GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Jam djalë i vetëm”, zbardhet dëshmia e Gert Shehut para gjykatës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Jam djalë i vetëm”, zbardhet dëshmia e Gert Shehut para gjykatës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deri në përfundim të hetimeve për sulmin që i bëri ish-kryeministrit Sali Berisha, Gert Shehu duhet të qendrojë në burg. Ky ishte vendimi i sotëm të Gjykatës së Tiranës për 31-vjeçarin, ndaj të cilit rëndojnë disa akuza.

I riu ishte sot i pranishëm në gjykatë dhe ka kërkuar edhe vetë lirimin pas avokatëve. Para togave të zeza 31-vjeçari ka thënë se “dua të iki në shtëpi se jam djalë i vetëm dhe dua të marr ilaçet për mjekim”.

Avokati ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë se dhënë nga gjykata penale e Shkallës së Parë, por u vendos që të lihet në fuqi vendimi dhe të vijojë në arrest me burg.

VENDIMI
Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim G.SH, i dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Goditje per shkak te detyres”, parashikuar nga neni 237/2 i Kodit Penal.

Fakt që lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 06.12.2022, rreth orës 12:25, në momentet kur disa parti opozitare, po organizoheshin për zhvillimin e një tubimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë kohës që nga selia e subjektit politik “Partia Demokratike”, ka dalë zoti Sali Berisha, deputet i kuvendit të Republikës së Shqipërisë së bashku me simpatizantë dhe mbështetës së kësaj force politike dhe kanë filluar lëvizjen përgjatë bulevardit “Zhan D’Ark”, në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, (ish-hotel Dajti), një person i identifikuar me pas si G.Sh., është futur nëpërmjet grupit të kameramanëve dhe fotoreporterëve që po filmonin marshimin dhe ka qëlluar pa paralajmërim me grusht në fytyrë z. Berisha.

Me vendimin nr. 2508 Akti, datë 09.12.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:
– Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim G.SH.
– Caktimin e masës se sigurimit “Arrest ne burg” parashikuar nga Neni 238 i Kodit Procedurës Penale personal ndaj personit nen hetim G.SH.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim G.SH., i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” ose shtrimin e përkohshëm në një spital psikiatrik.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro, me vendimin datë 28.12.2022 vendosi:

– Miratimin e Vendimit Nr.2508 akti, date 09.12.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Etiketa: gert shehuGjykatevendim

Lajme të lidhura

Rama hap thesin e premtimeve elektorale për 9 Majin, kujtohet për pensionistët dhe rininë
Aktualitet

Rama hap thesin e premtimeve elektorale për 9 Majin, kujtohet për pensionistët dhe rininë

12:15 - 21/11/26
“Mos ma prek Vlorën!”/ Qytetarët protestojnë për rikthimin e identitetit historik në Sheshin e Flamurit
Aktualitet

“Mos ma prek Vlorën!”/ Qytetarët protestojnë për rikthimin e identitetit historik në Sheshin e Flamurit

11:52 - 21/11/26
Rama sulmon Veliajn: Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua, por kush e ndjek do të ndëshkohet
Aktualitet

Rama sulmon Veliajn: Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua, por kush e ndjek do të ndëshkohet

11:45 - 21/11/26
Para
“S’ka meritokraci”, Tabaku: Ikja e shqiptarëve, sfidë për qeverinë

"S'ka meritokraci”, Tabaku: Ikja e shqiptarëve, sfidë për qeverinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama hap thesin e premtimeve elektorale për 9 Majin, kujtohet për pensionistët dhe rininë
Aktualitet

Rama hap thesin e premtimeve elektorale për 9 Majin, kujtohet për pensionistët dhe rininë

12:15 - 21/11/26

Siç ka bërë këto 13 vite në pushtet, kryeministri Edi Rama ka nisur shpërndarjen e premtimeve përpara zgjedhjeve lokale të...

Lexo më shumë
FSHF miraton bonusin për ngjitjen e Kombëtares në Ligën B të UEFA Nations League

FSHF miraton bonusin për ngjitjen e Kombëtares në Ligën B të UEFA Nations League

12:07 - 21/11/26
“Mos ma prek Vlorën!”/ Qytetarët protestojnë për rikthimin e identitetit historik në Sheshin e Flamurit

“Mos ma prek Vlorën!”/ Qytetarët protestojnë për rikthimin e identitetit historik në Sheshin e Flamurit

11:52 - 21/11/26
Rama sulmon Veliajn: Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua, por kush e ndjek do të ndëshkohet

Rama sulmon Veliajn: Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua, por kush e ndjek do të ndëshkohet

11:45 - 21/11/26
Asambleja e Tiranës/ Rama kërcënon të tijët: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, nuk do të ketë më vend në PS

Asambleja e Tiranës/ Rama kërcënon të tijët: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, nuk do të ketë më vend në PS

11:33 - 21/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com