GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ka një Zot dhe një opozitë”, Berisha në kuvend: Kryebanditi Rama të vijë këtu dhe të…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ka një Zot dhe një opozitë”, Berisha në kuvend: Kryebanditi Rama të vijë këtu dhe të…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i PD-së, Sali Berisha, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të shkojë në Kuvend për të zhvilluar një debat të gjerë lidhur me arrestimin e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Ai akuzoi mazhorancën për rikthimin e burgosjeve dhe torturave politike, ndërsa e quajti Ramën “kreun e krimit në Shqipëri”.

Në përfundim, ai kërkoi largimin e kryeministrit dhe distancimin e politikës shqiptare nga ndikimi i Sorosit.

“Harrojnë këta që ka një Zot në këtë vend, që opozita do bëje betejën e vet deri në fund. Koha juaj ka mbaruar, prandaj Rama te vij këtu, të ketë një debat të gjerë dhe të jap dorëheqjen në mënyrë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Fjala:

Të nderuar deputetë, të  turpëruar sorosianë, të këtij krahu e kam fjalën gjithmonë.
Sot është një ditë e madhe për shqiptarët, sot njeriu që bashkëudhëhoqi, rikthimin më të madh në historinë e njerëzit me votën e lirë, rikthimin e presidentit Donald Trump, u tha shqiptarëve se Edi Rama është një kukull e shpifur monstrës së njerëzimit, armikut të njerëzimit Xhorxh Soros.
Sot kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan ju tha sot shqiptarëve se, aleati i vërtetë i SHBA është Sali Berisha  dhe PD.
Unë jam këtu për t’u zotuar në mënyrë  solemne, se desorofikimi i Shqipërisë, është përparësi absolute.
Se kjo farë e keqe që mbolli Soros, do të ndjekë fatin e farës së keqe që ka në Uashington.
Ky kreu i krimit në Shqipëri, a nuk ishte ky, që rrifte gjoksin se me kukullën Xhorxh Sorosin, me gënjeshtarin kryesor Antony Blinken bënë puçin kundër opozitës shqiptare, kundër pluralizmit shqiptar.
Sot çdo shqiptar mori mesazhin e qartë: se me Xhorxh Sorosin lidhi, me një armik publik të SHBA-së, Shqipërisë dhe mbarë njerëzve të lirë dhe ju të tillë jeni.
Ku je Edvin sa miliona euro ke marrë më bashkëshorten tëndë nga paratë e helmit të tij.
Ku je o Çuç, sa miliona ka marrë Delina nga paratë e krimit të Xhorxh Sorosit.
Ku jeni, ku jeni ju që me praktikat e Sorosit rikthyet burgosjen politike, torturat politike, persekutimet politike.
Keni turp apo jo, ju. Keni ju minimumin e ndërgjegjes njerëzore.
Po Ilir Meta ishte njëri prej jush dhe e morët dhe e torturuat në publik si bandit.
Dora e secili prej jush është në atë goditje, përderisa duroni në krye një  padriono.
Përderisa duroni në krye një armik të egër të betuar të pluralizmit, po aq sa i ati i tij, që firmoste varjen e Havzi Nelës në lira.
Ku është ai, ku është. Ku është Edi Rama, ti shoqja e Erion Veliajt. Që para nja dy javësh i thoshte, motra, shoqja, zonja. Na thoni pak, ku e keni Erionin tani,  na thuaj.
Ka vetëm një rrugë, keni vetëm një shteg.
Të sjellim këtu Edi Ramën, t’i japim duart kreut të doktrinës së përbindëshit ç’njerëzor Xhorxh Soros në Shqipëri.
Njeriu që rrihte gjoksin se zvarriste ish-presidentin në rrugë.

Nuk dua të përdor terma dhe nuk do të përdor, nuk do bëj gojën time, si gojën e tij.

Po çfarë menduat ju, se me mercenarë si Dumani do të shkatërronit pluralizmin në Shqipëri.

A e morët sot mesazhin apo jo. A doni të ua sjell prapë ju, të ua transmetoj se nuk e keni marrë vesh disa prej jush.

I them Edi Ramës se nuk mund të fshihesh pas fustanit të Ajola Xoxës dhe as Erion Veliajt. Sepse populli i Tiranës  ka  protestuar 42 javë rresht te ajo bashki për arrestimin e tij.

