GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kaosi në Kuvend, reagon edhe Gjermania: Deputetët të kontrollojnë Qeverinë

17:57 - 21/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Lulin dogjët?”, deputetët i vunë flakën tavolinës së Bashës…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër reagim diplomatik ka ardhur lidhur me kaosin e krijuar në Kuvendin e Shqipërisë, veçanërisht në seancën e fundit parlamentare, ku pothuajse me një situatë të jashtëzakonshme, socialistët e drejtuar nga Edi Rama miratuan në parim projektbuxhetin e vitit 2024.

Në një sallë të mbushur me gardistë që kishin rrethuar foltoren e Kuvendit, por edhe pjesën e vendeve të deputetëve të opozitës, duke u kthyer në barrikada njerëzore mes tyre dhe kolegëve të mazhorancës, dhe tymueset që u aktivizuan nga ligjvënës opozitar, Lindita Nikolla, Kryeparlamentare, vendosi të hedhë në votim në parim projekt-buxhetin dhe të mbyllë seancën plenare në më pak se 5 minuta.

Kjo situatë fillimisht solli reagimin e Ambasadës britanike, më pas asaj të SHBA dhe së fundmi u pasua nga një reagim i Ambasadorit të Gjermanisë në Tiranë.  Në të tre reagimet diplomatike, i kërkohet palëve, pozitës dhe opozitës, që të rikthejnë normalitetin dhe që Kuvendi i Shqipërisë të ushtrojë kontrollin e ekzekutivit.

“Po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë. Qytetarët/et e Shqipërisë presin me të drejtë nga parlamenti i tyre që të jetë një forum, ku anëtarët e të cilit të mund të prezantojnë dhe diskutojnë hapur propozime të ndryshme politike. Ky shkëmbim duhet të zhvillohet në paqe dhe të drejtohet nga rregullat, që i ka përcaktuar vetë parlamenti.

Ndaj u bëj thirrje anëtarëve të shumicës dhe opozitës në Kuvend që të bashkëpunojnë, me qëllim që të garantojnë, që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e ekzekutivit dhe ligjvënien në interes të qytetarëve/eve të përfaqësuar përmes deputetëve”, thuhet në reagimin e ambasadorit gjerman, Bergner.

Tensionet mes pozitës dhe opozitës në Kuvend nisën rreth 1 muaj më parë, kur nga ana e socialistëve u refuzuan kërkesat për ngritje të Komisioneve Hetimore, por edhe zëvendësimin e anëtarëve të opozitës në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Opozita nisi aksionin e saj duke bllokuar seancat plenare dhe komisionet parlamentare, ndërsa socialistët tentuan të përdorin gardën dhe mbledhjen online për të sfumuar protestat e deputetëve.

Duket se në seancën e djeshme plenare, skenari i socialistëve me trupa të shtuara brenda sallës së Kuvendit të gardistëve dështoi për të ndalur protestën e opozitës, ndërsa Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një copëzim përfundimtar të opozitës, duke akuzuar ish-Kryeministrin Sali Berisha, të cilin e konsideroi një të kërkuar nga drejtësia, për mbjelljen e kaosit dhe tensioneve.

Etiketa: Gjermaniakaos kuvendKryesore1

Lajme të lidhura

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur
Aktualitet

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Para
Pas takimit me Belerin, ministri grek:  Ja çfarë presim nesër nga Gjykata

Pas takimit me Belerin, ministri grek: Ja çfarë presim nesër nga Gjykata

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26

Policia e Vlorës ka identifikuar dy personat që kanë dhunuar për vdekje 63-vjeçarin, dhe po punon për kapjen tyre. “Sot,...

Lexo më shumë
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com