GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Jennifer Hudson me interpretim të mahnitshëm në filmin biografik “Respect”

14:19 - 24/05/21
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Jennifer Hudson me interpretim të mahnitshëm në filmin biografik “Respect”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Regjisori i filmit biografik të ikonës së muzikës Aretha Franklin, “Respect”, dhe aktorja protagoniste e këtij projekti, janë shprehur të entuziazmuar që koha e lansimit të filmit nëpër kinema është afruar, pas shtyrjes së datave disa herë si pasojë e pandemisë.

Në filmin “Respect”, aktorja dhe këngëtarja e njohur amerikane, Jennifer Hudson, vjen në rolin e mbretëreshës së ndjerë të muzikës ‘soul’. Regjinë e filmit e ka bërë Liesl Tommy, ndërsa skenari është shkruar nga, Tracey Scott Wilson.

Së fundmi është publikuar edhe trajleri i ri i filmit, i cili ia ofron botës pamjet e para të Hudsonit duke i performuar këngët klasike të Mbretëreshës së muzikës ‘soul’, si “Respect” dhe “(You Make Me Feel Like A) Natural Woman”.

Filmi e shtjellon historinë e fillimit të karrierës muzikore të Aretha Franklinit, e cila si fëmijë këndonte në korin e kishës së babait të saj, e deri tek arritja e majave të suksesit mbarëbotëror.

Krahas Hudsonit në film luajnë edhe aktorët, Forest Whitaker, Marlon Wayans, Mary J. Blige, Marc Maron, Titus Burgess dhe Tate Donovan.

Franklin, e cila vdiq më 2018-n nga kanceri në pankreas, në moshën 76-vjeçare, ishte pjesë e realizimit të filmit deri në momentet e fundit të jetës së saj. Ajo madje e kishte kërkuar angazhimin e Hudsonit për ta portretizuar atë në film.

Gjatë karrierës së saj të gjatë muzikore, Franklin i kishte fituar 18 shpërblime Grammy, si dhe ishte nominuar gjithsej 44 herë për këtë çmim.

“Respect” do të lansohet nëpër kinema nga 13 gushti i këtij viti.

Etiketa: Atetha FranklinJennifer Hudson

Lajme të lidhura

VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës
Aktualitet

VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës

16:11 - 21/01/26
Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni
Aktualitet

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

17:15 - 16/01/26
Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme
Aktualitet

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme

17:59 - 14/01/26
Para
‘Ka shumë komente që nuk më pëlqejnë’: Aktorja 55-vjeçare tregon pse vazhdon të postojë foto me bikini dhe topless

'Ka shumë komente që nuk më pëlqejnë': Aktorja 55-vjeçare tregon pse vazhdon të postojë foto me bikini dhe topless

TË FUNDIT

Zjarri në Orikum, mjeti i zjarrfikësve ngec mbi lagunë (VIDEO)
Aktualitet

Zjarri në Orikum, mjeti i zjarrfikësve ngec mbi lagunë (VIDEO)

21:02 - 25/01/26

Zona e Lagunës në Orikum është përfshirë nga flakët, të cilat favorizohen nga erërat e forta. Nderkohe, gjate perpjekjeve per...

Lexo më shumë
Juventusi i shuan Napolit ëndrrat për titullin, fitore domethënëse e Spalletti-t

Juventusi i shuan Napolit ëndrrat për titullin, fitore domethënëse e Spalletti-t

20:14 - 25/01/26
Era e fortë rrëzon disa pisha rrugës për në Zvërnec, bllokohet kalimi për automjetet

Era e fortë rrëzon disa pisha rrugës për në Zvërnec, bllokohet kalimi për automjetet

19:53 - 25/01/26
Çmenduri në “Emirates”: Manchester United mposht Arsenalin 3–2

Çmenduri në “Emirates”: Manchester United mposht Arsenalin 3–2

19:43 - 25/01/26
Zjarr në zonën e Lagunës në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Zjarr në zonën e Lagunës në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

19:19 - 25/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com