GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Kadare në Panairin e Librit në Prishtinë, e cilëson si ngjarje…

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kadare në Panairin e Librit në Prishtinë, e cilëson si ngjarje…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në prani të shkrimtarit shqiptar me nam botëror, Ismail Kadare, është hapur edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Prishtinë. Mesditën e së martës, kur edhe ka nisur ekspozita e librit me temën bosht “Libri triumfon”, Kadareja ka thënë se bëhet fjalë për një ngjarje frymëzuese.

“Më vjen mirë që ndodhem pranë jush në këtë ditë kaq të bukur, kaq frymëzuese, kaq të paharrueshme që është dita e librit. Çdo populli kjo i bën një nder të madh. Ne shqiptarët për fat të keq disa herë e kemi neglizhuar, por pastaj jemi kujtuar, i jemi rikthyer. Unë shpresoj që do t’i rikthehemi më mirë më fort, më bukur në të ardhmen. Ju falënderoj për këtë pritje tejet të gëzueshme tuajën”, ka thënë ai.

Të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, e kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kryetari i kryeqytetit edhe e ka shpallur të hapur ngjarjen. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për mendimin e tij, Ismail Kadare është shkrimtari më i madh i gjallë sot në botë. Sipas Kurtit, Panairi është një festival më vete.

“Çdo njeri që shëtit mes librave në Panair, ashtu sikurse mes rafteve të bibliotekës e ka mundësinë ta përfytyrojë aty për aty punën afatgjate të njerëzimit, krijimtarinë, dijen poliedrike të shoqërisë, përmasat e vërteta të historisë. Panairi është si një festival i librit”, ka thënë ai.

Janë rreth 80 stende që strehojnë botimet e 103 shtëpive botuese.

Organizatorët kanë treguar se bëhet fjalë për 120-vjetorin e lindjes së Ernest Koliqit, 110-vjetorin e lindjes së Petro Markos dhe 100-vjetorin e lindjes së Jakov Xoxës. Po ashtu do të mbahen edhe mbi 40 aktivitete, promovime, nga autorë të pranishëm në panair.

Do të bëhet edhe promovimi i vëllimit të fundit të ditarëve të Rexhep Qosjes, një komplet prej nëntë vëllimesh. Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40.000 vizitorë, përderisa deri të dielën kur edhe mbyllet, gjithsej do të ekspozohen 6 mijë tituj./Ora News

Etiketa: kadareKosovaPanairi i Librit

Lajme të lidhura

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton
Art & Kulturë

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26
Përfundon pelegrinazhi në Malin e Tomorit, rreth 700 mijë pelegrinë morën pjesë në festën bektashiane
Aktualitet

Përfundon pelegrinazhi në Malin e Tomorit, rreth 700 mijë pelegrinë morën pjesë në festën bektashiane

11:09 - 25/08/26
Pelegrinazhi në Tomorr, mijëra besimtarë iu drejtuan teqesë së Kulmakut, Baba Mondi: Mirëkuptim dhe të bashkuar
Aktualitet

Pelegrinazhi në Tomorr, mijëra besimtarë iu drejtuan teqesë së Kulmakut, Baba Mondi: Mirëkuptim dhe të bashkuar

16:07 - 23/08/26
Para
Nga Dosja 339 te “non grata”/ Çfarë po ndodh me Dakon e izoluar te Drejtoria e Policisë?

Nga Dosja 339 te “non grata”/ Çfarë po ndodh me Dakon e izoluar te Drejtoria e Policisë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrufeja godet Kullën ikonike të Sahatit në Mekë
Botë

Rrufeja godet Kullën ikonike të Sahatit në Mekë

22:16 - 27/08/26

Një stuhi e fuqishme përfshiu Mekën. Në një prej momenteve më mbresëlënëse, një rrufe goditi Kullën ikonike të Sahatit, duke...

Lexo më shumë
Shtesat penalizojnë ekipet shqiptare, Dinamo eliminohet, Egnatia “zbret” në grupet e Conference League

Shtesat penalizojnë ekipet shqiptare, Dinamo eliminohet, Egnatia “zbret” në grupet e Conference League

21:58 - 27/08/26
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër me vezë para selisë së PS-së

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër me vezë para selisë së PS-së

21:42 - 27/08/26
Qytetari me akuza të forta: Ramës nuk i jepet besa! Balluku ka 300 apartamente dhe Agasi ka orë 300 mijë euro!

Qytetari me akuza të forta: Ramës nuk i jepet besa! Balluku ka 300 apartamente dhe Agasi ka orë 300 mijë euro!

21:32 - 27/08/26
“Asnjë ndryshim në qeveri s’e ndal protestën”/ Edison Lika: Nesër te selia e PS-së do “mirëpresim” ministrat e Ramës me vezë

“Asnjë ndryshim në qeveri s’e ndal protestën”/ Edison Lika: Nesër te selia e PS-së do “mirëpresim” ministrat e Ramës me vezë

21:29 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com