Po për turpin, turpin e atyre të cilët për të mbrojtur Edi Ramën, nuk e akuzojnë për 130 mln euro të zhdukura  në inceneratorin e Tiranës. Më thoni mua si ndodh kjo.

Nuk e akuzojnë. Ku është ajo ‘5B’, sille këtu Belindën.

Ku është ‘5B’. Nuk e akuzojnë për 5D, nuk e akuzojnë për vjedhjet monstruozë të taksave, të taksave antikushtetuese.

Po pse e akuzojnë thoni ju? E akuzojë se Edi Rama i jep për detoks, e dini ju ca  është detoksi, 10 mijë euro detoksi dhe i paguan paratë bashkëshorti i Alketa Vejsiut dhe kërcasin lejet nga jugu tek parku i Tiranës për bashkëshortin e Alketa Vejsiut.

Po detoksin nuk e bëri Erion Veliaj. Detoksin e bëri Edi Rama. Me seanca, jo njëherë, por disa herë.

Po ai tjetri që i paguante Edi Ramës, 12 chartera. Nuk ishte Erion Velaij me 12 chartera.

Erion Velaij është një hajdut që përveç Ramës dhe Lubisë nuk ka shok në Shqipëri. Por nuk mund të tallet mercenar Dumani me qytetarët shqiptarë. Jo talljen nuk ta pranojmë ne.

Ai harron, ai nuk e di se nga bashkia shkojnë atje poshtë qytetarët dhe e fshijnë.

 

Etiketa: berishaKryesore1kuvendRama

Lajme të lidhura

Rama sulmon Lubonjën: Me të njëjtën pafytyrësi të atyre që e çuan në burg, më kërkon llogari për Arubën
Aktualitet

Rama sulmon Lubonjën: Me të njëjtën pafytyrësi të atyre që e çuan në burg, më kërkon llogari për Arubën

13:17 - 20/06/26
“Dorëhiqu”, Rama i përgjigjet protestuesve: Nuk e lëshoj timonin nga zhurmat tuaja, do t’i shkojmë deri në fund
Aktualitet

“Dorëhiqu”, Rama i përgjigjet protestuesve: Nuk e lëshoj timonin nga zhurmat tuaja, do t’i shkojmë deri në fund

12:47 - 20/06/26
Rama kritikon blogerët që mbështetën protestën: Janë bërë parellinj me shalë e kremra
Aktualitet

Rama kritikon blogerët që mbështetën protestën: Janë bërë parellinj me shalë e kremra

12:35 - 20/06/26
Para
Aksident në aksin Elbasan-Rrogozhinë, 57-vjeçari  përfundon në spital

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër! 17-vjeçarja i jep fund jetës, babai e gjen…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama sulmon Lubonjën: Me të njëjtën pafytyrësi të atyre që e çuan në burg, më kërkon llogari për Arubën
Aktualitet

Rama sulmon Lubonjën: Me të njëjtën pafytyrësi të atyre që e çuan në burg, më kërkon llogari për Arubën

13:17 - 20/06/26

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar se kurrë nuk kam qenë dhe as nuk ka dërguar njeri...

Lexo më shumë
“Dorëhiqu”, Rama i përgjigjet protestuesve: Nuk e lëshoj timonin nga zhurmat tuaja, do t’i shkojmë deri në fund

“Dorëhiqu”, Rama i përgjigjet protestuesve: Nuk e lëshoj timonin nga zhurmat tuaja, do t’i shkojmë deri në fund

12:47 - 20/06/26
Rama kritikon blogerët që mbështetën protestën: Janë bërë parellinj me shalë e kremra

Rama kritikon blogerët që mbështetën protestën: Janë bërë parellinj me shalë e kremra

12:35 - 20/06/26
“Protestat si luftë ideologjike!” Rama: Nuk i zgjoi Narta por emri i Trump, do dështojnë si çadra e Lulit

“Protestat si luftë ideologjike!” Rama: Nuk i zgjoi Narta por emri i Trump, do dështojnë si çadra e Lulit

12:00 - 20/06/26
Berisha: Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulsiun, por për të gjithë eksponentët e PS

63 hektar tokë në Divjakë, Berisha mohon akuzat e protestuesve: Familja ime nuk ka pasur kurrë tokë në atë zonë

11:48 - 20/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmarsbahis girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobetjojobetgrandpashabet giriş