GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Izraeli përshkallëzon bombardimet në Gaza, ndërhyn nga toka

20:43 - 24/10/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli përshkallëzon bombardimet në Gaza, ndërhyn nga toka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Izraeli ka përshkallëzuar bombardimet ndaj objektivave të tij në Rripin e Gazës përpara një ofensive tokësore të pritshme kundër militantëve të Hamasit. Luftimet po rrisin me shpejtësi numrin e të vdekurve në Gazë dhe Shtetet e Bashkuara druhen se këto zhvillimeve mund të nxisin një konflikt më të gjerë në rajon.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, vetëm gjatë ditës së djeshme kanë humbur jetën më shumë se 700 persona si pasojë e sulmeve ajrore izraelite. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se gati dy të tretat e objekteve shëndetësore të Gazës janë jashtë funksionit.

Që kur Izraeli izoloi territorin pas sulmit të Hamasit ndaj qyteteve izraelite më 7 tetor, banorët e këtij rajoni po përballen me mungesa të mëdha në ushqime, ujë dhe ilaçe.

Autokolonat me ndihma që janë lejuar të hyjnë në Gazë mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të nevojave. OKB-ja paralajmëroi se shpërndarja e ndihmave mund të ndalet nëse nuk do të ketë karburant për kamionët.

Luftimet, të cilat të martën hynë në ditën e 18-të të tyre, janë nga më të përgjakshmet për të dyja palët, krahasuar me pesë luftëra të zhvilluara në Gazë.

Që nga fillimi i konfliktit sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, janë vrarë të paktën 5,791 palestinezë dhe 16,297 janë plagosur.

Ndërkohë autoritetet izraelite kanë konfirmuar më shumë se 1,400 persona të vrarë në Izrael, kryesisht civilë, të cilët humbën jetën pas sulmit brutal të Hamasit më 7 tetor. Po kështu besohet se numri personave të marrë peng nga grupi i militantëve, ditën e parë të sulmit të tyre ishte 222, mes tyre edhe shtetas të huaj. Deri tani janë liruar katër pengje./VOA

Etiketa: GazaIzraeliluftime

Lajme të lidhura

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15
Botë

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Para
Hiqej si emigrant shqiptar, arrestohet “Bosi i Ndraghetas” në Itali

Hiqej si emigrant shqiptar, arrestohet “Bosi i Ndraghetas” në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)
Breaking Views

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

17:08 - 04/04/26

Fisnik Asllani ka shënuar një supergol sot me Hofenheimin. Ishte minuta e 23-të e ndeshjes me Mainzin, kur sulmuesi i...

Lexo më shumë
Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

16:57 - 04/04/26
Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26
Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26
Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n

Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n

16:13 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com