GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Ja çfarë premton Këlliçi për pallatet 50-vjeçare

18:14 - 10/04/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja çfarë premton Këlliçi për pallatet 50-vjeçare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi këtë pasdite një bashkëbisedim me banorët e njësisë administrative 5 në Tiranë, ku  bëri prezantimin e programit.

Ai premtoi se pallatet 50-vjeçare nuk do të shemben.

Te njësia 5, tha Këlliçi do të ndërtohet një shkollë e mesme për t’i dhënë fund klasave të mbipopulluara dhe dy turneve.

Sa i takon transportit publik falas, Këlliçi veçoi të mirat që sjell kjo nismë në uljen e ndotjes nga reduktimi i përdorimit të automjeteve dhe kursimin në buxhetin familjar.

 

Programi i Këlliçit

Pallatet 50-vjeçare nuk do të shemben! “Ne bashkë, të gjithë sa jemi, do u shembim sistemin që kanë ngritur, që prishin pallatet tuaja për të ngritur pallatet e tyre. Të prishim pallatet “Agimi” për të ndërtuar pallatet “Erioni”?! Në dorë e keni. Hiqni atë nga bashkia ose ju heqë ai nga shtëpia! Ndryshimi është në duart e tua!

Unë do ngre një komision auditi, në përbërje të së cilit do të ketë se s’bën, një përfaqësues nga vetë banorët e pallatit. Unë do i jap fund skemave me akt-ekspertiza të porositura nga Veliaj; që u thotë “ekspertëve” nxirreni të dëmtuar, të pariparueshëm, se ashtu është një muhabet.

Shqiptari punon një jetë për të siguruar një shtëpi për të futur kokën. Kush je ti që vete u tund para syve një letër të sajuar në zyrat e tua, dhe u thua “Po ta prish shtëpinë se do të ta bëj më të bukur”. Te shtëpia është kufiri. Këtë muhabet nuk e dëgjoni më në 15 maj”.

Njësia 5 është e pushtuar nga betoni. “Si nuk i shkoi në mendje kryetarit që një hapësirë të vogël ta bënte për gjelbërim, por gjej e jep leje-ndërtimi. Po kur jepen miliona metra katror për  beton, nuk u gjenden 200 metra për gjelbërim?! Gjenden që ç’ke me atë punë! Kur ke vullnet për gjelbërim, i gjen. Një oazë pastërtie për lagje. Një kënd pushimi për lagje. Kush u thotë që s’ka hapësira, i do hapësirat për vete, për klientët, për beton”.

Premtoj ndërtimin e një shkolle të mesme në Njësinë 5. “Klasat janë të mbipopulluara dhe nuk shkolla vazhdon me 2 turne”.

 

Transporti publik FALAS dhe Rishikimi i Taksave dhe Tarifave Vendore.

“Të mirat e transportit publik FALAS, në uljen e ndotjes, përdorimit të automjeteve dhe shpenzimeve ditore. Transporti publik FALAS dhe ndryshimet në taksa e tarifa do të lehtësojnë xhepin e qytetarëve dhe biznesin. Unë do të heq barrën që ju ka vendosur bashkia mbi supe, që ju të kurseni më shumë dhe të shtoni të ardhurat. Tirana ka nevojë të rritet ekonomikisht që jetesa të bëhet e përballueshme. Bashkia nuk do jetë më gogoli i biznesit! Frymëmarrje nga taksat mbytëse aktuale! Ndryshimi është në duart e tua!”

Etiketa: Kellicipallatet 50-vjecareSportzgjedhjet e 14 Majit

Lajme të lidhura

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH
Breaking Views

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

16:53 - 17/03/26
Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!
Aktualitet

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26
Para
VIDEO – Qëlloi me armë në dasmë, shpallet në kërkim nusja

VIDEO - Qëlloi me armë në dasmë, shpallet në kërkim nusja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26

Sali Berisha paralajmëroi se nuk do të heqë të ashtuquajturin “neni Basha”, nga Statuti i PD,  ndërsa konfirmoi se do...

Lexo më shumë
Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

16:53 - 17/03/26
Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com