GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Jeni motrat dhe vëllezërit e mi”, kryebashkiaku i Nju Jorkut i thur elozhe shqiptarëve: Jeni më e mira e Amerikës

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Jeni motrat dhe vëllezërit e mi”, kryebashkiaku i Nju Jorkut i thur elozhe shqiptarëve: Jeni më e mira e Amerikës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams ka folur ditën e sotme dhe ka thënë fjalët më të mira për komunitetin shqiptar atje.

“Jeni njujorkezët më të mirë, punëtorë të palodhur, ju konsideroj si motrat dhe vëllezërit e mi”.

Nga ana tjetër, senatori Shumer flet shqip duke thënë se jemi më e mira e Amerikës.

“Jeni më e mira e Amerikës”

Gjithashtu, Adams nuk i ka kursyer edhe vlerësimet për komunitetin shqiptar, që punon dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë ceremonisë së emërtimin të njërës prej rrugëve te Nju Jorkut me emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Adams i veçoi ata si njujorkezë të mirë, që punojnë me përkushtim.

“Po flas për njujorkezët e mirë, për ata që kontribuojnë në qytetin tonë, që nuk flasin për të luftuar policinë, por si ta ndihmojnë atë. Kur flas për njujorkezët e mirë, e kam fjalën për komunitetin e shqiptarëve. Ju përfaqësoni njujorkezët e mirë, punëtorë të palodhur, të përkushtuar dhe të devotshëm, që besojnë te siguria publike dhe në jetën cilësore që meritojmë si qytet. Ky emërtim rruge, ku gjithkush që do të kalojë nëpër të, do të ngrejë kokën lart dhe do të shohë emrin, do të tregojë atë që ju e konsideroni lider, një hero, ai është emri që po i vendosim kësaj rruge. Është kaq domethënëse për ta njohur dhe për ta respektuar në një qytet, të cilin ju e keni bërë kaq të madh sa është. Zoti Veliaj, ju falenderoj që jeni këtu mes nesh, teksa emërtojmë këtë rrugë të rëndësishme dhe i them të gjithë miqve të mi të komunitetit shqiptar: Unë nuk ju konsideroj thjesht shtetas, por si vëllezërit dhe motrat e mia”.

Një moment i veçantë ishte fjalimi i liderit të mazhorancës në Senatin amerikan, Chuck Shumer, i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në karrierën e tij për çështjen shqiptare.

“Ju dua shumë! E dua komunitetin tuaj sepse ju jeni më e mira e Amerikës! Shumë njerëz kanë ardhur këtu në vitet ’50-’60-’70, gjithçka donit të bënit ishte të punonit fort dhe të siguronit një jetë të mirë për veten dhe për fëmijët tuaj. Dhe ju ia dolët! Në pallatin tim kemi një burrë, një shqiptar të mrekullueshëm, që filloi pune si portier dhe tani zotëron 8 pallate. Kjo është historia shqiptare! Ndaj, ta shohësh këtë komunitet të rritet dhe të ketë progres, fillon të besosh tek Nju Jorku dhe të besosh tek Amerika”.

 

Etiketa: Eric AdamsKryebashkiaku i Nju Jorkut

Lajme të lidhura

Shpërthime të forta në Dubai, mbrojtja ajrore raportohet se ka rrëzuar raketa mbi qytet
Botë

Shpërthime të forta në Dubai, mbrojtja ajrore raportohet se ka rrëzuar raketa mbi qytet

20:21 - 16/07/26
Ukraina zgjedh kryeministrin e ri, Parlamenti miraton propozimin e Zelenskyt
Botë

Ukraina zgjedh kryeministrin e ri, Parlamenti miraton propozimin e Zelenskyt

16:56 - 16/07/26
Abuzuan me fondet e BE-së! Prokurori Evropian ngre padi kundër 22 personave, përfshirë dhe 4 eurodeputetë grekë
Botë

Abuzuan me fondet e BE-së! Prokurori Evropian ngre padi kundër 22 personave, përfshirë dhe 4 eurodeputetë grekë

14:48 - 16/07/26
Para
“Gërdeci”, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-ministrit, Fatmir Mediu

Presidentin e ri/ Mediu: Ne të opozitës duket sikur gjuajmë njëri-tjetrin pas gardhit

Discussion about this post

TË FUNDIT

19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij
Uncategorized

19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

13:38 - 17/07/26

Një shtetas shqiptar është arratisur nga një qendër paraburgimi për emigracion, ka konfirmuar Ministria e Brendshme britanike (Home Office. Sky...

Lexo më shumë
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26
Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

12:47 - 17/07/26
Rama jep për hotele edhe tokën e komisariatit të Dhërmiut dhe Palasës

Rama jep për hotele edhe tokën e komisariatit të Dhërmiut dhe Palasës

12:13 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com