumicën e rasteve, ky është një lajm i rremë. Nëse analizoni mirë fushatën dhe intervistat e tij, ai nuk thotë asgjë për zhvendosjen e arabëve apo për pikëpamjet e të ndjerit Kahane apo pikëpamje të tjera me të cilat po synon ta damkosë e majta ekstreme”, thotë Nevo Cohen, nga partia “Jeëish Poëer”.

Shumë politikanë amerikanë dhe udhëheqës hebreo-amerikanë paralajmërojnë se në rast se zoti Ben–Gvir do jetë ministër në qeveritë izraelite, ai do të shkaktojë tensione mes administratës amerikane dhe hebreo-amerikanëve. “Lidhjet e forta të aleancës SHBA-Izrael bazohen në vlerat e përbashkëta demokratike, vlera që theksohen në Deklaratat respektive të Pavarësisë. Marrja e një posti të lartë në qeverinë izraelite nga një ekstremist si zoti Ben –Gvir do minonte këtë lidhje”, thotë David Halerin, drejtor i organizatës “Israel Policy Forum”.

Rritja e popullaritetit të zotit Ben-Gvir duke se është pjesë e prirjeve botërore ku ultranacionalistët po forcojnë mbështetjen.

“Mendoj se përgjigja e asaj që ndodhi në Izrael dhe në Europë është orientimi i përgjithshëm kombëtar, nevoja e popullsisë për të qenë e ndarë nga grupet e tjera, për shembull emigrantët në Europë, ose popullsia arabe, në rastin e Izraelit”, thotë Or Anabi, nga “Israel Democracy Institute”. Disa vëzhgues të proceseve elektorale thonë se për Izraelin, zgjedhja e zotit Ben-Gvir do të thotë fund i demokracisë. Të tjerë mbrojnë idenë se Izraeli ka ende një demokraci të fortë teksa përgatitet për zgjedhjet e pesta, në katër vjet. /Voa/

 

Etiketa: 1 nentorIzraeliZgjedhje

Lajme të lidhura

Familja shqiptare humbi 3 fëmijë nga zjarri në Florida, fqinjët: Ikën me lotari për një jetë më të mirë
Aktualitet

Familja shqiptare humbi 3 fëmijë nga zjarri në Florida, fqinjët: Ikën me lotari për një jetë më të mirë

12:53 - 28/08/26
Rrufeja godet Kullën ikonike të Sahatit në Mekë
Botë

Rrufeja godet Kullën ikonike të Sahatit në Mekë

22:16 - 27/08/26
Vdes në qeli “kasapi” i Bosnjës/ Ratko Mlladiç ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Haga
Botë

Vdes në qeli “kasapi” i Bosnjës/ Ratko Mlladiç ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Haga

16:58 - 27/08/26
Para
Real Madrid nuk njeh rival, argëtohet përballë Sevillas

Real Madrid nuk njeh rival, argëtohet përballë Sevillas

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ditët e ferrit”na presin, Shqipëria do të ‘pushtohet’ nga temperatura ekstreme
Aktualitet

Vapa nuk ikën me Gushtin/ Temperaturat deri në 42°C, si parashikohet moti në ditët e para të shtatorit

14:20 - 28/08/26

Temperaturat e larta duket se do të na shoqërojnë edhe pas përfundimit të gushtit, duke bërë që ditët e para...

Lexo më shumë
Conference League, Egnatia përballë gjigandëve portugezë dhe 2 danezëve

Conference League, Egnatia përballë gjigandëve portugezë dhe 2 danezëve

14:09 - 28/08/26
Lumi Seman në Fier del nga shtrati, përmbyten tokat në Suk, Imësht e Seman

Gjendet një kufomë e dekompozuar në grykëderdhjen e Semanit, policia nis hetimet për identifikimin

14:01 - 28/08/26
Kërcënoi me armë policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan (Emri)

Kërcënoi me armë policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan (Emri)

13:57 - 28/08/26
U godit aksidentalisht nga pema teksa po priste dru në pyll, humb jetën një person

U godit aksidentalisht nga pema teksa po priste dru në pyll, humb jetën një person

13:37 - 28/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com