GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Kanë frikë se thërrasim si dëshmitar shtetasin Edi Rama”, Alibeaj i kundërpërgjigjet Gjylametit

15:34 - 27/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kanë frikë se thërrasim si dëshmitar shtetasin Edi Rama”, Alibeaj i kundërpërgjigjet Gjylametit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, Enkelejd Alibeaj, ka dalë në një deklaratë për mediat pas dështimit të radhës të mbledhjes së Komisionit, pasi deputetët socialistë u larguan për herë të tretë.

Nga dalja e Kuvendit, Alibeaj e konsideroi strategji largimin e socialistëve dhe ndërprerjen e sinjalit, ndërsa tregoi me shumë rreth mbledhjes.

“Ikën prapë. E treta herë që ikin, pa arsye, pa shkak. Duket qartë me një strategji të demaskuar për të bojkotuar veprimtarinë e Komisionit. Kjo seli vendosi të ndërpresë edhe sinjalin televiziv që sipas traditës ndërpritet atëherë kur mbaron diskutimi. Kishim miratuar 16 nene. Në mënyrë të beftë u çuan dhe ikën dhe strategjia e tyre dukej qartë. Mbledhja e radhës ishte sot për në orën 11:00. Vazhduam me kërkesën për të hetuar veprimtarinë e patronazhistëve. Bardhi paraqiti të gjithë panoramën e plotë për patronazhistët. Çollaku parashtroi të dhënat për shpërdorimin e fondeve publike për të blerë votat e shqiptarëve. Bylykbashki foli për rindërtimin, zoti Xhaferraj për shpërdorimin e shumave të mëdha të shumave të shtetit për blerjen e votës. Salianji për punësimet. Punësime të përkohshme të bëra para 25 prillit”, tha Alibeaj.

Ai iu kundërpërgjigj edhe deputetes socialiste Blerina Xhylameti pasi kjo e fundit e konsideroi se po shkel ligjin.

“Përgjigja për Gjylametin është e thjeshtë: Unë drejtoj Komisionin bazuar në ligjin për Komisionet Hetimore ku thuhet fare qartë se rendi i ditës është i përcaktuar nga vetë ligjit. Plani hetimor paraprak ku qëndron edhe thembra e Akilit. Po e përsëris që e drejta për të thirrur dëshmitarë, pranohet edhe kur bëhet nga çdo deputet pa qenë nevoja për gjë tjetër. Mjafton kërkesa. Ndërsa këta nuk duan të lejojnë që të thirret si dëshmitar shtetasi Edi Rama”, tha ai.

Pas largimit të deputetëve socialistë, një incident ka ndodhur në sallën ku po zhvillohej mbledhja e Komisionit Hetimor, pasi punonjësja e administratës së Kuvendit, ka ndërhyrë duke kërkuar që mbledhja të përfundonte pasi nuk kishte kuptim të vijonte.

Kjo ka shkaktuar acarimin e situatës dhe Alibeaj ka kërkuar që garda e republikës të nxirrte nga salla punonjësen e administratës me pretendimin se po ndërpriste një mbledhje të rëndësishme dhe shtoi se për këtë çështje do të ndërmerreshin edhe veprime ligjore.

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Shpallen në kërkim shqiptarët, akuzohen për vrasje në Oslo

Shpallen në kërkim shqiptarët, akuzohen për vrasje në Oslo

TË FUNDIT

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi këtë të martë detaje të reja nga raporti gjeologjik për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë”, i...

Lexo më shumë
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com