“Jeni bërë dele mo Niku!”, si nisi sherri mes deputetëve të PD: O kokrra e…

Një përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve pas mbylljes së mbledhjes së komisionit të Çështjeve Evropiane.

Nga pamjet duket se Sula i drejtohet Çollakut, i cili nuk bën pjesë te deputetët demokratë në mbështetje të Rithemelimit, si “dele”, pasi ky i fundit nuk largohet nga salla.

“Jeni bërë dele mo Niku”, i thotë Sula deputetit Çollaku.

Çollaku replikon duke i thënë Sulës, se nuk e bën Ina Ramën presidente, duke iu referuar një propozimi të hershëm të Sulës për emërimin e ish-kryeprokurores si kryetare të shtetit.

Sula i kthehet duke thënë se është krenar për propozimin e tij, ndërsa debati më tej zhvillohet në korridorin jashtë sallës me tonë të larta.

 

 

Lajme të lidhura

Para

Discussion about this post

TË FUNDIT