GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kapakë prej floriri, Veliaj hedh 500 MLN lekë në zgarat e pusetave

14:41 - 25/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kapakë prej floriri, Veliaj hedh 500 MLN lekë në zgarat e pusetave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Në çdo vit Veliaj shpenzon milionat për kapakë dhe zgara pusetash. Vetëm në vitin e shkuar bleu 650 milionë lekë kapakë. Duket sikur blen kapakë prej ari për pusetat e rrugëve! Pa u mbushur 1 vit, duhen ndërruar kapakët, sepse kjo është edhe një mënyrë që të nxirren paratë nga buxheti i bashkisë. Kështu, më datë 24 korrik 2023, kryebashkiaku i Tiranës ka hapur një tender me objekt  “Blerje zgara dhe puseta”. Për këtë prokurim janë lënë në dispozicion fondin limit me vlerë 500 milionë lekë pa TVSH.

Tenderi do të mbahet në gusht dhe fituesi do të ketë kohë një vit që të furnizojë Veliajn me kapakë pusetash. Sipas dokumenteve do të blihen 1370 zgara dhe 910 kapakë. Theksojmë se edhe një vit më parë, Veliaj bleu një sasi të tillë, ndërsa në atë dokument theksohej se kontrata do të zgjasë derisa të plotësohen nevojat e bashkisë.

Ku shkuan kapakët e blerë pata një viti?

Pra, pa mbaruar ende afati i kontratës së vjetër, Veliaj ka hapur një kontratë të re.

Po ku shkuan 650 milionë lekë që ai mori përmes dy tenderëve? Kujtojmë se më datë 9 shkurt të vitit 2022 ai shpenzoi 300 milionë lekë për blerje kapakësh. Këtë tender në atë kohë e fitoi ‘POWER INDUSTRIES’, në pronësi të Andi Markut. 300 milionë lekë u xhiruan për 60 ditë punë.

Më pas më datë 7 nëntor të vitit 2022, Veliaj mbylli një tjetër tender për kapakë pusetash, këtë herë më vlerë 340 milionë lekë. Me sa duket u rrit numri i pusetave pa kapakë dhe “u kompletuan” të gjitha pikat.

Kush është biznesmeni i “POWER INDUSTRIES”

“POËER INDUSTRIES” sh.p.k është e njohur për përfshirjen në skandalin e një viti më parë, kur Rama i xhiroi kësaj firme 35 mijë dollarë për të riparuar makinën e tij të blinduar. Po flasim për tenderin me objekt “Riparim i automjetit blind” i zhvilluar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, një strukturë kjo që kujdeset për rehatinë dhe luksin e pushtetarëve.

Pjesa më e madhe e parave u investuan tek gomat e makinës së blinduar, të cilat duhet të ishin të cilësisë më të lartë, duke ofruar siguri maksimale për Ramën. Në garë për riparimin e makinës së blinduar qeveritare kanë marrë pjesë Bushi-Servis, Alstezo dhe Kadiu, të cilat kanë paraqitur oferta më të ulëta. Por, fituese u shpall “Poëer Industries”, me ofertën më të lartë.

Pra, vetëkuptohet se kompania gëzon përkrahjen e Ramës, prandaj edhe Veliaj i dha fondin e madh të pusetave.

Lexo edhe Veliaj, 650 milionë lekë për kapakë pusetash, ia jep firmës që riparoi blindin e Ramës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Erion Veliajkapake pusetashtender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Shkarkohet nga detyra ministri i Jashtëm i Kinës

Shkarkohet nga detyra ministri i Jashtëm i Kinës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com